E merkure, 05.11.2025, 11:50 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Libri “Gjysmëhëna dhe shqiponja” i autorit George Gawrych

E merkure, 05.11.2025, 06:50 PM


LIBRI “GJYSMËHËNA DHE SHQIPONJA” E AUTORIT GEORGE GAWRYCH PËRKTHYER NGA AUREL MANUSHI

Përjetime pas leximit të librit “Gjysëmhëna dhe shqiponjat”, përkthyer nga Aurel Manushi

Nga Bashkim Saliasi

Libri “Gjysëmëhëna dhe shqiptarët” është një pasqyrë ku reflektohet kontributi i njerëzve të shquar nga trevat e Shqipërisë, ku për ta populli ynë di pak ose më mirë të themi aspak, për rolin vendimtar që kanë luajtur për ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve të vendit tonë.

Autori George Gawrych në librin e tij na njeh me figurën e Shemsedin Samiut, i njohur në shkollat tona si Sami Frashëri, një erudite dhe njohës i shumë gjuhëve dhe kulturave të huaja, udhëheqës shteti dhe shkrimtar i dy kombësive, turke dhe shqiptare.

Shfaqja e dramës “Besa” qëndron si një provë e gjallë e pranisë së ndonjë shkalle të pluralizmit dhe të tolerancës kulturore në shoqërinë otomane. Me këtë dramë Shemsedin Samiu mbrojti identitetin etnik të popullit shqiptar, brenda një konteksi otoman. Me dramën “Besa” Samiu dëshmoi për larmin kulturore dhe etnike në një epokë reformash të rëndësishme siç ishte ajo e Tanzimatit.

Samiu si njohës i mirë i gjuhëve të huaja si greqishten e vjetër dhe atë moderne dhe klasike, si dhe latinisht, fërngjisht dhe italisht, mori mësime edhe në gjuhën perse dhe arabe. Shemsedin Samiu zotronte një arsim relativisht të gjerë dhe ishte njohës i shkëlqyer i shumë kulturave të ndryshme intelektuale dhe emocionale.

E themi me bindje se ai ishte një intelektual otomano - shqiptar i dorës së parë. Nga fundi i vitit 1826 Sulltan Mahmuti i II -të dëboi Bektashinjtë duke i detyruar të marrin arratin dhe shumë prej tyre u vendosën në krahinat e largëta të perandorisë, në Shqipëri.

Bektashinjtë pinin verë dhe nuk i vinin fare rëndësi mbajtjes së agjërimit gjatë muajit të Ramazanit. Bektashinjtë dhanë ndihmesën e tyre në zhvillimin e kulturës  dhe të gjuhës shqipe.

Në veprën “Shënime Bektashiane”, që Naimi e shkroi aty nga viti 1895, ai shpreh shpresën, se feja Bektashiane, duke pasur prejardhjen si nga Bibla e krishterë ashtu dhe nga Kurani mysliman, do të shfaqet një ditë si feja kombtare e të gjithë shqiptarëve.

Në përgjithësi Shqipëria sipas autorit del një komb me tre besime fetare, të veçanta nga ana ligjore, muslimanët dhe katolikët janë në numër më të madh se ortodoksit.

Shqiptarët mysliman janë të përhapur në tërë Shqipërinë, katolikët janë të përqëndruar në veri, kurse ortodoksit në jug.

Në vitet 1900 ndodhi “përmbysja e madhe” e këtyre raporteve, ku tre besimet u përzien dukshëm dhe u çvendosën në drejtim të Tiranës, Durrësit dhe zonave fushore, gjë e cila ka sjell shumë probleme me zënien e tokave nga këto komunitete nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Në librin e tij autori shkruan: “Toskët bëjnë çdo lloj pune dhe janë më qytetës dhe qevrisja e familjes nuk është e ndërtuar mbi bazën e fiseve, por ligjësive, ndërsa gegët janë barinj dhe qeverisin në bazën e zakoneve fisnore.

Libri bën fjalë për vitet 1830-1912, duke i bërë një analizë të hollësishme zhvillimit të ngjarjeve në rajonin e ballkanit, ku nëpërmjet fakteve që na sjell në ditët tona tregon për rebelimin që i është bërë kësaj popullësie nënë parrullën “përça dhe sundo”. Në vitin 1830 fqinji ynë Greqia fiton atonomin. Në librin “Gjysëmhëna dhe shqiponja” autori trajton; -se vendi sidomos toskëria qeverisej mbi bazën e fiseve. Këta fise janë; -Në Hot, tre fise, Shkreli, Kastrati dhe Gruda. Në Malësinë e vogël jetonin shatë fise; -Shala, Shoshaj, Toplana dhe Nikaj.

Këta ishin fiset më të njohura. Shala pretendonte se kishte katër bajraktar. Mirëdita kishte pesë bajraktar. Kuvendi fiseve mblidhej në Orosh, për të vendosur çështjet fisnore.

Mirëdita ishte fisi më i pushtetshëm në të gjithë provincën dhe fort i pa varur.

Nga viti 1983-1899 Mirëditën vetëm shtatë persona patën fatin ta vizitojnë në 20 vitet e fundit, njëri prej tyre ishte Vali.

“Organizimi fisnor” në Mirëditë përbënte një forcë më të rëndësishme, se sa feja mes malësorve. Besa është një zakon që ka luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë e malësorve, një zakon me të vërtetë i denjë për t’u vënë në skenën otomane.

Fiset lidhnin besë për tu bashkuar kundër qeverisë otomane dhe në këtë kuptim besa shërbente për të ruajtur atonominë fisnore. Më tepër besa përdorej për të rregulluar çështjet brenda dhe jashtë fisit.

