Mendime
Florim Zeqa: Nga sot përballë dy kandidaturave!
E hene, 26.01.2026, 06:56 PM
Nga sot përballë dy kandidaturave!
Shkruan: Florim
Zeqa
Po ndodhë pikërisht ashtu siq e kam parashikuar! Tanimë
kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të
Kosovës të 31 janarit 2026, u paraqit edhe kandidatura e dytë për kryetarë!
Pa u liruar nga
barra e përgjegjësisë, nuk ka besim për ringritjen e partisë
Pas kandidaturës
time të shpallur publikisht dhe zyrtarisht më 2 janar 2026, edhe Abdullah Hoti
po kërkon besimin për t'i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Për dallim nga unë që e kundërshtova figurën Lumir
Abdixhikut për rezultatin e dobët zgjedhor, kandidati tjetër i "falënderoj
të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e
LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të
degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës"!
Edhe përkundër respektit për z. Avdullah Hoti, është
vështirë e besueshme një kandidatur, e cila paraprakisht lëvdon kryetarin
dështak, ndërsa në tjetrën anë e kërkon besimin e delegatëve të Kuvendit për
kryetarë të LDK-së!
Mbase në rrethana normale dhe në zgjedhje të rregullta
brenda partisë do t'i shkonte për shtati fjalori i Avdullah Hotit, por jo tani
pas këtij debakli zgjedhor!
Një kryetar në dorëheqje për dështim të rezultatit
zgejdhor nënkupton edhe dorëheqjen e kryesisë dhe jo vetëm!
Andaj më duket kërkesë anakronike e z. Avdullah Hoti, që,
pa u liruar nga barra e dështimit, të kërkojë ngarkimin me "barrën e
ringritjes politike dhe organizative të partisë"!
Fillimisht shkarkimi i kryetarit dhe kryesisë, pastaj
shpalosja e kandidaturave!
Thirrje delegatëve
të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së
Të dashur
bashkëpartiakë, ju ftojë të gjithëve pa dallime në mendime, pa paragjykime, pa
inate personale apo grupore, për të mirën e LDK-së dhe shtetit të Kosovës në
veçanti, që t'i tejkaloni barrierat statuare që e pengojnë kandidaturën time!
Vetëm në këtë mënyrë mund t'i thoni JO ndarjeve dhe
përçarjeve të brenshme si rezultat i grupeve të shumta të interesit që veprojnë
për shkatërrimin e LDK-së!
Mbështetja për kandidaturën time është forcë vepruese për
fuqizimin e LDK-së dhe kthimin e shpejtë në 'Zonjë' të skenës politike kosovare
siq e dëshirojmë të gjithë.
Andaj, të dashur delegat, e keni rastin historik në
Kuvendin Zgjedhor, që fillimisht ta propozoni kandidaturën time (Florim Zeqa)
për kryetar dhe mbështetni me votë!
Vota juaj për kandidaturën time për kryetar është votë
për çlirimin e LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit, nga uzurpatorët,
matrapazët dhe mercenarët politikë të instaluar në 'Kalanë Rugoviane'!
Veproni si të doni, por një gjë mos e harroni, çelësi i
ringritjes së LDK-së është në dorën time!
Herët apo vonë do ta kërkoni!
Florim
Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së
25.01.2026,
Orsago (TV-Itali)









