E diele, 27.07.2025, 05:48 PM (GMT+1)

Mendime

Ndue Ukaj: Armiku numër një i vendit tonë është shkalla kritike e injorancës

E enjte, 30.01.2025, 07:59 PM


Ndue Ukaj:

Njerëzimi, sa herë e ka nënvlerësuar faktin se injoranca është fuqi, siç ka thënë George Orwell, ka rrëshqitë në deluzione e kriza fatale.

Ky lajm, nuk është prodhim i humorit tonë me tone vulgare, as pjellë e një mendje të skajve të jetës publike.

Është fjalim i kryeministrit të një vendi që ka qeverisë katër vite.

Është fjalim i një kandidati që lyp mandat të tretë.

Dhe ky lajm të tregon se çfarë udhëheqësi primitiv është ai, ashtu siç tregon mjerim të thellë politik e degradim të rëndë shoqëror.

Kurse trushpëlarët e budallenjët nëpër facebook e rrjete sociale, si të ishin të paralizuar në tru, kërkojnë të gjejnë armiq të Kosovës jashtë saj, në Amerikë, Europë, Shqipëri.

Armiku numër një i vendit tonë është shkalla kritike e injorancës. Thjesht, e pashpjegueshme!

__________

Çfarë kryeministri hipokrit!

Çfarë mjerani!

Çfarë udhëheqësi i pabesë!

Ky, i njëjti, kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje, çirrej kundër saj, me gjuhën më negative të mundshme, siç di veç ai, fliste për thika mbi hartën e Kosovë, siç çirret e pisket tash në këtë fushatë të egër e tërë vrerë. Sepse, ekziston një e vërtetë e trishtë: Albin Kurti në asnjë temë të interesit publik nuk është i vërtetë. Për Bibël të punës ka mashtrimin dhe Kosova është duke e paguar shumë shtrenjtë këtë qasje destruktive.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx