Kulturë
Shefqet Sulmina: Welcome to Albania
E diele, 28.09.2025, 06:51 PM
Shefqet Sulmina
Welcome
to Albania
"Do
vij të rrëmbejë nëpër ëndrra verë
Ku
kuajt e ajrit bëjnë puthje me bryme..."
Sapo
të nisesh te marrësh retë e serta,
Pas
qiellit...në një kopsht ti po hyn.
Nëse
e ulë aeroplanin sipër shtëpisë time
Dhe
pse Shqipëria ime shtëpi e vogël pa fund...
Por,
me kitarën e ujërave dhe erërave ndezur
Por,
me një det yjesh tërë zjarr e të pagjumë...
Do
të të përqafoj, do të ulëm në gjunjë.
Ti
më mungon në këtë botë dhe asgjë tjetër,
Asgjë
tjetër nuk do të ishte më e dashur,
Si
ti në shtëpinë time kripë, zemër të pastër.
Nëse
ndalon aeroplanin, një stacion i mundur...
Bëjë
siç bën ai një fjongo të bardhë tek ec
Të
me bësh dhe mua një laps mbi letër
Të
shkruaj: "Welcome to Albania" e shenjtë.
Eja
I
lexova të gjitha mesazhet
Sa
mirë që nuk shkruajmë më...
Ti
ngjitu në Malin e Vashës
Unë
Shkumbinin do ta sjellë atje.
E
mjaft me qytetët e zhurshëm
Me
semfor e me njerëz që s'i njeh.
Eja
ketu lart në Malin e Vashës
Të
mbledhim trendëlinë si ti je.
Ne
s'kemi lëkë për të blerë sandale
Shesim
krejt qiellin me yje një nga një.
Dhe
nëse prapë nuk dalin lekët që na plasin
Do
shesim dheun që na bën dhe.
Ajo,
deti, mbrëmja dhe unë
Ajo
është një grua prej zjarri,
Ose
unë jam një shishe marinari.
Te
dy rastësia na hodhi
Të
bëhemi letra malli.
Është
ajo që fëshfërin si era,
A
jam unë që mërmëris për udhë?
Të
dy rastësia na hodhi
Të
bëhemi gaz e shpuzë.
Ose
unë jam bërë vetëm prej letre
Me
dëshirën e çmendur ta puth.
Ose
ajo është e tëra prej zemre
Që
frymës sime i jep rrugë.
Ka
një të veshur deti të bukur,
O
syri i kësaj bluje jam unë.
Nga
e qeshura miliarda yje ndezur
S'ka
det sonte që i shuan.
Thotë
se do të më ushqej me të qeshur,
Ose
të qeshurën time mban në buzë...
Ose
e gjitha kjo është vetëm çast
Ajo,
deti, mbrëmja dhe unë...
Kënga e peshkatarit
Ja
dhe era, ja dhe deti,
Ja
dhe varka ime mbret.
Ja
dhe Meri im e bukur,
Aurorë
atje në breg.
Ja
dhe valët frymë e tyre,
Ja
dhe blu e ujit këngë.
Ja
dhe yjet që perënditin.
Merin
tim që ndrit në breg.
Ja
dhe drurët, ja ujëvara,
Ja
shtëpiza ime e shenjtë,
Ja
dhe Meri im i qeshur,
Mbi
gjithçka atje në breg.
Ja
dhe nata, era, deti,
Ja
dhe dallga më bën luftë.
Ja
dhe qielli, ja dhe peshku,
Emingue...
e J a dhe unë.
S'do
kem gjumë e do drobitëm,
Nëpër
natë e nëpër det,
Meri
ëndrra se po mbytëm,
Far
mbi far ndez në breg.
Gjer
agimi kur të bjerë,
E
nata pus të bëhet prush,
Si
as unë, as Meri s'fjeti,
Meri
im, Jon'i pagjumë.
E vërteta Jon
Sukur
të vije në Himarë
Do
të lija kokën pas teje
Do
merrja Jonin me të mirë
Ta
pinte zjarrin nëpër deje.
Njësoj
si ne të dy,
Diell
e valë i qeshur,
Në
gjysmë të tij të tashëm
Në
gjysmë të tij të hershëm.
Si
ne të dy po erdhe,
Ku
varkat shkojnë e ndrijnë.
Disa
vijnë të na marrin,
Disa
na lënë vetminë.
Brum!
për det të tashëm,
Brum!
për det të hershëm,
Në
brigjet e Himarës,
Me
rërë e gurë të shekujt.
Erëfjalëgji 64'
Ishim
djem të rinj, donim më të bukurën,
Vajzat
janë si hëna, tis e pyll i lumtur,
Vajzat
poezi,
Vajzat-erëfjalëgji.
Na
bënin shtigje, jua zinim shtigjet,
Lule
për çdo gji...
Para
se të zinte muzgu, zinim monopatet,
Ashtu
lule me lule i ëndrronim,
me
yje dhe lule,
dhe
me poezi.
Bëheshim
lule me lule krejt me pjalm dehje,
Me
pjalm lulesh krejt me marrëzi.
Nga
tërë lulet e mbledhura,
Njërën
vinim veç,
Kush
e di se pse.
Ndofta
për erën,
Ndofta
për pjalmin,
Ndofta
për emrin,
Ndofta
vetëm thjeshtë.
Veç
nga tërë lulet,
Veç
nga terë erëzat,
Veç
nga terë ngjyrat,
Njëra
rrinte një.
Nuk
dinim se përse?
S'e
dinim çfarë ndodhte?
Pse
e mbanim fshehur?
Ndofta
erë pishe,
Ndofta
dritë hënë,
Që
në mijëra mbrëmje
Mbetët
vetëm Një.
Nga
tëra puthjet, puthje
Njëra
ishte ndryshe
Njëra
ishte, Një!
Veç
nga tërë lulet,
Veç
nga terë erëzat,
Ndofta
u bë Dje!
Njëra
ishte faqe,
Njëra
ishte buzë,
Njëra
ishte gjuhë,
Njëra
ishte gji...
Ehi
Mikesha
ime është komuniste
Ka
një gushe me manushaqe
Grusht
të gjithin
Kush
i del përpara i thyen brinjët.
Mikesha
ime komuniste ka makinë
Ka
vetëm një grusht
Të
vogël mua ne makinë.
Mikesha
e mikut tim vetëm kapitaliste
Ka
një kokë të ulur pa kuptim
Me
një shportë të thatë me tre fëmijë.
Ehi
gruaja e tij që ka një bar të mirë ter male
E
prita siç me tha dhe kurrë nuk ja fal.
Mikesha
ime me makinë është komuniste
Ka
vetëm mua një grushti "Ferrari" pa kuptim.