| E enjte, 30.01.2025, 07:59 PM |
Ndue Ukaj:
Njerëzimi,
sa herë e ka nënvlerësuar faktin se injoranca është fuqi, siç ka thënë George
Orwell, ka rrëshqitë në deluzione e kriza fatale.
Ky
lajm, nuk është prodhim i humorit tonë me tone vulgare, as pjellë e një mendje
të skajve të jetës publike.
Është
fjalim i kryeministrit të një vendi që ka qeverisë katër vite.
Është
fjalim i një kandidati që lyp mandat të tretë.
Dhe
ky lajm të tregon se çfarë udhëheqësi primitiv është ai, ashtu siç tregon
mjerim të thellë politik e degradim të rëndë shoqëror.
Kurse
trushpëlarët e budallenjët nëpër facebook e rrjete sociale, si të ishin të
paralizuar në tru, kërkojnë të gjejnë armiq të Kosovës jashtë saj, në Amerikë,
Europë, Shqipëri.
Armiku
numër një i vendit tonë është shkalla kritike e injorancës. Thjesht, e
pashpjegueshme!
__________
Çfarë
kryeministri hipokrit!
Çfarë
mjerani!
Çfarë
udhëheqësi i pabesë!
Ky,
i njëjti, kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje, çirrej kundër saj, me gjuhën më
negative të mundshme, siç di veç ai, fliste për thika mbi hartën e Kosovë, siç
çirret e pisket tash në këtë fushatë të egër e tërë vrerë. Sepse, ekziston një
e vërtetë e trishtë: Albin Kurti në asnjë temë të interesit publik nuk është i
vërtetë. Për Bibël të punës ka mashtrimin dhe Kosova është duke e paguar shumë
shtrenjtë këtë qasje destruktive.