Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!
E marte, 27.09.2022, 06:18 PM
O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!
Gjiganti
legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë
e gjeta mes jush!”
Vogëlsi-a
ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë,
pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”,
përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore
dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë,
indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të
mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të
rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe
armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit,
paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar
nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e
jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave
universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e
drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e
pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe
përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na
mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj
Kombit dhe Vendit etj., - nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush (mes nesh)”.
Respekti
jokritik për autoritetin është armiku më i madh i së vërtetës. Albert Einstein
Shëndet, Aurel Dasareti