Kulturë
Bashkim Saliasi: Çfarë është gjumi, ëndrra dhe meditimi?
E enjte, 22.01.2026, 06:51 PM
ÇËSHTË GJUMI, ËNDËRRA DHE MEDITIMI?
Nga
Bashkim Saliasi
Për
t’i dhënë përgjigje se ç’është gjumi, duhet t’i japim përgjigje pyetjes; pse
flemë?
Sipas
Webit, gjumi është një nevojë e domosdoshme jetësore për njeriun, pa të cilin
ai mund të jetojë një periudhë disa
ditore pa të. Gjumi kuptohet si një nga
gjëndjet e ndryshuara të ndërgjegjes që ne jetojmë, të cilën Wllace dhe Fisher
e përkufizojnë ndërgjegjen si përpunim të informacionit në nivele të ndryshme
të vetëdijes.
Gjatë
gjumit, ne e humbasim aftësinë për të shfaqur vemëndjen ndaj mjaft gjërave që
ndodhin rreth nesh, përjashto rastin kur veprojnë ngacmues të fortë si psh
tingulli i fortë i ziles së celularit, boria e makinës etj.
Gjumi
pas një shtendosje te njeriu shfaqet në dy forma. E para njeriu në dy orët e
para bënë një gjumë të thellë dhe pa ëndërra. Personi në gjumin e parë në se
është i ndikuar nga nxitës të jashtëm
zgjohet më lehtë nga një e trokitur në derë, zile telefoni, celulari etj.
Njeriu
afërsishtë një të tretën e jetës së tij e kalon në gjumë.
Dy
tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë në vitin 1953 nga Eugene Aserinsky
dhe Nathanail Kleintman të UT të Çikagos sepse gjatë gjumit sytë lëvizin shumë
shpejtë, lartë poshtë nën kapakë. Ky aktivitet i quajtur lëvizje e shpejtë e syve LSHS, tergon një tip
gjumi që ishte shumë aktiv, i
krahasuar me etapat e tjera më pasive të
gjumit, të quajtura gjumi me lëvizje të shpejtë e syve dhe LJSHS, ose gjumi me lëvizje jo të shpejtë
të syve.
Kur
biem të flemë, çdo natë ne kalojmë në
gjumin me LSHS, pastaj kalojmë nëpër disa cikle të këtyre etapave të gjumit
para se të zgjohemi në mëngjes.
Etapat
e gjumit me LJSHS quhen etapat 1, 2, 3
dhe 4.
Në
etapën e parë, personi që fle është në
përgjumje dhe mund të ketë imazhe pamore që ngjajnë më tepër me haluçinacionet
sesa me ëndërrat me sy hapur.
Në
etapën e dytë përmbanë gjithashtu aktivitet “theta” dhe karakterizohet nga
boshte gjumi, që janë shpërthime të shkurtra valësh prej 12-14 Hc.
Etapa
e tretë është një etapë kalimtare nga etapa e dytë te etapa e 4 në të cilën ne kalojmë 10% të
gjumit tonë.
Etapa
4, e quajtur shpeshë gjumë i thellë, përbëhet në masë 50% nga aktiviteti delta
dhe kalojmë rreth 15 % të gjumit në Etapën 4.
Në
gjumin me LSHS, rrahjet e zemrës përshpejtohen, sytë lëvizin me shpejtësi rreth
e rrotull, frymëmarrja bëhet e ndryshueshme, dhe EEG-ja është e ngjashme me atë
të gjëndjes së zgjimit.
Në
gjumin me LJSHS, ku sytë mund të lëvizin ngadalë nga njëra anë në tjetrën. Ritmi
i zemrës ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet pak. Frymëmarrja është e ngadaltë dhe e rregullt dhe në këtë kohë ndodh gërhitja.
Në
përgjithësi mungon tensioni muskular dhe
njeriu që fle është i palëvizshëm.
Gjumi
me LSHS quhet gjumi i ëndërrave, ku sytë lëvizin lartë e poshtë, ritmi i zemrë
shpejtohet, tensioni i gjakut ngrihet, frymëmarrja bëhet e ndryshme dhe ndodh
ndezja seksuale në të dy sekset.
Ëndërrat në etapën e LSHS shpesh mbahen mend të
freskëta, ndërsa ato pak që shihen në etapat
e LJSHS janë shpesh të turbullta dhe të paqarta. Teoritë e hershme për
ëndërrat sygjeronin, se ato janë vendi ku banojnë konfliktet tona të
papërgjegjshme, kurse teoritë e sotme sygjerojnë se ëndërrat janë shtrirje e
përjetimeve tona të përditëshme.
Rreth
40 minuta pas fillimit të gjumit, ne
kalojmë nëpër etapat e gjumit me LJSHS në rendin e anasjelltë.
Afërsishtë një orë e gjysëm pasi na ka zënë gjumin, ne
kalojmë nga Etapa 2 në Etapën LSHS, që
tani zë vëndin e Etapës 1, që mund të zgjasë rreth 10 minuta. Ky cikël
përsëritet gjatë natës.
Ndonëse
ekzistojnë ndryshime të mëdha, shkencëtarët kanë zbuluar se shumica e njerëzve
paraqesin një model të përbashkët të fjetjes, gjatë jetës së
tyre.
Fëmijët
e porsalindur flenë deri në 16 orë në ditë, në moshën 2-5 vjeçare fëmijët
flenë rreth 11 orë në ditë. Gjatë moshës
6-16 vjeç koha e gjumit shkon nga 11 orë deri në 8 orë gjumë. Në moshat mbi 60
vjeç kohëzgjatja e gjumit shkon nga 5-6 orë gjumë. Shumica e të moshuarve dremisin
gjatë ditës dhe zgjohen më shpesh gjatë natës.
Një
pjesë e rëndësishme e sistemit limbik është një strukturë e vogël e quajtur
hipotalamus. Ai përfshihet në motivacionin e sjelljes si të ngrënit, të pirit,
të seksit, të fjeturit, rregullimin e temperaturës dhe ndikon mbi gjëndrën e
hipofizës, e cila rregullon proceset
kimike në trup. Çrregullimet e gjumit
përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë.
Në
disomnitë, siç është pagjumësia dhe
parasomnitë që shoqëohen me tmerrin në gjumë, urinimin në shtrat dhe të ecurit
në gjumë, simptoma kryesore është një
ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin.
Disa
isomnikë vuajnë nga një gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zë gjumi
lehtë, por pastaj u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër.
Bllokimi
i kalimit të ajërit nga shtendosja e muskujve të fytit ose një keqfunksionim në
tru, mund të sjellë për pasojë apnean.
Vdekja
e befasishme e foshnjeve, mendojnë shkencëtarët
mund të jetë apnea e gjumit, sepse foshnja i porsalindur mund të mos e
ketë akoma strukturën nervore të nevojshme për t’u zgjuar, kur frymëmarrja
ndalet dhe për rrjedhojë atij i zihet fryma.
Njihen
disa parasomi, pra çrregullime gjumi që ndodhin në etapën 3 dhe 4 të gjumit me LJSHS dhe përfshijnë të folurit,
të ecurit në gjumë, urinimin në shtrat dhe tmmerrin në gjumë, të cilat
zakonisht ndodhin te fëmijët.
Ecja
në gjumë ndodh te fëmijët dhe arrinë kulimin në moshën 12 vjeç, e cila mund të
jetë e trashëguar brenda familjes, kurse urinimi në shtrat mund të ketë një
shkak fiziologjik, por shpesh duket se ka një bazë psikologjike.
Çrregullimet
e gjumit me LJSHS kanë tiparin e përbashkët që personi shpesh nuk i mban mend
ato që ka përjetuar gjatë gjumit. Dalim në konkluzion se gjumi me LJSHS nuk
përmban një gjendje mendërisht aktive të ndërgjegjes.
Përdorimi
i substancave që përmbajnë stimulant që rritin veprimtarinë e sistemit nervor
qëndror dhe shpejtësinë e sjelljeve, krijojnë te njerëzit përdorues syhaptësinë
dhe ndjenjën e euforisë.
Personat
që përdorin kafenë e cila ndikon te korteksi cerebral i trurit, e cila jep
syhapësi mendore, nga dozat e shpeshta përdoruesi përjetonë pagjumësinë,
eksitimin, ankthin dhe frymëmarrje të shpejtë.
Në
rast se përdoruesi e ndërpret kafenë e mëngjesit te ai shfaqen çrregullime
mendore si dhimbje koke, nervozizëm dhe të përziera. Edhe alkoli në doza të
mëdha ul reagueshmërinë seksuale te njeriu dhe çrregullon gjumin me LSHS,
kordinimin motor, të menduarit dhe perceptimin dhe shkon deri në probleme
fiziologjike, sikundër janë sëmundjet e mëlçisë dhe humbja e kujtesës.
Meditimi
është praktika e përqindrimit të shtendosur që bllokon stimujt vëmendjes
larguese. Ai duket se është në gjendje të paksojë ankthin, të shtojë
rezistencën ndaj zemërimit dhe depresionit dhe të përmirësojë vetëvlerësimin e
individit. Një teori e kohëve të fundit tregon se gjumi me LJSHS e pastron
trurin nga kujtimet që ndërhyjnë te mendimi dhe kujtesa.
Tiranë/ 19/01/2026









