E enjte, 16.05.2024, 08:21 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: One Albania, mashtron dhe vjedhë hapur klientët e vet

E shtune, 24.02.2024, 08:54 PM


One Albania, mashtron dhe vjedhë hapur klientët e vet

Njerzit rebelohen në qendrat e shërbimit

Nga Vladimir Shyti

Para pak ditësh u ndodha jo rastësisht në një nga qendrat e kompanisë private të telekomunikacionit One Albania që operon në Shqipëri.Brenda shikojë dhjetra klientë të të gjithë moshave, kryesisht pensionistë të”rebeluar”në ankesat e tyre ndaj kompanisë në fjalë. Pyeta disa prej tyre dhe, përgjigjija ishte, bllokimi telefonatave për mos shlyerjeve të borxheve që u kishin kompanisë.

Në këtë varfëri jetese do të ndodhin edhe çrregullime, por aty kishte ndodhur një tjetër fenomen si, numra të shtuar në fatura ndaj një morie klientësh, që betoheshin, pastaj mallkonin deri në thellësi të shpirtit, që ato numra të shtuar në llogarinë tyre, nuk i njihnin fare, pra, nuk kishin kosumuar ato biseda në ato numra fantazmë, ku në shumë raste u mungonte dhe prefiksi.

Një grua dalë në pension, tepër e tensionuar u shpreh se kishte bërë ankimim në puntorin e shërbimit të klientit, ku më pas kishte marrë një përgjigje të prerë se,  ajo e kishte konsumuar dy herë radhasi atë numër dhe mbas disa ditësh iu shtuan edhe dy biseda të tjera.

Ky numër fantazmë ishte: 89350392732, katër biseda me Amerikën, pagesa 2.900 lek të reja ishte shkruar në faturën e zonjës, që kishte një kontratë një vjeçare me kompaninë.Madje sapo kishte paguar muajin e fundit dhe u largua me një urrejtje të dukshme, ku dhe kërkojë braktisjen e menjëhershme nga ajo kompani që vjedh klientët e saj.

Poterja e shamata, sharje e mallkime shoqëruan tërë atë dite puntorët e shërbimit.Ata njerëz të bindur në veprimet e tyre dhe, bordi drejtues të bindur në puntorët e vet, i bën klientët të poshtruar, sado e paqëllimtë, ata u fyen.Ndaj, u lind si detyrë të sqarojnë klientin dhe jo të nxjerrin përfundime ekzekutimi pa i bërë analizë çështjeve me kokëfortësi e tepër të sigurtë në vendimet e tyre ankaike e pedante.

Ata njerëz nuk i mundonte pagesa, megjithse të varfër, por ishte ajo forcë shpirtërore, sekreti për të ruajtur veten krejsisht të papërlyer në atë akt të shëmtuar.Ndërsa drejtuesit e një kompanie, të ciët e kanë fitimin vetëm me njërzit duhet të jenë të denjë dhe të dobishëm për klientët e tyre, ciladoqoftë frytshmëria apo ndikimi i saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora