Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve
E premte, 29.07.2022, 07:54 PM
Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve
Periudha e
turbullirave. Mbisundon prirja për teposhtë, drejtë shpërbërjes dhe
shkatërrimit. Është shumë e rrezikshme kur kryeministri mafioz përdor “sharmin”
në politikë. I pengon të shtypurit të përdorin arsyen. Dhe, ai duhet ta dijë se
është e rrezikshme të prishësh një kullë të vjetër, shkatërruesi mund të
mbulohet vetë nga gërmadhat.
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në atë mënyrë ku lindin mundësitë dhe joshjet,
ndërsa rreziku i llogaridhënies zvogëlohet, atëherë rritet gjithashtu rreziku i
shpërdorimit të detyrës.
Diktatori arrogant nuk bën dhunë të hapur por të kamufluar. Nuk respekton
aspak ligjin, asnjë parim përveç dëshirave të tij mafioze antikombëtare. Ka
instaluar mafien në pushtet. Ka kapur të gjitha pushtetet. Shqipëria gjendet
shumë afër zhdukjes së gjithanshme. Papërgjegjësia e këtij tradhtari, ndryshe,
nudistit pervers, nuk ka fund. Në bashkëpunim me të gjithë armiqtë e Kombit
Shqiptar, punon palodhshëm për shpopullimin e Shqipërisë, zhbërjen
(shkatërrimin) e kombit shqiptar, dhe mbushjen e vendit me “punëtorë” dhe
“refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor.
***
Liderët që gënjejnë
Përgjithësisht (me përjashtime nderi), liderët shqiptarë gënjejnë, për
njëri-tjetrin dhe për mjedisin e tyre. A është e arsyeshme të pritet ndonjë gjë
tjetër?
Politikani shqipfolës udhëhiqet gjithnjë nga pasioni që është i dobishëm
për veten: i pabesë, i lig dhe gënjeshtar i regjur. Pasiguria e tyre e hershme,
mungesa e aftësisë, ndjenja e pafuqisë dhe paburrëria ndikuan në lindjen e
kompensimeve të tyre sadiste në kohën e rrëmujave. Pasi është një tip me
inteligjencë mesatare, pa ndjenja kombëtare dhe i pamoralshëm por me diploma
false, ka mjaftë mundësi të sistemohet në ndonjë aparat burokratik, si ndonjë
nëpunës i vogël ose si vartës në ndonjë ndërmarrje të madhe tregtare. Dhe pasi
është lajkatar dhe puthador nga natyra, sidomos kur shefi tij është i kombësisë
sllavo-ortodokse apo greke, komploton kundër kolegëve për të mundur të arrin
ndonjë pozitë të dukshme por jo në sferat e larta, pasi nuk posedon asnjë
imagjinatë konstruktive e as mprehtësi. Në këtë mënyrë mund të bëhet një
favorit i ndonjë eprori të fortë që do ta përdorte si agjent të përkryer të
Shërbimeve të huaja, prandaj edhe i mundëson hyrjen e tij në politikë, ku do të
kishte shansin të spiunon, manipulon dhe mashtron opinionin shqiptar. Në
funeralin e tij, shefi apo prifti-hoxha do ta kishin lavdëruar si një patriot,
model burrëror pozitiv për të gjithë, por ne nuk kemi më kohë të presim derisa
të krijohen rrethanat që ta nxjerrim përbindëshin në dritë.
***
Bekimi i pabesë?
Koha kur aleancat politike dhe
besnikëritë partiake kalonin në trashëgim nga ati te i biri përfundimisht ka
mbaruar. Qytetarët Perëndimor janë më të pabesë se kurrë ndaj partive politike.
Çka me shqiptarët? Ata të trojeve i
lidh konflikti i interesit prandaj u qëndrojnë besnik “partive të veta”.
Diaspora ka formuar nëndegët e kësaj apo asaj partie që me dekada qelbësojnë në
tokat arbërore në vend që të formojë një Kongres gjithë-shqiptar!
Pabesia politike e përhapur:
Lojaliteti është një ushtrim i
vështirë, veçanërisht në politikë. Për të ndryshuar mendimin nuk është turp,
dhe nuk ka asgjë të keqe të votohet për partitë e tjera për të cilat nuk kemi
votuar më parë. Votuesit e pabesë janë bërë problemi më i madh i partive
politike në botën e civilizuar. Gjithnjë e më shumë votues i ndërrojnë partitë,
dhe ata e bëjnë këtë më shpesh se më parë. Lidhjet e besnikërisë (lojalitetit)
midis partisë dhe votuesve janë shumë më të dobëta se më parë. Pjesa më e madhe
e ngjitësit që ka mbajtur të lidhur votuesin dhe partinë, është zhdukur.
***
Tradhtia, mashtrimi dhe pandershmëria
e politikanëve shqipfolës:
Pse është ky emërtim që u përshtatet
partive politike? Sidomos të shumicës prej tyre. Pse një premtim politik, që
shpesh paraqitet si dhjam i zgjedhjeve në kohën e betejave kur ekzistenca është
e varur në telat e hollë, është i besueshëm dhe i vërtetë vetëm aq kohë sa
është politikisht i përshtatshëm?
Pse të mos dënohet partia kur
premtimet politike janë thyer dhe është zbuluar se në të vërtetë premtimi u bë
vetëm për të arritur një fitim privat? Pse i pranojmë sjelljet e tyre të pista
si metodat e kësaj bote në jetën politike?! Përse nuk i marrim në përgjegjësi
për lojën e fëlliqtë që e praktikojnë në raport me të vërtetën?!
Gënjeshtrat dhe mbulimi i tyre
gjithmonë do të helmojnë një mjedis, dhe një shoqëri nuk ka një zonë tjetër më
të rëndësishme prej së cilës duhet të mbrohet se sa prej pabesisë së qeveritarëve,
politikanëve dhe zyrtarëve të vetë.
Ne i zgjedhin politikanët tanë që ata
të zgjidhin çështje të rëndësishme sociale-shoqërore në të mirë të të gjithëve,
jo për të keqpërdorur detyrën në avantazhin e tyre. Është mjaft e qartë se ata
përdorin besnikërinë partiake dhe naivitetin e popullatës për përfitime
private.
***
Mbrojtja dhe përforcimi:
Të gënjyerit mund të jetë një mjet
për të mbrojtur dhe për të forcuar pozicionin personal.
Çka nëse strukturat ku njerëzit e
rëndomtë punojnë përcaktojnë se ata duhet të gënjejnë në mënyrë që të
mbijetojnë në punë?
Liderët e ndonjë institucioni ose
sipërmarrje të cilët duan të heqin qafe punonjësit problematik, i lavdërojnë
ata kur ndonjë punëdhënës tjetër i pyetën si referenca.
Gënjeshtra është përdorur dhe
përdoret si një mjet për përfitime personale.
Arsyet për të gënjyer:
Një gënjeshtër është një pohim i
rremë që përcaktohet si një e vërtetë. Gënjeshtari e di se ajo që thotë ai
është e rreme, por përpiqet për të bindur ndokënd për të besuar se është e vërtetë.
Në disa raste, ne kemi arsye të mira morale të rrejmë.
Mund të jetë e gabuar të këmbëngulim
në ndershmëri të menjëhershme, brutale dhe të pazbukuruar në të gjitha
situatat, sidomos për rastet kur Jeta dhe Interesat e Atdheut janë në pyetje.
Kuptohet se armiqve të Shqipërisë asnjëherë nuk duhet t`ua themi të vërtetën në
dëmin tonë. Problemi me politikanët shqiptarë qëndron në faktin se ata na
gënjejnë neve në favor të armikut. Normalisht ndershmëria është diçka që
vlerësohet në marrëdhëniet midis njerëzve. Të gënjyerit konsiderohet si një
peshë morale. Miqtë e mirë edhe kacafytjet i kanë të ndershme.
***
Para një zgjedhje të gjitha partitë e
lëmojnë retorikën, sidomos ato të opozitës, misioni është që të bëhet më
tërheqëse për votuesit. Megjithatë, politikani i opozitës, me të hyrit në
qeveri pajtohet me gjithçka që më përpara e kundërshtonte.
Çdo sistem shoqëror ka mangësi, dhe
kur zbulojmë të metat e një sistemi nuk bën t`i shfrytëzojmë për të përligjur
sistemin e kundërt. Po të veprojmë kështu, kemi bërë një gabim trashanik.
Interesi i ngushtë personal nuk jep ndonjë sistem vlerash të mjaftueshme e të
kënaqshme për të përballuar sot çështjet e politikës që duhet ndjekur. Kemi
nevojë të thërresim në ndihmë vlera më të gjëra, që të lidhen me mbijetesën e
sistemit e jo thjesht me begatinë e individit pjesëmarrës.
Dallimi midis interesit personal e
atij publik shtron çështjen shqetësuese se çfarë përfaqëson në realitet
interesi publik. Interesi i përbashkët duhet përcaktuar, interpretuar dhe po të
jetë nevoja, imponuar mbi interesat personale. Kjo detyrë kryhet më së miri nga
një sundimtar i gjallë, sepse ai mund t`ia përshtat politikën e vet rrethanave.
Nëse kjo detyrë i besohet një institucioni, ka gjasa që të kryhet në një mënyrë
shumë të ngathët, jo të frytshme ose mos të kryhet fare.
Megjithatë, interesi i përbashkët ka
gjasa të pasqyrojë interesin e sundimtarëve. Janë këta që ua imponojnë
vullnetin e vet individëve të pabindur. Përveç rasteve kur mendohet se janë
krejtësisht të sakrificës, janë pikërisht ata vetë që përfitojnë prej interesit
të përbashkët. Nuk do të thotë se sundimtarët doemos shpien qëllimet e tyre
egoiste deri në fund si individë; ata përfitojnë nga sistemi ekzistues si
klasë: ata janë klasa që sundon. Kjo sepse në realitet nuk janë demokrat.
***
Shqiptarët doemos të braktisin
imagjinatën dhe të merren me realitetin. Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e
nxit, guri s`është veçse një gur, fshati fshat, mali mal, deti det, bukuria e
bukur, mërzia e mërzitshme, kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e
gjërave, deri atëherë kur ti me mënyrën tënde me tension të lartë e përplas me
“realitetin” vezullues.
***
Unë nuk shpik, rizbuloj. Ne duhet t'i bëjmë shqiptarët të kujdesen për
njëri-tjetrin, të ngrihen bashkarish kundër mafies. Ju vetëm duhet të njihni
kryekriminelin me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të
rrezikshme.
PS: Sa herë që një person arrin të bëjë një hap më afër dritës, diçka e
padëgjuar ndodh në botë. Dhe shumë yje ndizen. Yjet ndihmëse. Ata e bëjnë hapin
tjetër më të lehtë.