Kulturë
Neki Lulaj: Letra e Emanuel Giordano-s, dërguar Fan S. Nolit
E diele, 23.11.2025, 06:57 PM
LETRA E EMANUEL GIORDANO-S
Dërguar FAN S. NOLIT
Nga
Neki Lulaj
Shkas
i publikimit të këtij Telegrami tejet përmbajtjesor është një para hyrje e
shkurtër rreth vizitës time në qendrat e banuara me arbresh si në Lungro,
Otoseta, Acquaformasa, Kozencë - Maq të Kalabrisë.
Në
fillim të muajit mars të motit 2025, në një bisedë me mikun tim zt. Gjergj
Prenkoçaj, veprimtar i pa lodhur dhe atdhetar i devotshëm me banim në Lugano të
Zvicrës. Të dy u dakorduam me një ide brilante dhe morëm një vendim të
përbashkët që t’i vizitojmë disa qendra ku jetojnë arbëreshët e Kalabrisë, gjakun
e shprishur të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut mbi pesë shekuj.
Ndalesa
jonë e parë ishte në Lungronë, vendin ku u mbajt:
Kongresi i dytë gjuhësor
shqiptar
Në
Lungro pata kënaqësinë që ta vizitoj shtëpinë ku janë zhvilluar punimet e
Kongresit të dytë gjuhësor shqiptar, i cili është mbajtur më datat 20 dhe 21
fror të vitit 1897, nën kryesinë e profesorit, shkrimtarit dhe poetit të
mirënjohur Jeronim De Rada.
“Të
jesh mysafir në mesin e arbreshve të Lungros sa është përgjegjësi, aq më shumë
është privilegje. Këtu shqiptaria ka lëshuar rrënje, është ulur këmbë kryq dhe
ruhet me fanatizmin më të madh.” N. Lulaj
Në
takimin tonë të parë vërejtëm se këtu arbëreshët kishin një mall të madh që u
kishte munguar ndër vite për shqiptarët përtej detit.
Këtu
mësuam se arbëreshët me dashurinë më të madhe ruajnë kujtimet e qëndresës
historike dhe përcjellin brez pas brezi heroizmin e kryetrimit legjendar Gjergj
Kastriotit Skënderbeut; çka dëshmohej se në çdo qendër që vizituam ishte
shtatorja e Gjergj Kastriotit. Me këtë mësuam se ata me fanatizmin më të madh
ruajnë fenë, traditën, gjuhën, doket dhe zakonet e trashëgimisë shpirtërore;
ruajnë identitetin e lashtë arbëror.
Ky
komunitet i ardhur gjatë vitit 1468, pra në gjysmën e dytë të shek. XV, ku u
shpërngulën me dajak e dhunë mbi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Morea,
Çamëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptar, që pushtuesi i pa mëshirshëm,
gjakatar e kriminal turk zhvillonte terror dhe gjenocide, pas vdekjes së Gjergj
Kastriotit, princit dhe udhëheqësit të tyre shpirtëror.
Letra e Emmanuel
Giordano-s
E
Ndershmja Shkëlqesi Imzot Fan S. Noli
Boston
Unë
që Ju shkruaj jam papas Manuil Giordano, arbëresh i Kalabrisë, famultar i
fshatit i Eparkisë arbëreshe të Lungro-s.
Më
parë i uroj Shkëlqesisë s’ate së ndershme paqë, ditë të gjata, për të mirën e
popullit Shqiptar (të Atdheut të shprishtë në botë); pastaj i lajmëronj se kam
mbaruar Fjalorin e parë Arbëresh. Këtë punë e kam filluar ka shtatë vjet e
tashti dua t’e botonj. Besoj se Shkëlqesija Jote e ka lajmin mbi “Shejzat” (e
përkohshmja që botohët në Romë, vjeti V, n. 9-10 shtatuer-tetuer 1961, faqe
348).
Besonj
edhe se ka lexuar mbi Shenjzat (vjet IV korrik-gusht 1960 n. 7-8) gërmën “Z” të
fjalorit t’im. Por tashti mjetet e botimit (të hollat) nuk i kam të gjitha: më
lipsen afro 5 miljona lirash, e unë, deri më sot, kam pasur fjalë e sigurim nga
Ministria e arësimit t’Italisë e nga të tjerë miq për një milion e gjysëm.
Në
se Shkëlqesija jote mund të mblethë nër mes vllezërvet shqiptarë t’Amerikës dy
a tre moljona e të m’i dërgojë sa më shpejt, bën një vepër atdhetarike shumë të
madhe, e unë pas botimit do të dëronj Shkëlqesisë S’Ate 400 a 500 copë të
fjalorit arbëresh, përme ja falur vllezërve Shqiptarë t’Amërikës.
Fjalori
im përmbleth afro 17.000 fjalë arbreshe me shumë të thëna e fjalë t’urta, të
mbledhura nga zëri i popullit arbresh e nga veprat e Shkrimtarëve arbreshë.
Këjo vepër është shumë e nevojshme për botën kulturore arbreshe, shqiptare e
ndërkombëtare.
Tue
ushqyer shpresën t'ime se Zemra e Madhe e Shkëlqesisë S’Ate nuk lejon të bjerë
në harrim dëshira ime dhe e të gjithë Kombit Shqiptar, i uronj Shkëlqesis S’Ate
e të gjithë vllezërvet shqiptarë e Arbereshë të Amërikës një Krishtlindje të
Shënjët e votin e ri të bardhë.
I përunjti vëlla në Jisu
Krisht
(Papas Manuil Giordano)
Ejaninë, 11. dhetuar
1961









