Mendime
Asllan Dibrani – Luani: Reagim publik kundër shpifjeve, etiketimit ideologjik dhe propagandës antikombëtare të gazetës “Impakt
E hene, 26.01.2026, 07:30 PM
REAGIM PUBLIK
Kundër Shpifjeve,
Etiketimit Ideologjik dhe Propagandës Antikombëtare të Gazetës “Impakt”
Nga
Asllan Dibrani – Luani
Unë,
Asllan Dibrani – Luani, reagoj publikisht, me përgjegjësi të plotë dhe pa asnjë
ekuivok, ndaj fushatës shpifëse, manipuluese dhe ideologjikisht të rrezikshme
të të ashtuquajturës Gazeta “Impakt” dhe përfaqësuesve të saj, Olsi Jazexhiu
dhe Rexhep Elezaj.
Ky reagim nuk është personal. Ai
është i motivuar nga:
• Mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar,
• Interesi shoqëror dhe publik,
• Ruajtja e vlerave kulturore dhe historike të kombit tonë.
Sulmi ndaj meje dhe ndaj veprimtarëve
të tjerë kombëtarë shqiptarë përfaqëson një tentativë të qartë për frikësim,
diskreditim dhe heshtje të atyre që punojnë për interesin kombëtar dhe
kundërshtojnë islamizmin politik si ideologji e huaj, e cila kërcënon unitetin,
identitetin dhe sovranitetin shqiptar.
Ky artikull shpifës është i
vetëshpallur nga gazeta dhe nuk është botuar ne asnjëherë nga ndonjë
institucion apo media tjetër. Ai përdoret vetëm si mjet propagandistik për të
deformuar të vërtetën dhe për të sulmuar publikisht individë që kontribuojnë në
vlera kombëtare dhe shoqërore.
Sqarim faktik – Rrëzim i shpifjeve
Deklaroj publikisht dhe me
përgjegjësi të plotë:
• Nuk jam nga fshatrat e Dibrës, siç pretendohet rrejshëm.
Jam nga Prishtina, me prejardhje nga Malësia e Gollakut.
• Nuk kam qenë dhe nuk jam shofer autobusi.
Nuk kam pasur kurrë autobus dhe as patentë për autobus.
• Jam ish-i burgosur politik në burgjet e ish-Jugosllavisë, ku kam dhënë rininë
time për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
• Jam anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, piktor, skulptor, afarist dhe gazetar i
pavarur, i palidhur me ndonjë agjendë fetare apo të huaj.
• Jetoj dhe veproj në Gjermani, me veprimtari publike, kombëtare dhe të
dokumentuar.
Veprimtaria ime intelektuale dhe
kulturore është e pasur dhe e dalluar: përmes mijëra artikujve, analizave,
rrëfimeve dhe shkrimeve për artin, letërsinë, historinë dhe kulturën tonë, unë
kontribuoj për afirmimin e identitetit shqiptar. Përmes pikturave, skulpturave
dhe poezive, unë evidentoj figurat tona historike, trashëgiminë kulturore dhe
vlerat kombëtare që nderohen nga bota. Krijimet e mia nuk janë vetëm art, por
janë mjet edukimi, reflektimi dhe mbrojtjeje e trashëgimisë kombëtare.
Kundërshtarët e mi nuk japin asnjë
kontribut të ngjashëm; ata mbështeten vetëm në ideologjinë e importuar të
islamit politik dhe përdorimin e Kuranit si mjet për kontroll ideologjik.
Ndërsa unë punoj për kombin, historinë, gjuhën dhe kulturën, ata përhapin
përçarje, shpifje dhe nënshtrim ndaj influencave të huaja.
Historia dhe koha do të tregojnë
qartë: kush ndërton dhe afirmon identitetin shqiptar, dhe kush përhap ideologji
antikombëtare.
Çdo pretendim tjetër kundër meje
është shpifje e qëllimshme.
Gazeta “Impakt” – propagandë pa fakte
dhe pa kredibilitet
As Gazeta “Impakt”, as Olsi Jazexhiu
dhe as Rexhep Elezaj nuk kanë paraqitur asnjë fakt, dokument apo provë për
akuzat që kanë shpërndarë.
Kjo mënyrë veprimi nuk është gazetari
profesionale, nuk është debat publik, por përbën propagandë
ideologjike dhe linçim të qëllimshëm publik.
Kur mungojnë argumentet dhe provat:
shpiken etiketa të pavërteta;
deformohet biografia;
demonizohen zërat kritikë dhe
mbrojtës të kombit.
Kjo tregon mungesë të plotë
të etikës, kredibilitetit dhe përgjegjësisë intelektuale, si dhe përbën
rrezik për integritetin dhe kohezionin e shoqërisë shqiptare.
Pse na sulmojnë?
Sulmet ndaj nesh nuk janë të
rastësishme dhe as spontane.
Ne sulmohemi pikërisht sepse jemi zë i atdheut, zë i kombit shqiptar dhe
kundërshtarë të hapur të islamizmit politik, i cili synon të zëvendësojë
identitetin kombëtar shqiptar me ideologji të huaja, lindore dhe thelbësisht
antishqiptare.
Ne nuk sulmojmë dhe nuk kemi sulmuar
kurrë besimin personal të askujt.
Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor.
Ne kundërshtojmë instrumentalizimin
politik të fesë dhe shndërrimin e saj në mjet për:
përçarjen e shqiptarëve,
nënshtrimin shoqëror dhe moral,
zhveshjen e shqiptarëve nga
identiteti i tyre kombëtar, historik dhe kulturor.
Kjo është arsyeja reale e sulmeve
ndaj nesh – jo personi, por qëndrimi ynë kombëtar dhe laik.
Islamizmi politik – ideologji, jo fe
Besimi personal është dhe mbetet
një e drejtë individuale e patjetërsueshme.
Askush nuk ka të drejtë të gjykojë apo të sulmojë bindjen fetare të individit.
Por islamizmi politik nuk
është fe.
Kjo është ideologji politike, e organizuar dhe e qëllimshme.
Kjo ideologji synon:
imponimin e normave fetare mbi
shtetin laik dhe rendin kushtetues;
zëvendësimin e identitetit kombëtar
shqiptar me identitet sektar dhe ideologjik;
nënshtrimin, kontrollin dhe përçarjen
e shoqërisë shqiptare.
Kjo nuk është traditë shqiptare.
Kjo nuk është kulturë shqiptare.
Kjo është ideologji e
importuar, e huaj për historinë, frymën dhe orientimin euro-perëndimor të
kombit shqiptar.
Sulm ndaj Figurave Kombëtare –
Mbrojtja e Identitetit Shqiptar
Gazeta “Impakt”, peremes Olsi
Jazexhiut dhe hoxhë Rexhep Elezajt me individët dhe grupet që
mbështeten në ideologji të huaja – aziatike apo serbosllave – përpiqen të
zhveshin shqiptarët nga historia dhe krenaria e tyre. Ata refuzojnë të njohin
figurat më të shquara të kombit tonë, duke i marginalizuar dhe shpërfillur ato
si të panjohura për popullin shqiptar. Kjo është jo vetëm mohimi i së kaluarës,
por edhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj identitetit tonë kombëtar.
Figurat që ata tentojnë të fshijnë
nga kujtesa kolektive shqiptare janë:
• Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, simboli i heroizmit dhe
rezistencës shqiptare;
• Nënë Tereza, frymëzim për humanizmin dhe sakrificën për
njerëzimin;
• Ismail Kadare, mbrojtës i gjuhës dhe kulturës shqiptare;
• Dr. Ibrahim Rugova, themelues i shtetit shqiptar modern dhe i
paqes.
