| E shtune, 24.02.2024, 08:54 PM |
One Albania, mashtron dhe vjedhë hapur klientët e vet
Njerzit
rebelohen në qendrat e shërbimit
Nga
Vladimir Shyti
Para
pak ditësh u ndodha jo rastësisht në një nga qendrat e kompanisë private të
telekomunikacionit One Albania që operon në Shqipëri.Brenda shikojë dhjetra
klientë të të gjithë moshave, kryesisht pensionistë të”rebeluar”në ankesat e
tyre ndaj kompanisë në fjalë. Pyeta disa prej tyre dhe, përgjigjija ishte,
bllokimi telefonatave për mos shlyerjeve të borxheve që u kishin kompanisë.
Në
këtë varfëri jetese do të ndodhin edhe çrregullime, por aty kishte ndodhur një
tjetër fenomen si, numra të shtuar në fatura ndaj një morie klientësh, që
betoheshin, pastaj mallkonin deri në thellësi të shpirtit, që ato numra të
shtuar në llogarinë tyre, nuk i njihnin fare, pra, nuk kishin kosumuar ato
biseda në ato numra fantazmë, ku në shumë raste u mungonte dhe prefiksi.
Një
grua dalë në pension, tepër e tensionuar u shpreh se kishte bërë ankimim në
puntorin e shërbimit të klientit, ku më pas kishte marrë një përgjigje të prerë
se, ajo e kishte konsumuar dy herë
radhasi atë numër dhe mbas disa ditësh iu shtuan edhe dy biseda të tjera.
Ky
numër fantazmë ishte: 89350392732, katër biseda me Amerikën, pagesa 2.900 lek
të reja ishte shkruar në faturën e zonjës, që kishte një kontratë një vjeçare
me kompaninë.Madje sapo kishte paguar muajin e fundit dhe u largua me një
urrejtje të dukshme, ku dhe kërkojë braktisjen e menjëhershme nga ajo kompani
që vjedh klientët e saj.
Poterja
e shamata, sharje e mallkime shoqëruan tërë atë dite puntorët e shërbimit.Ata
njerëz të bindur në veprimet e tyre dhe, bordi drejtues të bindur në puntorët e
vet, i bën klientët të poshtruar, sado e paqëllimtë, ata u fyen.Ndaj, u lind si
detyrë të sqarojnë klientin dhe jo të nxjerrin përfundime ekzekutimi pa i bërë
analizë çështjeve me kokëfortësi e tepër të sigurtë në vendimet e tyre ankaike
e pedante.
Ata
njerëz nuk i mundonte pagesa, megjithse të varfër, por ishte ajo forcë
shpirtërore, sekreti për të ruajtur veten krejsisht të papërlyer në atë akt të
shëmtuar.Ndërsa drejtuesit e një kompanie, të ciët e kanë fitimin vetëm me
njërzit duhet të jenë të denjë dhe të dobishëm për klientët e tyre, ciladoqoftë
frytshmëria apo ndikimi i saj.