Kulturë
Bashkim Saliasi: 'Përralla ruse'
E shtune, 08.11.2025, 06:49 PM
PËRRALLA RUSE
Përjetime
pas leximi të librit “Përralla ruse” të përkthyer nga Shpëtim Çuçka
Nga
Bashkim Saliasi
Duke
lexuar librin me “Përralla ruse”, të përkthyer nga Shpëtim Çuçka, të duket
vetja se po jeton me përrallat shqiptare. Në përrall jetojmë dhe jeta përrall
na duket, por nuk duam ta besojmë.
Ashtu
sikurse ndodh, Konstadini ngrihet nga varri dhe shpëton motrën e vet nga vetmia
dhe mban fjalën e dhënë ditën e martesës
dhe e sjell në shtëpi te e ëma edhe në përrallat ruse, heronjtë janë po aq
popullor dhe kanë një shpirt të madh, janë krijues, fisnik dhe human, ku autori
mundohet t’i ilustroj me shëmbuj nga jeta e kafshëve, por që janë veprime të
njerëzve të mençur.
Një
ndër përrallat që më mbeti në mendje pasi lexova të dy pjesët e librit është
ajo e Car Pjetrit me fshatarin e mençur, i cili priste dru në pyll dhe nuk e
njihte Carin e Madh. Një ditë Cari Pjetri i veshur si fshatar takon në pyll
druvarin.
-Perëndia
të ndihmoftë, o fshatar!
-Mirë
thua, se dhe për ndihmën e Perëndisë kam nevojë.
E
pyet Cari:
-A
e ke ndopak të madhe familjen?
-Kam
dy djem dhe dy çupa.
-Nuk
e paske dhe aq të madhe familjen, jo.
-Ku
i shpie paratë atëherë?
-Unë
i ndaj paratë në tresh; së pari paguaj borxhet; -së dyti -jap borxh; së treti-
rrmih në uji. Po na mendohet Cari dhe nuk arrin t’a kuptoi se çdo të thotë kjo,
tjetri edhe borxhe paguan, edhe borxh jep, dhe rrmih në uji.
Thotë
fshatari;
-Së
pari; -Paguaj borxhet- domethënë ushqej babanë dhe nënën.
-Së
dyti; -Jap borxh-domethënë ushqej bijët e mi.
-Së
treti; -Rrmih në uji - domethënë rris çupat.
Çdo
njeri që vjen në këtë jetë do të jetojë jetën e tij duke larë borxhet që ka, do
të jap borxh, që të marri mbrapsht borxhet kur të plaket dhe nuk ka takat të
punoj.
Njeriu
lind lakuriq dhe vishet me rroba. Ai lind pa shtëpi dhe mundohet të ndërtoi një
shtëpi të tij. Lind pa prona dhe kërkon që të ketë një pronë të vetën.
Tamam
si një përrallë…
Por,
një gjë harrojmë, se çfarë na ka caktuar rrisk Perëndia, atë do të gëzojmë.
Sa
është i vogël fëmija të gjithë e marrin në krah, e ledhatojnë dhe e qortojnë, i
plotësojnë tekat, por ama kur rritet dhe bëhet i prap, fajin ia vënë familjes
dhe kur bëhet i hajrit përsëri lëvdatat i merr familja. Përrallë…
Kismetet
janë kismet dhe ato ia ka dhënë Perëndia.
Në
të dy vëllimet autori mundohet që njerëzimit t’i japi mesazhe;
se
gënjeshtar i ka këmbët e shkurtëra. Ai që përbuz punën nuk mund të bëj një jetë
normale si shumica e njerëzimit.
-Në
këtë botë nuk jetohet me gënjeshtra dhe duke vjedhur, se një ditë do i paguash
të gjitha. Në të dy vëllimet jepet mesazhi, - popujt duhet të rrojnë dhe
jetojnë në paqe.
PËRRALLA SHQIPTARE
Libri
me “Përralla Shqiptare”, me autor Virgjil Muçi i kujtonë lexuesit historinë e
evolucionit të mendimit dhe veprimit të botës së brendshme, që në raste të
rralla tregohen shumë shpejtë dhe harrohen.
Gjinia
e përrallës është një nga versionet e letërsisë më tërheqëse si për fëmijë dhe
të rritur. Jeta jonë është një përrallë, me atë e fillojmë dhe me atë e
përfundojmë.
Nëpërmjet
përrallave që lexojmë në këtë libër autori na njeh me kulturën dhe
enciklopedinë e popullit tonë që është sa puntorë dhe paqedashës.
Libri
hapet me përrallën me titull: “Lum kush ka durim”. Me një gjuhë të thjeshtë
autori tregon përrallën sesi kurbetliu kthehet nga kurbeti vetëm me tre grosh,
por pa asnjë dije.
Para
se të vinte në vendin e vet kurbetliu gjatë rrugës për tu kthyer në shtëpi
takon një plak të moçëm dhe pasi u përshëndoshën ai e pyeti:
-A
ke nxënë ndonjë marifet? Përgjigja e kurbetliut ishte se ai ka nxënë boll.
-I
thotë plaku; - po dije a ke nxënë? Përgjigja e kurbetliut ishte se ai nuk e ka
idenë se çfarë është dija.
Kurbetliu
dëgjon këshillën e plakut dhe shkon në fshatin që ai e drejtoi. Kurbetliu pasi
u përshëndosh me plakun e rekomanduar, i tregoi qëllimin e vajtjes te ai.
Plaku
pasi u mendua pak e pyeti; -po çfarë kërkon prej meje?
Kurbetliu
u përgjigj se aty kishte atrdhur me qëllim që të nxinte dije.
Plaku
pasi e dëgjoi kurbetliun i thotë; se për një fjalë duhet të paguante një
monedhë floriri. Kurbetliu pranoi dhe plaku i tha tre fjalë.
-Rrugës
për shkurt mos i bjer.
-Mos
e kalo ujin e turbullt.
-Hidhërimin
e mbrëmjes lëre për në mëngjes dhe atë të mëngjesit lëre për në mbrëmje.
Kurbetliu
mbeti pa asnjë kacidhe dhe nuk e humbi toruan, por ndoqi këshillat e plakut dhe
në shtëpi u kthye me flori dhe njeri i duruar. Kështu ai shpëtoi familjen dhe
veten e vet.
Sa
domethënëse është kjo përrallë, kur shumë djem e vajza kanë marrë rrugët e
kurbetit dhe disa kanë humbur lidhjet me familjet e tyre. Përralla të
sensibilizon që njeriu duhet të ruaj qetësinë dhe të jetë i duruar, se në të
kundërt bie viktimë dhe thyen kokën. Nëpërmjet penës së tij të mprehtë autori
Virgjil Muçi tregon rastet e mosmirënjohjes dhe nxjerr në pah shprehjen
popullore; se çfarë ke bërë do ta bëjnë.
Tiranë/08/11/2025









