E enjte, 04.12.2025, 09:49 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Mos i braktisni Babë e Nanë!

E enjte, 04.12.2025, 07:24 PM


Mos i braktisni Babë e Nanë!

Shkruan: Florim Zeqa

(E nisa shkrim, doli varg poetik)

Po e kalojmë një vit kalendarik me tre palë zgjedhje pa asnjë rezultat pozitiv në përmirësimin e jetës së qytetarëve!

Po e kalojmë një vit të gjatë të abuzimit me votën e lirë!

Një vit mashtrim dhe zhgënjim!

Një vit bllokadë dhe stagnim!

Një vit sabotim në Parlament!

E gjitha kjo për karrigën e ëmbël të pushtetit qendror!

Për shkak se katër "atllarë" deshën të ngrihen në postin e kryeministrit!

Dikush tjetër me ëndrrën n'gji për postin e presidentit!

E derisa këta t'i realizojnë ëndërrat e sëmuara për pushtet, shtetin do e hajë dreqi!

Po hyjmë me zgjedhje edhe në vitin 2026, e me zgjedhje do të dalim prej tij!

Por, si do të dalim?

Do të dalim pa zhvillim ekonomik dhe pa mirëqenje qytetare!

Pa sigurime shëndetësore për shumë pleq e plaka të vetmuara!

Shteti as strehimore nuk ndërton për të vetmuarit e braktisur nga fëmijët e tyre!

Për pleqtë dhe plakat përkujdesën oligarkët ekonomik, i marrin dhe i strehojnë me kosto të lartë financiare!

Fëmijët dhe familjarët të kënaqur edhe për këtë!

Për të rinjt që tashmë kanë ikur në perëndim

Jetojnë si zogjët e qyqes të shpërndarë rrugëve të botës në perëndim!

Nuk e mendojnë se edhe ata një ditë do të plaken dhe treten në Dhe të huaj!

As eshtrat nuk do t'ua kthejnë në vendlindje!

A është çmim dhe shpërblim për ata që i braktisin Babë e Nanë!

P.S: Politikanët i duan paratë dhe voten e mërgimtarëve, por nuk duan që ata të kthehen në Kosovë!

Partitë politike pa dallim, mërgimtarët i shohin vetëm "mish për topa" për aspekte elektorale dhe asgjë më shumë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Serbia me argatët e shantazhuar, përgjaku shqiptarët në LDB dhe të Kosovës Lekë Mrijaj: “Çfarë politikani i madh që do të kishte qenë Juda”, thënie e shkrimtarit francez Achille Tournier që pasqyron kohët tona Asllan Dibrani – Luani: Dështimi i Koalicioneve në Opozitë dhe Tkurja e Partive Tradicionale Anton Marku: Demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin PSHDK-VV Albert Zholi: Flet Prof. Asoc. Dr. Hasan Hoxha Don Fran Sopi: Ejani tek Unë… një mesazh i Kohës së Ardhjes për të rinjtë Nue Oroshi: Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara Idriz Zeqiraj: Vetting-u që penalizon dhe Byroja që konfiskon, arsyeja e bllokadës së PAN-it! Ilir Çumani: Avokatia e kryeministrit ndaj zyrtarëve në hetim – një precedent rrezikshëm për shtetin ligjor Fritz Radovani: At Gjergj Fishta ka datat e daltueme në gur Asllan Dibrani (Luani): 28 Nëntori dhe Rënia e Maskave - Kur Kombi Detyroi BIK-un të Flasë Shqiptarisht Kalosh Çeliku: Xhadika në luftë me ferexhezezat Nue Oroshi: Mos e uroni 29 Nëntorin, duhet të shpallet ditë zie Rrezart Kalaja: PDK dhe koalicioni me ndikimet aziatike që rrezikojnë identitetin shqiptar Klajd Kapinova: Urdhër Ekzekutiv për Mbrojtjen e Amerikës nga kërcënimit e jashtëzakonshme terroriste radikale islamike Ben Blushi: Sot, dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe, otomanizmi Fahri Dahri: Ç’farë kuptohet me nocionin komb? Ilir Çumani: 28-29 Nëntori - Pasqyra ku shohim patriotët dhe e pseudopatriotët e vërtetë Lekë Mrijaj: Shqiptarët e Kosovës në Arkivat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane – CIA-s Kalosh Çeliku: Zagarët e grazhdit të “kalit Shemës”

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx