Mendime
Florim Zeqa: Harmonizimi i mendjes me shpirtin!
E premte, 10.05.2024, 06:55 PM
Harmonizimi i mendjes me shpirtin!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fjala e dalë nga goja e shpërfaqë shpirtin e
njeriut nga brenda. Asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë ta nxjerrësh fjalën që
ta thot zemra, pasi duhet peshuar mirë fjalën nga mendja. Fjala e mendjes dhe
pendes së mprehtë e syrgjynos shpirtin e njeriut të ligë. Thënja e së vërtetës
të ndihmon të përballesh me akuzat e gënjeshtarëve. Ai që s’e thotë të vërtetën
është djall dhe hipokrit i madh.
Ja vlen të rrezikohet
për të vërtetën
Andaj,
çdo herë, para se ta them të vërtetën, bëhem gati t’i përballoj akuzat e
gënjeshtarëve, mashtruesve dhe hipokritëve, për shkak se thënja e së vërtetës e
ngrit rrezikun e jetës! Në ditët e sotme thënja e së vërtetës është e barabart
me akt revolucionar.
Në
momentin që e thua të vërtetën, për një minutë të bëhen një qind e një mirë
armiq, ndërsa nëse ua kamuflon të vërtetën dhe ua prezanton çfarë atyre ju
pëlqen atëherë brenda një kohe relativisht të shkurtër ke për të ofruar rreth
vetes shumë “miq”, ku të njëjtëve pas tre ditve nëse ua thua përseri të
vërtetën lakuriqe, të sulmojnë me sharje dhe fyerje më ç’njerëzore!
Për
këtë arsye, asnjëherë nuk i mbajë ngat zemrës çfarë thonë të tjerët, por jam i
vemëndshëm çfarë u themë paraprakisht unë atyre.
Ndjenja
e brendshme apo gjendja shpirtërore të ofron besueshmëri, qëndrueshmëri dhe
këmbëngulësi në tejkalimin e situatave konfliktuoze. Vetëbesimi është themeli i
të gjitha arritjeve në jetë dhe forca për tejkalimin e vështirësive është tek
gjendja shpirtërore.
Meditimi
është mënyra më e mirë për të shmangur mendimet negative dhe për të mbushur
mendjen tuaj me pozitivitet dhe kënaqësi shpirtërore.
Mos
hezitoni ta thuani të vërtetën pavarësisht konseguencave, pasi vetëm e vërteta
e sjellë në të mirën. Njeriu duhet të vazhdojë të thotë të vërtetën dhe ta
dëshmoj vërtetësinë e fjalës së vet, në të kundërtën bie në nivelin e
gënjeshtarëve.
Kur
fjala e njeriut përputhet me atë që ka në zemër, atëherë ajo e tregon
kthjelltësinë e mendjes dhe shpirtit. Thënia e së vërtetës është instrumenti
dhe argumenti më i mirë për të ndërtuar ardhmërinë e gjeneratave të reja, kurse
gënjeshtra është mohim i së vërtetës dhe mjegullim i së ardhmes së shumë
gjeneratave.
Durimi
është aftësia e pritjes pa u mërzitur, pa u lodhur dhe pa u lakuar, është
ruajtja e qetësisë shpirtërore në momentin kur ballafaqohemi me vështirësi.
Durimi është virtyt i lartë i njeriut të vendosur, është një forcë e brendshme
shpirtërore që e përgatit njeriun për tejkalimin e të gjitha sfidave jetësore.