Këto figura nuk janë thjesht emra,
por kolona të identitetit dhe krenarisë kombëtare, të cilat duhet
mbrojtur pa kompromis. Çdo përpjekje për t’i fyer, për t’i denigruar ose për
t’i mohuar është veprim armiqësor ndaj kombit, një tentativë për të
imponuar ideologji të huaja dhe për të shuar kujtesën historike shqiptare.
Është detyrë e të gjithë shqiptarëve
– në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë – të qëndrojnë të bashkuar, të
reagojnë dhe të demaskojnë këta kundërshtarë të identitetit tonë. Historia nuk
do t’i falë ata që tentojnë të shkatërrojnë krenarinë kombëtare. Ata që
luftojnë për vlerat dhe figurat tona, që ruajnë gjuhën, flamurin dhe historinë,
janë trashëgimtarët e denjë të Shqipërisë natyrore .
Sulm dhe Mbrojtje e Flamurit Shqiptar
Flamuri shqiptar nuk është thjesht një simbol; ai përfaqëson identitetin,
hëistorinë dhe sakrificat e popullit tonë.
• Ai është ngritur me gjak dhe vuajtje të panumërta, duke qëndruar si shenjë
krenarie për breza të tërë.
• Është mbrojtur përmes sakrificës dhe burgjeve të mijëra shqiptarëve, që
luftuan për liri dhe dinjitet kombëtar.
• Sot, flamuri valëvitet me nder edhe në skenën ndërkombëtare, përfshirë
institucionet si OKB, duke dëshmuar prezencën dhe rëndësinë e shqiptarëve në
botë.
Gazeta “Impakt”, peremes Olsi
Jazexhiut dhe hoxhë Rexhep Elezajt dhe anëtarët e tyre e
përdhosin e djegin madje se pranojnë si te tyre !?...
Askush nuk ka të drejtë ta fyejë, ta
relativizojë apo ta përdhosë. Veçanërisht ideologjitë e huaja, si rryma e
islamizmit politik, tentojnë të nënshtrijnë shoqërinë shqiptare, duke minuar
simbolikat kombëtare dhe duke përdorur fenë për qëllime ideologjike. Flamuri
shqiptar nuk digjet, nuk përçohet dhe nuk përjashtohet nga askush – ai është
detyrë morale dhe krenari e çdo shqiptari.Formularbeginn
Formularende
Emancipimi i Femrës Shqiptare –
Kontribut Real Përballë Ideologjisë së Errësirës
Kam kontribuar ndër vite me shkrime,
takime publike, mbledhje dhe organizime konkrete në mbështetje të emancipimit
të femrës shqiptare. Këto nuk janë deklarata boshe, por fakte të dokumentuara
dhe të dëshmuara publikisht.
Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i
qartë:
• femra shqiptare duhet të jetë e lirë,
• e arsimuar,
• e përfshirë në jetën publike,
• dhe shtyllë aktive e zhvillimit shoqëror e kombëtar.
Në anën tjetër, ideologjia që
përfaqësojnë kundërshtarët e mi – Gazeta “Impakt”, Olsi Jazexhiu, Rexhep Elezaj
dhe grupet e tyre të fundamentalizmit islamik politik – ka kryer veprime të
rrezikshme dhe antikombëtare, për të cilat disponojmë fakte dhe dëshmi të
bollshme. Këto përfshijnë:
• sulme dhe kërcënime ndaj institucioneve shtetërore,
• helmim të burimeve ujore,
• akte vandalizmi, përfshirë shkatërrimin e busteve të figurave kombëtare,
• pjesëmarrje në konflikte në Siri, Irak, Iran dhe Azinë e Jugut,
• vrasje të ushtarëve amerikanë në Frankfurt.
Dëshmitë tregojnë qartë se shumë
anëtarë të kësaj organizate sot ndodhen në burgje në Kosovë si spiunë të UDB-së
serbe, duke shndërruar qendrat universitare në terrene të ndikimit të
islamizmit politik, përmes individëve si Milazim Krasniqi dhe të tjerë. Këto
organizata te ngjashme neper botë janë shpallur zyrtarisht terroriste nga
autoritetet ndërkombëtare.
Ideologjia e tyre promovon mbulim,
izolim dhe ndëshkim të gruas, duke e parë femrën si objekt kontrolli dhe jo si
qenie të lirë. Synimi është kthimi i shoqërisë shqiptare në kohë të errëta. Kjo
nuk është vlerë shqiptare.
Kjo ideologji e importuar ka prodhuar
gjithkund:
• represion,
• dhunë shoqërore,
• dhe përplasje të brendshme.
Shembujt janë të dukshëm edhe sot në
Lindjen e Mesme, ku popujt përballen me pasoja të thella nga islamizmi politik.
Ne mbrojmë:
• femrën e lirë,
• të arsimuar,
• të barabartë,
• pjesë aktive të jetës publike dhe shtetërore.
Ideologjia që na sulmon promovon
izolim, nënshtrim dhe regres shoqëror. Është një instrument politik dhe
ideologjik, që synon të imponojë një vizion të huaj mbi hapësirën publike dhe
jetën e përditshme të shqiptarëve, duke minuar hapësirat laike dhe kombëtare
dhe duke i lënë qytetarët të ekspozuar ndaj ndikimeve të huaja që nuk përputhen
me traditën dhe kulturën tonë.
Në këtë mënyrë, islamizimi i
hapësirës publike paraqet një sfidë të drejtpërdrejtë për shtetin, komunitetin
dhe identitetin kombëtar shqiptar, duke vendosur prioritet fetar mbi
prioritetet kombëtare dhe sociale në vendet ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe
edukojnë brezin e ri.
Indoktrinimi i fëmijëve – vija e kuqe
Është e papranueshme dhe e dëmshme
që:
fëmijëve t’u imponohet ideologji
fetare para fillimit të shkollimit,
objektet fetare të shndërrohen në
qendra politike dhe ideologjike, ku fëmijët të ekspozohen ndaj përmbajtjeve që
nuk janë pjesë e kulturës dhe traditës shqiptare.
Shumë herë, fëmija shqiptar
diskriminohet nga këto imponime: prindërit, nën presion ose nga bindje
personale, e dërgojnë fëmijën në xhami ose qendra fetare, madje në
raste edhe me dhunë ose presion të tepruar, duke i mohuar të drejtën e tij
për arsimim laik, dijen kombëtare dhe zhvillim të lirë.
Fëmija shqiptar i përket:
shkollës, dijes, shkencës dhe kulturës kombëtare, dhe askush
nuk ka të drejtë ta përdorë për interesa ideologjike të imponuara.
Këto praktika janë të papranueshme
dhe të dëmshme për brezin e ri, sepse krijojnë përçarje, ndarje
sociale dhe ndikim ideologjik mbi personalitetin e fëmijëve, duke cenuar
hapësirën e tyre për mësim të lirë, zhvillim dhe bashkëjetesë të shëndetshme.
Islamizimi i Hapësirës Publike
Ndërtimi masiv i objekteve fetare,
veçanërisht i xhamive, në hyrje dhe dalje të qyteteve, në zona strategjike dhe
në hapësira natyrore, nuk është thjesht akt devocioni, por
një projekt ideologjik me qëllim pushtimi kulturor dhe shoqëror.
Strategjia e ndërtimit të këtyre
xhamive është e qartë: ato ngulfatin shtetin dhe hapësirën publike
shqiptare, duke krijuar një dominim simbolik dhe vizual të ideologjive të
huaja në vendin tonë. Xhamitë nuk vendosen thjesht për nevojat fetare të
komunitetit, por në vende frekuentale, ku përqendrohet populli,
duke e bërë prezencën e tyre të padiskutueshme dhe të dukshme në jetën e
përditshme.
Në Kosovë nuk ka lagje pa xhami,
ndërkohë që populli ka nevojë për hapësira shëndetësore dhe arsimore:
për shkolla, çerdhe dhe objekte për zhvillimin e fëmijëve. Ndërkohë që shteti
investon në ndërtimin e objekteve fetare me strategji politike, nevojat
reale të qytetarëve shqiptarë shpesh mbeten të pazgjidhura, duke i lënë
fëmijët pa infrastrukturë për edukim dhe zhvillim.
Kjo situatë tregon qartë se ndërtimi
i xhamive nuk është çështje thjesht besimi, por instrument politik
dhe ideologjik. Ai shërben për të imponuar një vizion të huaj mbi hapësirën
publike dhe jetën e përditshme të shqiptarëve, duke minuar hapësirat
laike dhe kombëtare dhe duke i lënë qytetarët të ekspozuar ndaj
ndikimeve që nuk janë pjesë e traditës dhe kulturës tonë.
Në këtë mënyrë, islamizimi i
hapësirës publike bëhet sfidë për shtetin, për komunitetin dhe për
identitetin kombëtar shqiptar, duke vendosur prioritet fetar mbi
prioritetet kombëtare dhe sociale, në vendet ku shqiptarët jetojnë, punojnë
dhe edukojnë brezin e ri.
Kontributi Im Kombëtar, Kulturor dhe
Humanitar
Jam piktor, autor i
veprave artistike të krijuara për kombin tim, që pasqyrojnë
historinë, dhimbjen, rezistencën dhe dinjitetin shqiptar.
Kam shkruar poezi dhe mijëra artikuj kushtuar vlerave
kombëtare, kulturës, historisë dhe identitetit të popullit shqiptar, duke
kontribuar realisht në ndërgjegjen kulturore dhe kombëtare.
Veprimtaria ime është e dokumentuar
dhe e matshme:
ndihmë për të varfrit dhe shtresat në
nevojë,
mbështetje për Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës dhe familjet e dëshmorëve,
ndihmë për shkolla dhe spitale në
Kosovë,
angazhim i vazhdueshëm në kauza
kombëtare, kulturore dhe humanitare.
Ndërsa ata që më sulmojnë:
nuk njihen për asnjë kontribut
konkret kombëtar,
merren me indoktrinim
ideologjik,
prodhojnë përçarje, urrejtje
dhe propagandë antikombëtare,
dhe e reduktojnë hapësirën publike
shqiptare në narrativa të huaja për traditën dhe kulturën tonë.
Nëse opinionit publik do t’i jepej
mundësia e një vlerësimi të lirë dhe të hapur, do të ishte e qartë
se kontributi për kombin nuk matet me slogane ideologjike, por me
vepra, sakrificë dhe shërbim ndaj shoqërisë.
Ne nuk refuzojmë besimin e askujt.
Por nuk pranojmë që në emër të ideologjive të huaja të mohohet
identiteti shqiptar, të përçmohen traditat tona dhe të imponohet një model
që e kthen shqiptarin kundër historisë, kulturës dhe vetvetes.
Shqiptarët kanë bashkëjetuar me
besime të ndryshme, por kanë pasur gjithmonë një identitet të
përbashkët kombëtar.
Dhe ky identitet nuk do të zëvendësohet me propagandë.
Pavarësia e Kosovës dhe shtetësia
shqiptare
Kam mbështetur publikisht, pa hezitim
dhe pa ekuivok:
pavarësinë e Kosovës si shtet sovran
dhe të pandashëm,
shtetin shqiptar dhe institucionet e
tij legjitime,
orientimin euro-perëndimor të
shqiptarëve si zgjedhje historike dhe strategjike.
Në të kundërtën, Olsi Jazexhiu dhe
Rexhep Elezaj:
mohojnë ose relativizojnë pavarësinë
e Kosovës,
përdorin gjuhë përçmuese ndaj shtetit
shqiptar dhe simboleve të tij,
promovojnë narrativa dhe ndikime të
huaja politike e ideologjike mbi trojet shqiptare.
Këto qëndrime nuk janë mendime
alternative, por qëndrime të rrezikshme antishtetërore, që bien
ndesh me interesin kombëtar shqiptar, me rendin kushtetues dhe me sakrificën
historike për liri dhe shtetësi.
