E hene, 13.10.2025, 03:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Heshtja zgjedhore

E diele, 12.10.2025, 06:47 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Heshtja zgjedhore

Heshtja ka filluar që me natë,

E duket se jemi si në fushatë.

Duke kaluar nga sheshi në oda,

Aty ku vendosin leku dhe vota.

Një ves që rron ndër shqiptarë,

Të bëhet tregti me vota në pazar.

S’ka më keq nga kjo praktikë,

Se sa të vidhet vullneti politik.

Ndaj në zgjedhje kalohet kufiri,

Nuk fiton në gara vetëm i miri.

Keqpërdoret heshtja zgjedhore

Nëpër trotuare, ndeja, shëtitore.

Listat shqiptare nuk i kemi pak,

Disave u ka hyrë lepuri në bark.

E kanë humbur toruan krejt,

S’është kollaj me hip në pushtet.

Sidomos për ata që janë mësuar

Nëpër mandate për të kalëruar...

Nuk e kanë të lehtë në këtë garë

Të bien nga kali drejt mbi gomar.

Vlen një rregull për gjithë botën,

Për ata që e lidhin fatin me votën:

Duhet pajtuar pa zhurmë, pa bujë-

Nuk shkon kungulli vetëm mbi ujë.

Edhe ata që thirren në moral e etikë,

I mbledhin shpesh “lakrat” në politikë.

Si të tillë janë kalitur; s’e kanë sefte,

Të bien e të ngrihen nëpër pushtete?!

Kosova në proceset parazgjedhore,

Veç dynjasë nga vendet fqinjësore.

E merr “heshtjen” po ashtu me leqe,

Se janë mësuar me “Lepe!” e “Peqe!” ...

(Marrë nga libri me satira “Karnevali i hipokritit”, i botuar këto ditë nga autori Sevdail Hyseni)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx