E premte, 06.12.2024, 11:52 AM (GMT)

Kulturë

Drita Çomo: Dashuria

E premte, 21.01.2022, 07:09 PM


Drita Çomo

Dashuria

Dashuria është ajo pisha e gjelbër

që lëkundet nën qiellin me hënë

që ngrin në të ftohtin e janarit

si një dëshirë e pathënë…

Dashuria është bota pas xhamave

nxitimi i lirë për diku...

është qenia me 900 leukocide

që në çarçafët e bardhë mendon për ty.

Dashuria është telefoni i së mërkurës

dhe kopsa e qepur me pe gri…

dhe kompostot e ngrëna në stol

me një pirun të dy…

Dashuria është apartamenti i qetë

i pa-grindje dhe i lumtur siç mund të jetë veç në ëndërr

janë fjalë pa kuptim që tingëllojnë aq të bukura

dhe heshtja e thjeshtë që kurrë s'është e rëndë…

Dashuria ime je vetëm ti,

në këtë sfond ngatërresash pa fund…

Asnjë arsye nuk e fshiu dot atë

asgjë s' më bëka që ta humb…

Ajo është një gjë pafundësisht e bukur,

e kthjellët dhe krejt e pastër…

Si lindi, si jeton, si mundet

në këtë botë të ndyrë dhe të ashpër…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora