Mendime
Florim Zeqa: Mos i braktisni Babë e Nanë!
E enjte, 04.12.2025, 07:24 PM
Mos i braktisni Babë e Nanë!
Shkruan:
Florim Zeqa
(E
nisa shkrim, doli varg poetik)
Po e kalojmë një vit kalendarik me
tre palë zgjedhje pa asnjë rezultat pozitiv në përmirësimin e jetës së
qytetarëve!
Po
e kalojmë një vit të gjatë të abuzimit me votën e lirë!
Një
vit mashtrim dhe zhgënjim!
Një
vit bllokadë dhe stagnim!
Një
vit sabotim në Parlament!
E gjitha kjo për karrigën e ëmbël të
pushtetit qendror!
Për
shkak se katër "atllarë" deshën të ngrihen në postin e kryeministrit!
Dikush
tjetër me ëndrrën n'gji për postin e presidentit!
E
derisa këta t'i realizojnë ëndërrat e sëmuara për pushtet, shtetin do e hajë
dreqi!
Po hyjmë me zgjedhje edhe në vitin
2026, e me zgjedhje do të dalim prej tij!
Por, si do të dalim?
Do të dalim pa zhvillim ekonomik dhe
pa mirëqenje qytetare!
Pa
sigurime shëndetësore për shumë pleq e plaka të vetmuara!
Shteti
as strehimore nuk ndërton për të vetmuarit e braktisur nga fëmijët e tyre!
Për
pleqtë dhe plakat përkujdesën oligarkët ekonomik, i marrin dhe i strehojnë me
kosto të lartë financiare!
Fëmijët
dhe familjarët të kënaqur edhe për këtë!
Për të rinjt që tashmë kanë ikur në
perëndim
Jetojnë si zogjët e qyqes të
shpërndarë rrugëve të botës në perëndim!
Nuk
e mendojnë se edhe ata një ditë do të plaken dhe treten në Dhe të huaj!
As
eshtrat nuk do t'ua kthejnë në vendlindje!
A
është çmim dhe shpërblim për ata që i braktisin Babë e Nanë!
P.S: Politikanët i duan
paratë dhe voten e mërgimtarëve, por nuk duan që ata të kthehen në Kosovë!
Partitë
politike pa dallim, mërgimtarët i shohin vetëm "mish për topa" për
aspekte elektorale dhe asgjë më shumë!









