E enjte, 01.05.2025, 11:21 PM (GMT+1)

Kerko: xhafer leci

Xhafer Leci: Hapja e shkollave shqipe në Sanxhak e drejtë ligjore

E diele, 07.01.2024, 08:55 PM


Hapja e shkollave shqipe në Sanxhak e drejtë ligjore

Nga Xhafer LECI – Prevod na bosanski

“Ta vrasësh një popull të tërin pa luftë, ndaloja të drejtën e shkollimit.”

Populli shqiptar në  Sanxhak të Novi Pazarit, është asimiluar mbi 95% dhe zyrtarisht janë regjistruar boshnjak. Pavarësisht se nuk dinë më të flasin shqip, shumica  absolute e tyre e pranojnë se janë shqiptarë. Shqiptarë të asimiluar ka në gjithë botën,edhe në Kosovë, por të gjithë ,me gen, gjak e histori janë shqiptarë.
Link:
https://www.zemrashqiptare.net/news/52567

Nga 164 mijë banorë të Sanxhakut, sipas regjistrimit të viti 2022, si shqiptarë janë regjistruar vetëm 0,19 për qind, në Novi Pazar, nëTutin dhe Sjenicë  00 për qind.

Atje vetëm hapja e shkollave shqipe, qoftë edhe me mësim plotësues për fillim, ka mundësi  së paku rinia të mësojnë të flasin dhe të shkruajnë gjuhën e tyre shqipe .

Unë, artikullshkruesi jetoj në Gjermani prej 55 vitesh, kemi 3 fëmijë të cilët janë lindur,  rritur, shkolluar e punësuar në  Gjermani, tani edhe nipër e mbesa, të cilët flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe normalisht. Gjermania, si shumë vende tjera, është shtet demokratik. Që shumë vite ju kam prirë aktiviteteve me disa bashkëveprimtarë të mi, për regjistrimin e shumë fëmijëve shqiptarë, në rrethinat e periferisë së Shtutgart-it, për hapjen e disa klasëve, me mësim plotësues në gjuhën shqipe, nëpër shkollat gjermane, që gjeneratat e reja ta mësojnë, sadopak, gjuhën e tyre amtare.
Këtë e kanë bërë edhe popujt  tjerë, si: turqit, serbët, kroatët, grekët, italianët ...

Meqë kam miq nga Sanxhaku, edhe me origjinë shqiptare, nga përvoja ime, e kam hapur me ta bisedën e shkollimit. Këtu po sjellë emrat e 9 miqëve të mi, me të cilët e kam biseduar çështjen e arsimit shqip. Nga këta 9 veta, asnjëri prej tyre nuk dinë të flasë shqip, por thonë sikur të hapej ndonjë shkollë shqipe, karshi gjuhës serbe-boshnjake, do dëshironin që edhe  fëmijtë, nipër e mbesa të tyre, ta mësojnë edhe shqipen.

Sikur unë, edhe ata, nuk e shohin punë të lehtë kthimin në rrënjët e vjetra, sepse asimilimi është, relativisht, i hershëm dhe shumë i madh, përjashto pak fshatra në Peshter, por edhe atje, nga vitet 1980-ta, ka filluar me të madhe humbja e të folurit shqip.
Nuk ka kuadro të shkolluar në gjuhën shqipe, edhe ata shqiptarë, të cilët në kohën e Jugosllavisë komuniste titoiste, kanë mbaruar shkollimet në Kosovë, kanë mësuar në gjuhën serbe, edhe tani disa  shkollohen në pjesën Veriore të Mitrovicës në gjuhën serbe. Nëse shpërngulën nga Sanxhaku, shumica shkojnë në Bosnje, numër i vogël në Maqedoninë Veriore, por mjerisht në Kosovë jo, së paku unë nuk kam dëgjuar as lexuar asnjëherë. Përjashto Prof. Dr. Ali Zatriqi.

  Link: https://www.zemrashqiptare.net/news/52567/

Gjermani-Wendlingen, 04.01.2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx