Kulturë
Albert Habazaj: Iku rektori historik i Universitetit Ismail Qemali, Vlorë prof. dr. Bilal Shkurtaj
E merkure, 30.04.2025, 06:58 PM
Albert Habazaj, Bilal Shkurtaj, Lefter Beqiraj
Iku rektori historik i Universitetit Ismail Qemali, Vlorë prof.dr. Bilal SHKURTAJ
Nga
Albert HABAZAJ
Është Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë që jep i
pari lajmin e hidhur të ikjes në amshim të prof.dr. Bilal Shkurtaj, rektori
historik i Universitetit Ismail Qemali, Vlorë, pikërisht
rektori i dytë dhe më afatgjatë deri më sot,
Universiteti “Ismail
Qemali” Vlorë njofton me hidhërim ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Bilal Shkurtaj,
ish-rektor i universitetit tonë (1998-2008), akademik i nderuar dhe figurë qendrore
në historinë e institucionit, një profesor i mrekullueshëm, dashamirës i
studentëve, si prindi për fëmijët e tij.
Një mendje e ndritur,
një udhëheqës me vizion dhe një mësues që la gjurmë në formimin e mijëra
studentëve.
Do të
mbetet në kujtesën e kujtdo që e njohu apo dëgjoi për të ai burri i urtë e i
mençur, i mirë e mendjehapur, mbështetës i të rinjve, zemërmiri.
“Trashëgimia e tij do
të mbetet gjithmonë pjesë e ADN-së së universitetit tonë.”
Prof. Shkurtaj ishte
një nga figurat me një kontribut të pakrahasueshëm në zhvillimin, modernizimin
dhe konsolidimin e Universitetit të Vlorës në një institucion të rëndësishëm në
nivel kombëtar. Gjatë drejtimit të tij, universiteti përjetoi një rritje të
jashtëzakonshme të numrit të studentëve dhe të programeve të studimit, duke
arritur mbi 14.000 studentë dhe u rendit ndër universitetet më të mëdha të
vendit.
I diplomuar në
Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, dega Fizikë,
Prof. Dr. Shkurtaj i kushtoi jetën kërkimit shkencor, mësimdhënies dhe
përkushtimit ndaj dijes. Ai la gjurmë të thella në formimin e brezave të rinj
të profesionistëve dhe mbetet një figurë e respektuar nga kolegët, studentët
dhe komuniteti akademik shqiptar.
Gruaja e prof.
Bilalit, mësuesja shembullore dhe veprimtarja e dalluar Vojsava Shkurtaj, ashtu siç i ka hije, mes lotësh e dhembjes së
dinjitetshme, me pak fjalë shpreh shumë kurajë: Të dashur miq e familjarë,
Me hidhërim të thellë
ju njoftojmë bashkëshorti, njeriu i zemrës, bashkudhëtari im i çdo dite Bilal Shkurtaj,
u nda nga jeta më 23.04.2025…
Po ashtu, Shoqata Atdhetare Kulturore “Vranishti” dhe fisi Shkurtaj i Vranishtit (bashkia Himarë - Vlorë,
vendlindja e Prof. Bilalit) njoftojnë me dhimbje largimin e parakohshëm nga
jeta të Prof. Dok. Bilal Arif Shkurtaj në moshën 74 vjeçare.
Shoqata Vranishti dhe
vranishtiotët kanë humbur sot një profesor, një drejtues, dhe një vëlla të
mirë, tek i cili gjeje kurdoherë fjalën e butë, mendimin e drejtë dhe humorin e
hollë.
Prof. Dok Bilali me
një jetë të pasur me aktivitete jetësore dhe kulturore lindi në 27.02.1951 në
Vranisht të Vlorës, në një familje atdhetare, nga nëna e tij Sofia, bijë nga
fshati Tërbaç, dhe nga babai i tij Arif nga fisi Shkurtaj në Vranisht.
ARSIMI:
?1965-1969, Shkolla e
Mesme Vlorë
?1969-1974, Fakulteti
i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë 5-vjeçare
? Diploma Fizikan,
Janar 1982
?Grada Doktor, dt.
15.04.1997
?Profesor i Asociuar
me vendim të KKSH, Nr. 25 dt. 18.09.1999
?Profesor me Vendim të
KKSH, Nr.99, dt.13.07.2004
PUNËSIMI:
?1974-1978, Mësues
fizike në shkollën e mesme
?1978-7.04.1998,
Specialist në analizat kromatografike e gazkromato-grafike në Institutin e Naftës
dhe të Gazit Fier
?08.04.1998-26.11.2007,
Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
?10.01.2008-26.11.2008,
Dekan i Fakultetit te Edukimit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
?26. 11. 2008 e në
vazhdim Drejtor i Qendrës Kërkimore për studime mjedisore
? Pedagog i Fizikës
(Mekanike, Termo-gaze, Optikë) ; Fizikë moderne;
?13.06. 2016, Zv/
Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
AKTIVITETE SHOQËRORE:
?2000-2003, Anëtar i Këshillit
Bashkiak Vlorë
?2003-2007, Kryetar i
Këshillit Bashkiak Vlorë
?2002 e në vazhdim,
kryetar i SHKA Vranishti Vlorë
?2009, Kryetar i
shoqatës Labëria, dega Vlorë
?2012, Kryetar i Këshillit
të FPU (Federata e Paqes Universale), dega Vlorë
VLERËSIME:
?Nderi i Komunës
Brataj
?Personalitet i Shquar
i Labërisë
?Mirënjohje e qytetit
të Vlorës
?Mirënjohje e shoqatës
së miqesise Shqipëri - Kinë
?Mirënjohje e SHKA
Vranishti
?Nder I Universitetit “Ismail
Qemali” Vlorë
Prof. Dr. Bilali është
gjithashtu autor dhe bashkautor i shumë teksteve mësimore universitare, i shumë
artikujve të gazetave e revistave dhe shumë kërkimeve shkencore, tema diplomash
etj.
JETA:
Prof. Dr. Bilali u
martua me bashkëshorten e tij fisnike, zonjën e nderuar Vojsava Shkurtaj, me të
cilën lindën dhe rritën dy fëmijë të mrekullueshëm.
Jeta ka të papritura
dhe për çiftin do të sillte një dhimbje të madhe, humbjen e jetës së bijës së
tyre Teuta në vitin 1999. Dhimbja ishte madhe, por ilaçi për zemrat e tyre
ishte djali, Ditioni, i cili i rritur mes edukatës së prindërve, do të gjendej
pranë tyre në çdo moment bashkë me bashkëshorten e tij fisnike Eluerta dhe dy
fëmijët e tyre Ditea dhe Darli.
Prof. Dr. Bilali ishte
vëllai i pesë motrave, Teftës, Inajetes, Leonorës, Tatjanës dhe Lelës, dhe i dy
vëllezërve Nuro dhe Fatosh.
Shoqata Atdhetare-Kulturore
Vranishti shpreh ngushëllime të sinqerta për largimin nga jeta të ish - Drejtuesit
të SHAK Vranishti Prof. Dr.Bilal Shkurtaj për gati një dekadë, bashkëshortes
Vojsava, djalit Dition, motrave dhe vëllezërve, nipave dhe mbesave, gjithë
kolegëve, miqve, shokëve dhe fisit Shkurtaj.
Universiteti i Vlorës
shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe të
gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.
Pushoftë në paqe!
NË KUJTIM DHE RESPEKT
TË PROF. BILAL SHKURTAJ SOT, DITË E ENJTE, ORA 10:00-12:00 ZHVILLOHEN HOMAZHE NË
HOLLIN E REKTORATIT GODINA E UNIVERSITETIT "ISMAIL QEMALI" VLORË
SKELË
Përcjellja për në
banesën e fundit do të kryhet në Orën 12:00 në varrezat e Vlorës ku prehen edhe
eshtrat e vajzës së vetme Teuta.
Ç' dhimbje e rëndë, jo vetëm për Vojsavën, për djalin e vetëm Ditjonin, për dy
mbesat, vajzat e Nonit, që gjysh Bilali i donte aq shumë! Humbje e madhe për
familjen e tij shembullore. Por jo vetëm për të, por për gjithë miqësinë e shoqërinë
e mirë siç qe vetë, duke filluar me Vranishtin dhe Labërinë, po aq dhe botën
akademike.
Mua më iku një mik, një shok, një vëlla
i madh!
Më tronditi ky lajm i hidhur.
Bëftë dritë!
Dritë, dritë, dritë, o prof.dr. Bilal
Shkurtaj , se për dritë jetove e punove, vëzhgove e veprove!
Kurajë Sava, Vojsava Shkurtaj, o
shqiponjë e suferinave!
Kurajë Nonit, djalit të urtë e të ditur
të prof. Bilalit dhe dy mbesave, (Ditea
dhe Darli) që aq
shumë i donte prof. Bilali!
E priste kaq vite Teuta...Sa shumë
duroi Durimtari dhe po i shkon pranë të jetë përjetësisht bashkë Babë e bijë...
Ngushëllime Savës, Nonit, Vranishtit,
Labërisë, Vlorës, botës akademike, miqve të shumtë dhe të mirë si Ai.
Shoqata Atdhetare Kulturore Vranishti,
Shoqata Atdhetare - Kulturore “Labëria”, Universiteti Ismail Qemali Vlorë, kanë
pasur fatin e madh që ta kishin në krye këtë misionar mirësie e diturie. Për
herë të fundit, më 15 nëntor 2024 e takova me mall në sallën “Ali Asllani” të
Rektoratit me rastin e festimeve të 30 vjetorit të Universitetit “Ismail
Qemali” Vlorë ...