E merkure, 30.04.2025, 05:33 AM (GMT+1)

Mendime

Belisar Jezerci: BIK-u, në krye me Tërnavën, zbaton me përpikëri elaboratin e Vasa Çubriloviçit!

E merkure, 16.04.2025, 06:56 PM


BIK-u NË KRYE ME TËRNAVËN ZBATON ME PËRPIKËRI ELABORATIN E VASA ÇUBRILOVIÇIT!

Nga MSc Belisar Jezerci

"...Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët dhe, nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre; nëse duhet të ndjehemi gjerë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre; nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t’i urrejë ata. Që ilirët dardanë të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane dhe t’ua vrasim krenarinë ilire, t’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua ngatërrojmë emrat, t’ua njollosim emblemat dhe, që t’ua fshijmë simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht t’i bëjmë ata që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohësisht t’ua rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE ta përvetësojmë ne.

Shqiptarët duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata t’i urrejnë dhe mosdurojnë njëri-tjetrin e, përfundimisht, të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo Platformë, duhet domosdoshmërisht që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqenia e shqiptarëve është vetë ekzistenca e kombit serb."

V Ë M E N D J E!

Sinan Hasani, ish-kryetar i Jugosllavisë, për kontributin antishqiptar e dekoron Vasa Çubriloviçin pas vdekjes. Për këtë kontribut, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Sinan Hasanin e shpall anëtar të saj.

Që nga koha kur në krye të BIK-ut emërohet kryetar Naim Tërnava, i gjithë mundi dhe aktiviteti i Naim Tërnavës dhe BIK-ut është përqendruar në mohimin e historisë, traditave, kulturës, gjuhës, adeteve, zakoneve e simboleve kombëtare shqiptare...!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx