E enjte, 15.01.2026, 04:08 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë

E diele, 23.11.2025, 06:56 PM


Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë

Nga Gjon Keka

Gjuha është një mjet i domosdoshëm komunikimi për vetëdijen kombëtare e shpirtërore, por edhe për simbolikën europiane që ka në thelbin e saj për t'iu bashkuar mendjes dhe shpirtit të përbashkët të familjes së gjuhëve të botës dhe civilizimit.

Me anë të gjuhës njeriu e zhvillon vetëdijen e tij, botën e tij të mendimit, shpirtin e tij, kombin e tij, shtetin e tij, shkencën e tij, kulturën e tij, shoqërinë etj etj.

Edhe pse gjuha jonë arbërore konsiderohet si një nga gjuhët e lashta të këtij kontinenti ajo pati sfidat e saj përgjatë historisë. Përballja e saj më stuhitë e kohës i shkaktuan moszhvillimin e botës së saj të mendimit, të fjalës, të shkrimit, shkencës etj. Ishin pushtuesit e ndryshëm dhe armiqtë e brendshëm që i qëndroinin si ujqërit mbi kokë për të mos e lënë që ky komb, ky popull, kjo gjuhë të ngritej, të zhvillohej, të prodhonte frytet e saj brenda vetë familjes së kontinentit europian.

Por, edhe përkundër këtyre sfidave, këtyre pengesave gjuha mbeti e gjallë sidomos në zemrat, mendjet dhe gjakun e pastër iliro-arbëror europian (Duhet veçuar këtu se ata që e kanë ruajtur të pastër gjuhën arbërore tëë Gjergj Kastriotit janë pikërisht arbëreshët që edhe sot e flasin aq ëmbël gjuhën amëtare)

Ata e ruajtën atë brenda shpirtit të tyre kombëtare e human, e nxorën atë në perudha të ndryshme historike për të treguar se kjo gjuhë nuk vdes, se kjo gjuhë i ka rrënjët si ajo Pema afër detit apo lumit dhe se nëse jo sot nesër ajo do t'i jeptë frytet e saj dhe do të njihej nga bota si një gjuhë e martirizuar që i ka qëndruar të gjitha stuhive të kohërave dhe sërish ka mbetë ajo gjuhë që e kanë fol paraardhësit tanë sikur ishin: Aleksandri(Leka), Pirro, Gjergj Kastriotit(Skënderbeu), Pal Engjëlli, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Idriz Seferi, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova dhe ne brezat e sotëm që flasim ende gjuhën që na lanë të parët tanë.

Pikërisht për të treguar orientimin perëndimor të kombit tonë si më parë p.sh. Formula e Pagëzmit e Pal Engjëllit (1462) ashtu edhe kuvendet arbërore dhe botimet e ndryshme në këtë gjuhë, si dhe më pas përcaktimi saj i natyrshëm në Kongresin e Manastirit(1908) tregon se gjuha jonë ashtu si rrënjët ë saj, kultura e saj dhe fati i të ardhmes së saj është brenda familjes së kombeve te civilizuara europiane dhe botërore.

Duhet ditur se kur u bënë përpjekjet e përcaktimit të gjuhës shqipe, vendi pothuajse vetëm sa kishte filluar të ringjallej nga vdekja e saj e dukshme nën pushtuesin otoman, prandaj Gjergj Fishta dhe të tjerët duhej të ndërmerrnin përpjekjet e tyre për ringjallje edhe pse përpara ishte një mal me pengesat më të rrezikshme dhe të vështira dhe të grumbulluara për shkak të pengesave dhe fatit që nuk kishte qenë në anën e kombit tonë në atë kohë.

Me anë të kësaj Gjergj Fishta gjeniu poet dhe patriot arbëror sëbashku me të tjerët arritën ta lidhin gjuhën shqipe me fatin e saj të rrënjëve të së kaluarës dhe të fryteve të saj për të ardhmen brenda familjes europiane duke e përcaktuar kështu qartë edhe orientimin e plotë e të natyrshëm të vetë kombit tonë i cili po dilte ngadal nga errësira në dritën e saj të pavarësisë dhe lirisë e rilidhjes me familjen e saj të natyrshme te kombeve europaine pas një ndarje rreth pesë shekujsh nën pushtuesin otoman.

