E shtune, 08.11.2025, 11:17 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Mendja njerzore dhe kthimi i emigrantëve

E shtune, 08.11.2025, 06:50 PM


Shyqyri Fejzo

Mendja njerzore dhe kthimi i emigrantëve

E deshëm të drejtën, të vërtetën

Ndërruam sistem, jo dijen njerzore

S’ndërruam të brendëshme a xhaketën

Thesarin mendje e lamë pas dore

Pasuritë tona tani i gëzon bota

I dhamë falas, keq veten gënjyem

Shteroi dhe burim i punëve të kota

Me asnjë dollar nuk e ngjyem

Shoqëritë që dijen lart e çmuan

Qytetërimin e vet kanë ndërtuar

Ne  thesarin dije e shpërdoruam

Zvarritemi pa shpresë të dështuar

Kur mendje të reja nuk prodhon

Ajo shoqëri bëhet një trup pa tru

Sigurisht kujtesën e shkatërron

Ecën qorras, nuk di as vet se ku

Truri mban mallin, vendin s’harron

Jo ironisë hidhur duke gënjyer

Kthim shpirti kombëtar e kërkon

Kur valon dëshira për tu kthyer

Kthimi s’ do fjalë rruga po u gjet

Mediokrit mbi meritën, krim e quaj

Ç’do politika në shkencë e universitet?

Që i mençuri të mos ndihet i huaj?

Shumë e thonë se: “nuk bëhet ky vend”

Shpresa vjen tek ne dhe na ndihmon

Duke “na gëdhendur” pak ato mend

Moj shenjtorja që nuk merr as penson

Do lindë një burrë shteti për të mjerët

Të shkundë politikë e popull si qëmoti

Të shikojë agimin më herët se të tjerët

Që e drejta e haka të shkojë te i zoti.

Largimi s’është mungesë dashurie

Është mungesë shprese Atdhe ndaj Ty

Krijoni sot kushtet për punë e dije

Dhe emigrantët do të jenë aty.

Shyqyri Fejzo

Hamburg-Gjermani Nentor 2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx