Kulturë
Hysen Ibrahimi: Çerkin Ibishi – 'Kronikë ngjarjesh'
E enjte, 15.01.2026, 06:21 PM
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga
Hysen Ibrahimi
Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) –
dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një
vepër të rëndësishme në traditën e prozës dokumentare shqiptare, ku dëshmia
personale dhe kronika historike ndërthuren për të ndërtuar një narrativë të
rezistencës kombëtare. Libri nuk është vetëm një regjistrim faktografik i
ngjarjeve, por një tekst që përçon përvojën e një subjekti të përfshirë
drejtpërdrejt në realitetin e represionit dhe përpjekjeve për liri.
Struktura
narrative e veprës, e cila nis nga periudha e rrezikimit të autonomisë së
Kosovës pas vitit 1980 dhe shtrihet deri në luftën e fundit të viteve
1998–1999, krijon një vijë të qartë zhvillimore të konfliktit politik dhe
shoqëror. Autori, si dëshmitar okular dhe gazetar aktiv i asaj kohe, e ndërton
rrëfimin mbi parimin e kontinuitetit historik: demonstratat e vitit 1968,
lëvizjet e 1981-shit dhe rezistenca e organizuar e viteve nëntëdhjetë shfaqen
si etapa të një projekti të pandërprerë për republikë dhe liri.
Kjo e afron
tekstin me atë që në teorinë letrare quhet letërsi e dëshmisë, ku subjekti
rrëfimtar nuk synon vetëm të tregojë, por edhe të dëshmojë për një të vërtetë
të përjetuar. Kjo është veçanërisht e dukshme në përshkrimin e përndjekjes së
gazetarëve, maltretimit, burgosjes dhe vrasjes së intelektualëve, të cilat e
shndërrojnë librin në një arkiv moral të kohës.
Me këtë recensë timen, me të drejtë e vë në pah edhe dimensionin memorial
të librit, ngjarjet e përfshira nuk janë thjesht të kaluara
Figura e gazetarit
në këtë vepër merr përmasën e një subjekti rezistues. Çerkin Ibishi nuk
paraqitet vetëm si vëzhgues, por me trimërinë e tij ai paraqitet si aktor i një
lufte simbolike kundër heshtjes dhe manipulimit të së vërtetës. Kjo e zhvendos
librin nga një kronikë neutrale në një tekst të angazhuar, ku shkrimi bëhet
formë e qëndresës politike dhe kulturore.
Me këtë recensë
timen, me të drejtë e vë në pah edhe dimensionin memorial të librit, ngjarjet e
përfshira nuk janë thjesht të kaluara, por funksionojnë si kujtesë kolektive që
synojnë të ruajnë vazhdimësinë e identitetit politik të shqiptarëve të Kosovës.
Demonstratat, burgosjet dhe rezistenca për autonomi e republikë nuk trajtohen
si episode të izoluara, por si pjesë e një narrative të gjatë të vetëvendosjes.
Librin ”Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99)”
të autorit Çerkin Ibishi, përveç tjerave, përfaqëson një tekst ku historia,
kujtesa dhe angazhimi intelektual bashkohen.
Dua të ndalem me
shkas te fragmenti i paraqitur me titull ”E nisën minatorët, e vazhdoi
populli” përfaqëson një formë të prozës dokumentare me ngarkesë të theksuar
ideologjike dhe emocionale të autorit Çerkin Ibishi, në të cilën përshkrimi ai
shkruan me guximin e tij për realitetin historik të Kosovës nën regjimin serb që
ndërthuret me një narrativë rezistence kolektive. Autori Ibishi, po ashtu me të
drejtë e ndërton diskursin mbi një logjikë shkak–pasojë, represioni
institucional që prodhon ndërgjegjësim, ndërgjegjësimi prodhon rezistencë, dhe
rezistenca shndërrohet në veprim politik.
Në aspektin
stilistik, teksti karakterizohet nga një gjuhë e drejtpërdrejtë, e ngarkuar me
terma moralë dhe etikë politike si “zullum”, “represion”, “ngulfatje”,
“diskriminim” dhe “tradhti”. Këta terma nuk shërbejnë vetëm si përshkrues të
realitetit, por funksionojnë si instrumente vlerësuese, duke e pozicionuar
autorin Çerkin Ibishin, qartë në anën e popullit të shtypur dhe kundër
pushtetit serb. Kështu, teksti nuk pretendon neutralitet historiografik, por
ndjek një traditë të shkrimit angazhuar, tipike për letërsinë e rezistencës.
Një veçori e
rëndësishme e këtij fragmenti është përdorimi i figurës së minatorëve si
subjekt kolektiv simbolik. Minatorët e Trepçës shfaqen jo vetëm si aktorë
socialë, por si bartës të ndërgjegjes kombëtare. Ata mishërojnë rezistencën
morale dhe politike, duke u paraqitur si kundërpesha e pushtetit institucional.
Në këtë mënyrë, teksti e zhvendos konfliktin nga një përballje thjesht politike
në një përplasje etike midis së drejtës dhe padrejtësisë.
Autori Ibishi ua
shkruan nëpër gazeta dhe ua lexon hapur tradhtinë e pushtuesit serb, kur
premtimet boshe të tyre, me gënjeshtra kur ata premtojnë dhe qirren se (“nuk do
të shkelen parimet e Kushtetutës”) këtu autori me shumë të drejtë ju
kundërvihet në mënyrë ironike me realitetin e masave represive mbi minatorët
dhe popullatën e pafajshme shqiptare. Ky kontrast i shkruar nga autori, ndërton
një strukturë narrative të zhgënjimit dhe tradhtisë, e cila kulmon në shprehjen
emocionale “eu na paska tradhëtue!”, një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e gjuhës
popullore që thyen stilin narrativ dhe e kthen tekstin në një akt dëshmie
kolektive.
