E enjte, 13.11.2025, 11:54 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i vrarë me atentat

E enjte, 13.11.2025, 06:47 PM


Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i vrarë me atentat

Nga Kastriot Dervishi

Ndryshimi i pushtetit pas kryengritjes së qershorit 1924, solli edhe ndryshimin e drejtimit të të Zyrës Sekrete të MPB, pavarësisht se drejtuesi i ri, Musa Puka (1891-1942) do të ishte deri në fund të detyrës zëvendësisht (i komanduar). Periudha e tij në detyrë: 31 gusht 1924 deri më 20 janar 1925, me pagë 380 franga ari.

Ai ishte një ushtarak që punonte te Zyra Sekrete nga viti 1922. U nxor në lirim, por u emërua kryetar komune. Pastaj u mor me tregti si sekretar i shoqërisë së çimentos. Më 1935 burgoset 3 vjet si i përzier në kryengritjen e Fierit. Pas daljes nga burgu, në v.1938 emërohet nënprefekt në Mallakastër. Me ndryshimin e pushtetit pas 7 prillit 1939, aktivizohet menjëherë në Zyrën Sekrete të MPB-së, ndërsa emërohet inspektor i MPB-së më 12 tetor 1939. Në shënimet e pas vitit 1939, Puka shënohet si shumë mik me Maliq Bushatin dhe armik me Musa Jukën nga viti 1926. Punoi në Zyrën Sekrete e më pas në Zyrën Politike dhe të Personelit 1939 – 1941, për aq kohë sa ishte ministër Maliq Bushati. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së re të Mustafa Krujës, largohet nga Tirana. Më 19 janar 1942 emërohet prefekt i Elbasanit. Vritet nga komunistët me atentat në këtë qytet (nj? e shtënë pushke nga punishtja e orizit) më 2 tetor 1942, vetëm pak ditë pas mbledhjes së Pezës, ku kishte qenë planifikuar edhe pjesëmarrja e tij. Emri i atentatorit nuk u bë kurrë publik, megjithëse një emër përflitej gjithnjë në Elbasan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx