Mendime
Florim Zeqa: Rreziku nga zbrazja dhe asimilimi!
E enjte, 01.12.2022, 08:47 PM
Rreziku nga zbrazja dhe asimilimi!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zbrazja e trojeve etnike dhe asimilimi në
Diasporë janë dy rreziqet më të mëdha të këtij shekulli për shqiptarët.
Përderisa, largimi masiv i popullatës shqiptare drejt vendeve perëndimore ka
ndikuar në zvogëlimin e popullatës në trojet etnike, integrimi i shfrenuar në
vendet evro-perëndimore rrezikon tretjen dhe asimilimin e shqiptarëve.
Asimilimi fillon nga
ndërrimi i emrave
Është
detyrë e secilit aktivist dhe veprimtar, është detyrë e secilit bashkatdhetarë
që të kujdeset për gjeneratat e reja në mërgim, në mënyrë që të rinjët dhe të
rejat të mos shkëputen nga rrënjët e trungut kombëtar, por ta ruajnë gjuhën
amëtare dhe traditat e bukura shqiptare, në mënyrë që të rinjët të mos
rrëshqasin në rrugën e asimilimit, por të shkojnë drejt rrugës së forcimit dhe
ruajtjes së qenjes sonë kombëtare.
Jeta
e të rinjëve në emigrim është e vështirë dhe tejët sfiduese. Për aq sa janë
mundësitë e përfitimit material në mënyrë të ndershme, shumfish janë më të
mëdha mundësitë e joshjes së të rinjëve për përfitime të shpejta, rrugë të
cilat janë me 1001 rreziqe për të përfunduar keq dhe në mënyrë tragjike.
Është
detyrë e secilit prind që të edukojë fëmijët e vet para se të marrin rrugën e
emigrimit, e aq më tepër e prindërve që jetojnë prej vitesh në emigrim, që
fëmijët e tyre, krahas integrimit në shtetet ku jetojnë, ta ruajnë në radhë të
parë gjuhën amëtare, traditat dhe zakonet e bukura shqiptare.
Gjuha dhe emri janë
bazike në ruajtjen e identitetit kombëtar në mërgim
Kjo
është lehtë e arritshme kur prindërit janë të kujdeshëm në përdorimin e gjuhës
shqipe gjatë komunikimit me fëmijët e tyre, por rreziku i asimilimit bëhet i
madh kur prindërit e papërgjegjshëm, duke u munduar ta dëshmojnë vetën para
fëmijëve të tyre, se sa bukur e flasin gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë, me
ose pa vetëdije e ndihmojnë asimilimin dhe degjenerimin kombëtar të pasardhësve
të tyre.
Në
secilin vend evro-perëndimorë, diku më pak dhe diku tjetër më shumë, hapur
shfaqen tendecat e imponimit të ndërrimit të emrave gjatë komunikimit në vendet
e punës përmes pseudonimeve apo shkurtimit të emrave, kinse si lehtësim për
autoritetet vendore, por një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë, pasi, pikërisht
nga emri fillon faza e parë e tjetërsimit dhe asimilimit të një emigranti në
vend të huaj.
Le
të më tregon dikush nga bashkatdhetarët, se cilët popuj të botës që jetojnë si
emigrant në vendet evro-perëndimore pranojnë t’iu ndërrohet emri aq lehtësisht
siq e pranojnë shqiptarët!?
Përgjigja
është, asnjëri popull!
Ju
bëjë thirrje shpirtërore dhe vëllazërore të gjithë bashkatdhetarëve në vendet
evro-perëndimore, që t’i ruajnë me fanatizëm emrat e vënë nga etërit dhe
gjyshërit në vendlindje dhe as të mos i pagëzojnë fëmijët e tyre të lindur në
mërgim me emra të huaj, ngase ashtu e pranojmë tjetërsimin dhe ndihmojmë
asimililin e gjeneratës së dytë dhe të tretë në perëndim.
Rikujtesë për gjeneratat
e reja
Parardhësit
tonë, edhe përkundër pushtimeve të gjata dhe barbare, kanë arritur ta ruajnë
gjuhën e bukur shqipe, emrat, traditat dhe zakonet e bukura popullore
shqiptare. Nga do që të shkojmë mos ta harrojmë origjinën tonë, mos të harrojmë
se jemi njëri prej popujve më të vjetër të kontinentit evropian, mos të
harrojmë se gjuha shqipe është njëra ndër 12 gjuhët më të vjetra në botë.
Në
fund të shekullit të kaluar, pas shkëputjes nga Serbia, Diaspora shqiptare,
përkatësisht mërgimtarët ishin ata që e ndihmuan dhe mbajtën gjallë jetën jetën
institucionale në Kosovë, mërgimtarët ishin ata që e ndihmuan luftën
çlirimtare, duke u bërë edhe vetë pjesë aktive e saj.
Edhe
në filllim të këtij shekulli, gjegjësisht pas lufte, përseri mërgimtarët e
ndihmuan rindertimin e vendit dhe kthimin e gjallërisë në trojet tona etnike.
Do të ndalem me kaq, ngase ndihma e mërgatës është e madhe dhe
shumdimensionale, kërkon kohë dhe hapësirë të madhe për shtjellim.
Andaj,
të dashur bashkatdhetarë, duhet ta fitojmë edhe betejën e zbrazjes së trojeve
tona etnike, ngase kjo është më fondamentale se gjithçka tjetër për ta
parandaluar rikolonizimin e Kosovës nga armiqt shekullorë, sikurse që është
jetike edhe mbrojtja e gjeneratave të reja në emigrim nga asimilimi dhe
tjetërsimi në diçka që nuk është e jona.