Shpifje dhe etiketim i rremë
Deklaroj qartë dhe pa asnjë ekuivok:
Nuk jam anëtar i Lëvizjes së Deçanit.
Nuk përfaqësoj dhe nuk kam
përfaqësuar kurrë asnjë projekt fetar apo ideologji religjioze.
Jam dhe kam qenë gjithmonë:
veprimtar kombëtar shqiptar,
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve,
mbrojtës i shtetit laik, rendit
kushtetues dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Çdo përpjekje për të më lidhur me
projekte fetare ose agjenda të huaja është shpifje e qëllimshme dhe
manipulim publik, me synim diskreditimin e qëndrimeve të mia kombëtare.
Federata e Arbërit – vizion kombëtar
Jam pjesë e Federatës së
Arbërit, një platformë me orientim të qartë kombëtar, e ndërtuar mbi parime
historike, kulturore dhe shtetformuese shqiptare.
Federata e Arbërit synon:
bashkimin kombëtar të shqiptarëve në
të gjitha trojet e tyre historike,
ndërtimin e një shteti të fortë,
sovran dhe funksional shqiptar,
bashkëpunim ndërkombëtar pa nënshtrim
dhe pa humbje të sovranitetit kombëtar.
Kjo platformë nuk ka karakter fetar,
sektar apo ideologjik të huaj, por përfaqëson një vizion kombëtar
shqiptar, laik dhe evropian, të mbështetur në identitet, histori dhe
dinjitet.
Tirrje publike
I bëjmë thirrje të hapur dhe të
drejtpërdrejtë të gjitha institucioneve kombëtare shqiptare, akademive
shkencore, elitës intelektuale, shoqatave kulturore dhe veprimtarëve të
përgjegjshëm që të mos heshtin përballë propagandës antishqiptare dhe
islamizmit politik.
Heshtja në momente kyçe historike nuk
është neutralitet – është bashkëpërgjegjësi.
U bëjmë thirrje:
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës,
Institucioneve arsimore dhe kulturore
shqiptare,
Shoqatave dhe lëvizjeve kombëtare në
Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë,
që të mbajnë qëndrim publik, të
argumentuar dhe të qartë kundër çdo përpjekjeje për:
deformimin e historisë shqiptare,
mohimin e shtetit dhe simboleve
kombëtare,
instrumentalizimin politik të fesë,
dhe përçarjen e qëllimshme të
shqiptarëve.
Kjo nuk është thirrje për konflikt,
por thirrje për përgjegjësi kombëtare.
Koha kërkon qëndrime të qarta, zë të fortë dhe mbrojtje të identitetit
shqiptar.
Shkatërrimi i familjes shqiptare:
normalizimi i martesave brenda gjakut dhe prishja e strukturës shoqërore
Një nga rreziqet më të mëdha dhe më
të heshtura që sjell islamizmi politik në shoqërinë shqiptare
është shkatërrimi i institucionit të familjes shqiptare, duke tentuar të normalizojë
praktika të huaja, regresive dhe të dëmshme për shëndetin moral,
social dhe biologjik të kombit.
Këto rryma përpiqen të
legjitimojnë martesat brenda familjes së gjakut – mes
kushërinjve të parë, vajzës së dajës, tezes, xhaxhait – duke e paraqitur këtë
si “traditë fetare”. Kjo nuk ka qenë kurrë traditë shqiptare, por
një praktikë orientale e huaj për kulturën, zakonet dhe kodin moral shqiptar.
Familja shqiptare historikisht është
ndërtuar mbi:
Ndalimin e martesave brenda gjakut,
Respektin për gjakun dhe fisin,
Zgjerimin e lidhjeve shoqërore dhe
fisnore, jo mbylljen e tyre.
Imponimi i këtyre praktikave:
Krijon degjenerim shoqëror dhe
biologjik,
Shndërron familjen nga një
institucion vlerash në një dinasti turpi,
Rrit rrezikun e problemeve
shëndetësore, psikologjike dhe sociale,
Izolon individin dhe familjen nga
shoqëria e gjerë.
Kjo nuk është fe – kjo është deformim
shoqëror i paketuar si fe.
Islami politik, në vend që të forcojë familjen, e:
Nënshtron gruan,
Izolon vajzën,
Kontrollon martesën,
Imponon bindje të verbër,
Shkatërron autonominë familjare.
Qëllimi i këtyre rrymave nuk
është familja e shëndetshme shqiptare, por një familje të mbyllur,
të frikësuar dhe të kontrolluar, më e lehtë për t’u manipuluar politikisht
dhe ideologjikisht.
Ne, shqiptarët, nuk do ta lejojmë
këtë regres. Ne do të:
Mbrojmë familjen shqiptare si shtyllë
e kombit,
Mbrojmë dinjitetin e martesës së
lirë,
Mbrojmë të drejtën e vajzës dhe
djalit shqiptar për të zgjedhur,
Refuzojmë çdo tentativë për ta kthyer
familjen shqiptare në një model oriental të prapambetur.
Familja shqiptare është ndërtuar me
sakrificë, jo me dogmë. Dhe ajo nuk do të shembet nga ideologji të importuara.
16.Rexhep Elezaj – hoxhë ideologjik:
nga nxënës i ndihmuar në figurë përçarëse antikombëtare
Rexhep Elezaj, i cili sot
vetëshpallet shkrimtar e publicist, dihet publikisht se në fillimet e tij është
ndihmuar dhe formuar nga i ndjeri Ramiz Dermaku, i cili – me
vullnet të mirë dhe ndjenjë përgjegjësie intelektuale – e ka mbështetur në
redaktimin, rregullimin dhe strukturimin e shkrimeve të para.
Pa këtë ndihmë themelore, Rexhep
Elezaj nuk do ta kishte as bazën minimale të shkrimit publik. Megjithatë,
pavarësisht kësaj përkrahjeje, ai nuk ka shënuar asnjë përparim real
intelektual; ka mbetur në të njëjtin nivel amator, pa zhvillim dhe pa thellim
mendimi.
Për shkak të mungesës së disiplinës,
mosmirënjohjes dhe mospërmbushjes së detyrimeve morale e profesionale, kjo
marrëdhënie u ndërpre përfundimisht, duke nxjerrë në pah karakterin e vërtetë
të Rexhep Elezajt .
Sot, Rexhep Elezaj nuk shfaqet si
gazetar i formuar, por si hoxhë ideologjik, i ushqyer me mësime të
importuara nga mejtepe të huaja arabe, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me
traditën, historinë dhe kulturën shqiptare. Ai tenton të paraqitet si autoritet
moral e kombëtar, ndërkohë që prodhon urrejtje, përçarje dhe shpifje, të
mbështjella me gjuhë fetare dhe mllef personal.
Këto nuk janë debate idesh.
Këto janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit shqiptar.
Veçanërisht i rrezikshëm është mohimi
dhe përçmimi i trashëgimisë shpirtërore shqiptare, përfshirë:
bektashizmin rilindas të vëllezërve
Frashëri,
besimin e shqiptarëve të krishterë
katolikë dhe ortodoksë,
bashkëjetesën tradicionale fetare
shqiptare, e cila ka qenë shtyllë e unitetit
kombëtar.
Në Maqedoninë e Veriut sot jetojnë
mbi 300.000 shqiptarë ortodoks te , shumica e të cilëve
iu imponua identiteti nga politika maqedonase në etnitet maqedonas! Fetë
ndër shqiptarë nuk janë faj i popullit, por pasojë e pushtimeve, ndarjeve dhe
politikave të huaja që historikisht kanë synuar përçarjen dhe tjetërësimin
tonë.