Në planin
diskursiv, fragmentin ë këtë libër ”E nisën minatorët, e vazhdoi populli”
i takon asaj që në
studimet letrare quhet narrativë
e traumës politike, ku përvoja e shtypjes përkthehet në gjuhë
si kujtesë, akuzë dhe thirrje për drejtësi. Mënyra se si i përshkruhen autori
Çerkin Ibishi burgosjet, diferencimet politike dhe ndërhyrjet në arsim e bëjnë
tekstin një dokument kulturor të rëndësishëm për të kuptuar mekanizmat e
kolonializmit të brendshëm në Kosovë.
Në përfundim të
këtij titulli ”E nisën minatorët, e vazhdoi populli” autori Ibishimi ka për qëllim se ky fragment
nga libri nuk duhet lexuar vetëm si kronikë e një periudhe historike, por si
një tekst i angazhuar që synon të prodhojë vetëdije kolektive. Vlera e tij
qëndron në aftësinë për të artikuluar përvojën e shtypjes përmes një gjuhe që bashkon
faktin historik me emocionin politik, duke e bërë atë pjesë të letërsisë së
rezistencës dhe kujtesës kombëtare të Kosovës.
Vlera e këtij
libri nuk qëndron vetëm në përmbajtjen faktike, por në aftësinë për ta
shndërruar përvojën e një epoke në një rrëfim me funksion etik, politik dhe
kulturor për brezat që vijnë.
Duke e shfletuar
librin, hasa në intervistën time që e pata realizuar me Çerkin Ibishin më 9
mars 2021 përmes linjes telefonike[1].
Ndaj mund të
themi se Çerkin Ibishi ishte dhe mbeti gazetar i rezistencës kombëtare për
pavarësinë e Repulikës së Kosovës
Në bazë të gjitha dëshmive dhe
njohjen time me autorin z. Çerkin që nga vitet e 90-ta, mua më rezulton se
gazetari, intelektuali Çerkin Ibishi, me veprat e tij dhe kontributin e tij të
dhëënë për çështjen e Kosovës më ka folur personalisht mua Presidenti historik
Dr. Ibrahim Rugova, dhe shumë herë Presidenit Rugova edhe publikisht e ka
potencuar rastin e Çerkin Ibishit për maltretimet e tij nga policia kriminale
serbe. Ndaj mund të themi se Çerkin Ibishi ishte dhe mbeti gazetar i
rezistencës kombëtare për pavarësinë e Repulikës së Kosovës. Ibishi paraqitet
jo thjesht si profesionist i medias, por si intelektual i angazhuar, ku akti i
të shkruarit shndërrohet në formë të drejtpërdrejtë të qëndresës politike dhe
morale kundër një regjimi represiv.
Gazetari Ibishi zen vend në
traditën e intelektualëve shqiptarë që e kanë konceptuar fjalën publike me
shumë guxim si instrument të mbijetesës kombëtare. Me formulimin tim se “pa
qenë intelektual, atdhetar trim dhe patriot i shquar nuk mund të merresh me
gazetari” e ngre profesionin e gazetarit në një nivel të misionit historik, ku
shkrimi bëhet një akt sakrifice dhe përgjegjësie kolektive.

Vepra madhore e
Çerkin Ibishit nuk e ndërton vetëm një biografi profesionale, por një mitologji
të gazetarit si dëshmitar dhe martir potencial i së vërtetës për rajonin e Mitrovicës dhe Dardanisë
Rezistenca e autorit e ka parë rrezikun
e përhershëm – “në mes të tytave të armatimit serb” – e shndërron figurën e
Ibishit në një subjekt të ekspozuar ndaj dhunës shtetërore, por që,
paradoksalisht, pikërisht në këtë gjendje të pasigurisë e fiton autoritetin e
tij moral. Në këtë kuptim, vepra madhore e Çerkin Ibishit nuk e ndërton vetëm
një biografi profesionale, por një mitologji të gazetarit si dëshmitar dhe
martir potencial i së vërtetës.
Në planin kritik, rëndësia e
këtij shkrimi qëndron në mënyrën se si ai e lidh gazetarinë me kujtesën
kolektive. Shkrimet e Çerkin Ibishit, të realizuara në kushte represioni, nuk
trajtohen thjesht si artikuj të përkohshëm, por si dokumente historike që
ruajnë të vërtetën e përjetuar të një epoke. Kjo i jep veprës dhe figurës së
tij një dimension arkivor dhe moral, duke e shndërruar gazetarinë në formë të
historiografisë nga poshtë.
Në këtë mënyrë, me daljen e librit të tij ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe Ibishi shfaqet jo vetëm si kronist i ngjarjeve të rënda në Mitrovicë dhe Dardani, por si një nga ndërtuesit e kujtesës kolektive duke botuar në fushën e krijimtarisë letrare rrugëtimin drejtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
[1]
U
botua në librin “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”,
vëllimi 12, me titull ”ÇERKIN IBISHI NA KUJTON KOHËN KUR AI ME GUXIMIN E TIJ
SHKROI PËR NGJARJET MË TË RËNDA QË I NDODHNIN POPULLIT SHQIPTAR NË MITROVICË E
DARDANI”, Prishtinë, 2023, Faqe, 306–318