Ky hap i tyre ishte patriotizëm i fuqishëm dhe i ndershëm që e mishëroj atë konceptin e vjetër të Gjergj Kastriotit, Pal Engjëllit e Pjetër Bogdanit etj., pra konceptin e "njeriut të mirë arbëror" i cili jo vetëm e ruan identitetin e tij, por edhe fytyrën dhe rrënjët e tij si dhe i trason brezave të ardhmen e sigurt brenda familjes se kombeve të civilizuara, respektivisht familjes së përbashkët europiane.

Nga ajo kohë gjuha arbërore(shqipe) nuk ishte më vetëm një gjuhë e familjes, e fiseve, e kuvendeve, e odave, por u bë gjuhë e shkencës e dijes, e përkthimeve nga gjuhë të ndryshme, kështu ajo ngadal po e zinte vendin e saj ne trungut e përbashkët të familjes europiane dhe botërore të gjuhëve.

Sot, pas kalimit triumfal të të githa këtyre sfidave të gjuhës sonë, ka tendenca të rikthimit të fantazmave të zhdukura të pushtuesve, ose të ideologjive fetare prapanike, sikur tentohet që në vend të gjuhës shqipe(gjuhës amëtare) ata duan ta instalojnë një gjuhë të huaj që vetëm mendjet e tyre ideologjike fetare mendojn se është gjuhë e vetme që duhet folur e shkruar pra gjuhën me të cilën flet libri i tyre ideologjik fetar islamik. Edhe këtë sfidë që ka dal shpresoj populli i Kosovës dhe tërë kombi ynë ta kalojë dhe të kapet më fortë për gjuhën amëtare të tij se sa për gjuhët ideologjike fetare të huaja që qëllimin e vetëm e kanë sundimin nëpërmjet gjuhës, ideologjisë fetare dhe iluzioneve primitive që nuk na lidhin asgjë me ta dhe as nuk kanë asnjë vlerë për ne që jemi pjesë e një bote krejt tjetër, botës së dritës, humanizmit dhe civilizimit të përbashkët të familjes europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Doli nga shtypi libri i ri ''Psikologjia Politike'' i autorit dhe studiuesit Gjon Keka Gjon Keka: Një letërkëmbim i rrallë i vitit 1463 ku përmenden ilirët e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Beteja e Torviollit e vitit 1444, vendimtare për fatin e Arbërisë dhe Europës Gjon Keka: Ishim në ballë të civilizimit europian, por mbetëm jashtë familjes europiane Gjon Keka: Lidhja e Prizrenit u mashtrua nga sulltani, por mbeti simbol i bashkimit kombëtar Gjon Keka: Gjuha e zemrës dhe mendjes është iliro-arbërore – pse të lutemi në gjuhë të huaj? Gjon Keka: Pse Barleti e shkroi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit në gjuhën latine dhe jo në gjuhën arbërore? Gjon Keka: Vetëm në zemrën e historisë sonë iliro-arbërore ka balsam shërues për të gjitha sëmundjet e kombit tonë Gjon Keka: Çadrat që i shkuli Gjergj Kastrioti u rikthyen sërish në shekullin XXI Gjon Keka: 6 Maji të shpallet ditë feste mbarëkombëtare, si ditë e bekuar e kombit tonë Gjon Keka: Dashuria e pastër për atdheun është tjetër nga pseudopatriotizmi Gjon Keka: Festa e Pashkëve dhe ''Vallja e Skënderbeut" Gjon Keka: Gjergj Kastrioti përfaqësuesi i fundit i iliro-arbërorëve të vërtetë Gjon Keka: Luani arbëror Gjergj Kastrioti nuk pushoi kurrë së luftuari për Arbërinë e tij Gjon Keka: Vetëm arbëreshët kanë mbetë të pastërt si pasardhës të vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është simbol i shenjtë kombëtar Gjon Keka: Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë Gjon Keka: Ne si popull duhet ta falenderojmë për çdo ditë Zotin që na dhuroi Gjergj Kastriotin Gjon Keka: Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, atdhe i dashur Gjon Keka: Çfarë është ajo që e bënë Gjergj Kastriotin një njeri e arbëror të madh?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx