Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shefqet Sulmina: Welcome to Albania

| E diele, 28.09.2025, 06:51 PM |


Shefqet Sulmina

Welcome to Albania

"Do vij të rrëmbejë nëpër ëndrra verë

Ku kuajt e ajrit bëjnë puthje me bryme..."

Sapo të nisesh te marrësh retë e serta,

Pas qiellit...në një kopsht ti po hyn.

Nëse e ulë aeroplanin sipër shtëpisë time

Dhe pse Shqipëria ime shtëpi e vogël pa fund...

Por, me kitarën e ujërave dhe erërave ndezur

Por, me një det yjesh tërë zjarr e të pagjumë...

Do të të përqafoj, do të ulëm në gjunjë.

Ti më mungon në këtë botë dhe asgjë tjetër,

Asgjë tjetër nuk do të ishte më e dashur,

Si ti në shtëpinë time kripë, zemër të pastër.

Nëse ndalon aeroplanin, një stacion i mundur...

Bëjë siç bën ai një fjongo të bardhë tek ec

Të me bësh dhe mua një laps mbi letër

Të shkruaj: "Welcome to Albania" e shenjtë.

Eja

I lexova të gjitha mesazhet

Sa mirë që nuk shkruajmë më...

Ti ngjitu në Malin e Vashës

Unë Shkumbinin do ta sjellë atje.

E mjaft me qytetët e zhurshëm

Me semfor e me njerëz që s'i njeh.

Eja ketu lart në Malin e Vashës

Të mbledhim trendëlinë si ti je.

Ne s'kemi lëkë për të blerë sandale

Shesim krejt qiellin me yje një nga një.

Dhe nëse prapë nuk dalin lekët që na plasin

Do shesim dheun që na bën dhe.

Ajo, deti, mbrëmja dhe unë

Ajo është një grua prej zjarri,

Ose unë jam një shishe marinari.

Te dy rastësia na hodhi

Të bëhemi letra malli.

Është ajo që fëshfërin si era,

A jam unë që mërmëris për udhë?

Të dy rastësia na hodhi

Të bëhemi gaz e shpuzë.

Ose unë jam bërë vetëm prej letre

Me dëshirën e çmendur ta puth.

Ose ajo është e tëra prej zemre

Që frymës sime i jep rrugë.

Ka një të veshur deti të bukur,

O syri i kësaj bluje jam unë.

Nga e qeshura miliarda yje ndezur

S'ka det sonte që i shuan.

Thotë se do të më ushqej me të qeshur,

Ose të qeshurën time mban në buzë...

Ose e gjitha kjo është vetëm çast

Ajo, deti, mbrëmja dhe unë...

Kënga e peshkatarit

Ja dhe era, ja dhe deti,

Ja dhe varka ime mbret.

Ja dhe Meri im e bukur,

Aurorë atje në breg.

Ja dhe valët frymë e tyre,

Ja dhe blu e ujit këngë.

Ja dhe yjet që perënditin.

Merin tim që ndrit në breg.

Ja dhe drurët, ja ujëvara,

Ja shtëpiza ime e shenjtë,

Ja dhe Meri im i qeshur,

Mbi gjithçka atje në breg.

Ja dhe nata, era, deti,

Ja dhe dallga më bën luftë.

Ja dhe qielli, ja dhe peshku,

Emingue... e J a dhe unë.

S'do kem gjumë e do drobitëm,

Nëpër natë e nëpër det,

Meri ëndrra se po mbytëm,

Far mbi far ndez në breg.

Gjer agimi kur të bjerë,

E nata pus të bëhet prush,

Si as unë, as Meri s'fjeti,

Meri im, Jon'i pagjumë.

E vërteta Jon

Sukur të vije në Himarë

Do të lija kokën pas teje

Do merrja Jonin me të mirë

Ta pinte zjarrin nëpër deje.

Njësoj si ne të dy,

Diell e valë i qeshur,

Në gjysmë të tij të tashëm

Në gjysmë të tij të hershëm.

Si ne të dy po erdhe,

Ku varkat shkojnë e ndrijnë.

Disa vijnë të na marrin,

Disa na lënë vetminë.

Brum! për det të tashëm,

Brum! për det të hershëm,

Në brigjet e Himarës,

Me rërë e gurë të shekujt.

Erëfjalëgji 64­'

Ishim djem të rinj, donim më të bukurën,

Vajzat janë si hëna, tis e pyll i lumtur,

Vajzat poezi,

Vajzat-erëfjalëgji.

Na bënin shtigje, jua zinim shtigjet,

Lule për çdo gji...

Para se të zinte muzgu, zinim monopatet,

Ashtu lule me lule i ëndrronim,

me yje dhe lule,

dhe me poezi.

Bëheshim lule me lule krejt me pjalm dehje,

Me pjalm lulesh krejt me marrëzi.

Nga tërë lulet e mbledhura,

Njërën vinim veç,

Kush e di se pse.

Ndofta për erën,

Ndofta për pjalmin,

Ndofta për emrin,

Ndofta vetëm thjeshtë.

Veç nga tërë lulet,

Veç nga terë erëzat,

Veç nga terë ngjyrat,

Njëra rrinte një.

Nuk dinim se përse?

S'e dinim çfarë ndodhte?

Pse e mbanim fshehur?

Ndofta erë pishe,

Ndofta dritë hënë,

Që në mijëra mbrëmje

Mbetët vetëm Një.

Nga tëra puthjet, puthje

Njëra ishte ndryshe

Njëra ishte, Një!

Veç nga tërë lulet,

Veç nga terë erëzat,

Ndofta u bë Dje!

Njëra ishte faqe,

Njëra ishte buzë,

Njëra ishte gjuhë,

Njëra ishte gji...

Ehi

Mikesha ime është komuniste

Ka një gushe me manushaqe

Grusht të gjithin

Kush i del përpara i thyen brinjët.

Mikesha ime komuniste ka makinë

Ka vetëm një grusht

Të vogël mua ne makinë.

Mikesha e mikut tim vetëm kapitaliste

Ka një kokë të ulur pa kuptim

Me një shportë të thatë me tre fëmijë.

Ehi gruaja e tij që ka një bar të mirë ter male

E prita siç me tha dhe kurrë nuk ja fal.

Mikesha ime me makinë është komuniste

Ka vetëm mua një grushti "Ferrari" pa kuptim.