Pikërisht për këtë arsye, unë dhe
shtresa intelektuale shqiptare nuk kemi shqiptarë të tepërt, pavarësisht
besimit. Ne i duam dhe i mbrojmë të gjithë shqiptarët – me përjashtim të atyre
individëve që, si Rexhep Elezaj, e përdorin fenë si mjet për të nxitur
urrejtje, përçarje dhe ideologji antikombëtare.
Këta individë duhet kundërshtuar
publikisht, demaskuar intelektualisht dhe izoluar nga hapësirat e ndikimit
shoqëror, sepse historia e afërt na ka treguar qartë pasojat tragjike të
propagandës së islamizmit politik:
qindra të rinj të rekrutuar për
luftëra të huaja,
qindra fëmijë të mbetur pa prindër,
qindra gra të mbetura pa burra.
Kjo është përgjegjësi
kombëtare, jo urrejtje personale.
17.Olsi Jazexhiu – Figurë
Antikombëtare dhe Përçarëse nder popullin shqiptar
Edhe Olsi Jazexhiu, përmes qëndrimeve
dhe veprimeve të tij publike, është shndërruar në një figurë thellësisht antikombëtare
dhe provokuese. Ai ka mohuar hapur shtetin shqiptar, nuk e njeh flamurin
kombëtar dhe, në vend të identitetit shqiptar, thirret vazhdimisht në Perandorinë
Osmane, duke relativizuar pushtimin dhe duke fyer sakrificat historike të
shqiptarëve.
Përmes deklarimeve dhe gjesteve
provokuese – përfshirë simbolika që interpretohen si mbështetje për
narrativa serbe dhe greke – ai ka prodhuar urrejtje, përçarje
dhe tension të qëllimshëm ndaj komunitetit shqiptar. Veprimet e tij
nuk janë debat akademik, por propagandë politike e rrezikshme, që
cenon unitetin kombëtar dhe dinjitetin e viktimave të historisë sonë.
Ky individ paraqitet si përçarës
i pa vlerë në shoqërinë shqiptare, duke minuar bashkëjetesën fetare
dhe identitetin kombëtar, përfshirë besimet e krishtera, ortodokse dhe
Bektashizmin rilindas. Ai nuk kontribuon në ndërtimin e identitetit kombëtar,
por tenton ta fragmentojë atë për interesa të huaja.
Për këtë arsye, veprimtaria e
tij meriton shqyrtim serioz institucional dhe reagim publik, për të
vlerësuar dimensionin e nxitjes së urrejtjes, propagandës armiqësore dhe
kërcënimeve ndaj unitetit kombëtar. Shqiptarët nuk mund të lejojnë
individë të tillë të përçajnë dhe të poshtërojnë kombin, ndërkohë që
historikisht kanë mbrojtur bashkëjetesën dhe identitetin e tyre.
18.Përfundim dhe thirrje për
përgjegjësi kombëtare
Shpifjet nuk na ndalin.
Etiketimet nuk na frikësojnë.
E vërteta nuk fshihet.
Ne jemi:
• zë i kombit shqiptar,
• mbrojtës të identitetit kombëtar,
• kundërshtarë të çdo ideologjie antishqiptare.
Unë, Asllan Dibrani – Luani, bëj
thirrje të gjithë atyre që kanë vepruar kundër vlerave kombëtare dhe interesit
të popullit shqiptar, përfshirë Rexhep Elezajn dhe Olsi Jazexhiun:
Nuk është vonë për t’u
ndërgjegjësuar.
Është koha për t’u kthyer në shërbim të kombit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Veprimet tuaja duhet të reflektojnë përgjegjësi, ndershmëri dhe respekt për
historinë dhe identitetin tonë.
Bëhuni shërbëtorë të popullit,
mbështetës të së drejtës dhe të së vërtetës.
Hiqni dorë nga çdo veprim që minon unitetin, zhvillimin dhe dinjitetin
shqiptar.
Reflektimi dhe ndërgjegjësimi janë rruga drejt një të ardhmeje të drejtë për
kombin tonë.
Asllan Dibrani – Luani
Prishtinë – Gjermani