Popullësia e Sanxhakut të Shkodrës nuk e kryente shërbimin ushtarak, shumica e kazave nuk paguanin asnjë taksë, u mungonin gjithashtu dekumentat e rregjistrimit të përgjithshëm të popullsisë apo librat e rregjistrimit të tokës.

A nuk ndodhi ky fenomen dhe në vitet ’97 e më pas që shumica e popullsisë në rrethet Shkodër, Tropojë, Kukës, Kamëz duke mos përjashtuar dhe Vlorën, të cilët nuk paguanin detyrimet shtetërore për ujin dhe dritat!?...

Drama “Besa” e shkruar nga Shemsedin Samiu i qëndron aktualitetit edhe në ditët tona. Autori na sjell rolin që luajtën dhe kontributin e figurave të njohura si Avdyl Frashëri, deputet i Janinës, Pashko Vasa, Jani Vreto, Kostadin Kristoforidhi, të cilët ishin nga anëtrët më të spikatur të organizatës “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarve”.

Avdul Ahmiti gjatë mbretërimit 32 vjeçar, 1876-1909 erdhi duke u përmirësuar, - shkruan autori, sidomos gjatë reformës së Tanzimatit. Gjatë qëndrimit në pushtet, ai u mbshtet gjithnjë e më shumë te Shqiptarët.

Në parim ai mori përsipër funksionet ekzekutive dhe ligjvendëse të qeverisë, duke i bërë ball çdo kontrolli dhe bilanci. Ai mbikqyrte drejtë përsëdrejti çështjet administrative, duke përdorur politikën e centralizmit.

Pra, të gjitha çështjet e shtetit i kalonin për mbikqyrje atij. Për të mbajtur një kontrioll të fort mbi qeverin ai u mbshtet te burimet njerëzore. Shtrirja e rrjetit telefonik lejoi një komunikim të shpejt me pallatin nga ai informohej.

Avdul Ahmiti gjatë gjithë jetës së tij mbeti i angazhuar në zgjerimin e reformave të Tanzimatit. Duke vënë theksin te islamizmi Avdul Ahmiti i dha një rëndësi të madhe në perandori. Avdul Ahmiti kishte besim tek trimëria dhe përkushtimi i shqiptarëve.

Në Rumeli shqiptarët konsideroheshin si një bastion për realizimin e politikave të tij. Vëzhgusit konfirmojnë që Avdul Ahmiti u akordoi shqiptarëve rojen e pallatit…

Shqiptarët në shërbim të tij shpesh Avdul Ahmitin e quajnë “baba mbret”.

Në librin “Gjysmëhëna dhe shqiptarët”, autori sjell nëpërmjet fakteve dhe zgjuarsinë që përdor Avdul Ahmiti duke caktuar në detyrën e Guvernatorit në Liban Pashko Vasa nga Shkodra, detyrë që e kreu deri sa vdiq.

Roli i Shemsedin Samiut dhe kontributi që ai ka luajtur për njohjen e Shqipqëris, autori na e nxjerr në mënyrë të përsosur si një diplomat atoman dhe shqiptarë besnik me dy shtetësi.

Në pah del më së miri kontributi i Shemsedin Samiut, që dha për atdheun e vet në veprat e pavdekshme, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’bëhet”, e cila u botua pas vdekjes së tij.

Në këtë vepër Shemsedin Samiu përmend fakte për Shqipërinë, truallin, popullin, dhe vendin që zënë në histori. Në libër flitet për Skënderbeun, shtjellon shkurtimisht periudhën e sundimit otoman, gjatë së cilës njëzet e pesë vezirë të mëdhenj kishin qënë shqiptar, bile në këtë libër shprehet se, Aristoteli është me origjinë shqiptare.

Në konteksin e fillimit të shekullit njëzetë, shqiptarët mund ta konsideronin besën si një mjet për të bashkuar shqiptarët si një komb në mbrojtje të mëmëdheut dhe për të pasur një program kombtar.

Si përfundim gjatë leximit të thelluar të librit arrin në konkluzion se politika shtetërore që bëhej në ato vite ishte që të gjithë shtetasit ishin të barabartë pa dallim feje dhe krahine, por në fakt ndodhte e kundërta.

Sundimi i Avdul Hamitit u mbshtet mbi islamizmin, por autori thekson se të dyja fetë kishin vend në qeverisje në shenjën e barazisë. Sultan Ahmiti e çmoi domosdoshmërinë strategjike të brymosjes së Shqiptarëve për tu kthyer në një shtyllë mbështetje për ruajtjen e sundimit otoman në Ballkan.

Toskëve u dha poste të rëndësishme në qeverisje, kurse gegët i rekrutoj si roje të pallatit të tij dhe kooptoi udhëheqës karizmatik si Isa Boletini. Autori nxjerr në pah rolin që luan diaspora në rilindjen kombtare.

Ç’mësojmë nga leximi këtij libri?

“Të gjitha të mirat e kësaj bote, nuk janë asnjë gjë para nderit”.

“Të gjitha shkojnë e vijnë, vetëm nderi mbetet i pazvendësushëm në këtë jetë”.

Ç’presin shqiptarët që të ndodh?

Mbase Zoti e ka shkruar që trojet shqiptare të bashkohen ashtu sikundër e ka parashikuar Shemsedin Samiu dhe Pashko Vasa.

Mbetemi me shpresë dhe mos qëntë e largët dita e bashkimit.

Tiranë/ 05/11/2005



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx