E shtune, 14.02.2026, 03:43 AM (GMT)

Kulturë

Eduard M. Dilo: Në kujtim të Gjyshes sime

E premte, 13.02.2026, 06:55 PM


Nga Eduard M. Dilo

SAVA (LEVANI) XHAMBALLO

(Homazh ne 55 vjetorin e vdekjes)

Në kujtim të Gjyshes sime – Joshës

Gjyshja ime, ose Josha, siç i thërrasim në anët tona nënat e nënës, ishte dritë e butë në jetën tonë.

Një grua e rrallë, që nuk dinte tjetër veçse të jepte mirësi.

Shtëpia e saj ishte gjithmonë e hapur, tryeza plot, e zemra edhe më plot se kaq, gjithmonë na këshillonte me porosi mirësjelljeje.

Jeta nuk u tregua e drejtë me të:

Burri iu nda herët nga kjo botë, ajo rriti pesë fëmijë, katër djem dhe një vajze.

Dy djem — dy yje të saj — i mori lufta.

Dhimbjen e mbajti thellë në shpirt,

por kurrë nuk e la të bëhej ankesë.

Ajo na gëzohej neve, fëmijëve të vegjël,

"mjalti i mjaltit" të saj,por dashuria e saj nuk njihte kufij: edhe fëmijët e tjerë i ndihmonte, i bekonte, u bënte dhurata.

Pesëdhjetë e pesë vite më parë,

atë ditë shkurti kur u largua nga kjo jetë,

la pas heshtje, mall dhe një dhimbje të madhe për të gjithë.

Por mbi të gjitha, la një trashëgimi drite,

që jeton ende në zemrat tona.

Zoti e mëshiroftë shpirtin e saj të mirë,

ia shpërbleftë çdo dhimbje me paqe,

dhe e pastë pranë engjëjve,

ashtu siç ishte ajo për ne në këtë jetë. Amin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx