E shtune, 27.04.2024, 10:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Nga Troja e Dardanisë deri në Lavinium

E merkure, 19.01.2022, 07:01 PM


Jahja Drançolli:

Një shëtitje falas përgjatë “Itinerarit të Eneas” nga Troja e Dardanisë deri në Lavinium afër Romës, qytet që dyshohet se është ndërtuar më vonë nga pasardhësit e Eneut dardan!

Pas zjarrit të Trojës, Enea, një anëtar i familjes mbretërore të Trojës, ishte ndër ata që mundën të shpëtonin. Pasi të ketë ndërtuar anijet e tij rrëzë malit hyjnor Ida, nga qendra e Antandros, në brigjet e Turqisë së sotme, ai do të niset në kërkim të Trojës së re. Qëllimi do të arrihet, pas pelegrinazheve të gjata nëpër Mesdhe dhe takimeve plot patos dhe solidaritet njerëzor në Butrint (Shqipëria e sotme), Kartagjena e lashtë (Tunizia e sotme) për t'u vendosur më në fund në Lavinium, lima në Lazio (Lazio, Latium, Itali). Lavinium, Troja e re bëhet kështu një simbol i origjinës romake dhe Enea do të nderohet si një mbështetës i romakëve. Një vend arkeologjik kushtuar majës zyrtare të Eneas ruhet edhe sot këtu dhe veçanërisht që nga shekulli i IV-të para erës sonë. Në Lavinium ruhet edhe varri i princit Enea, për këtë arsye shumë studiues e konsiderojnë Enean heroin e ndjeshmërisë, takimit dhe kombinimit, të cilit i shtohen edhe virtytet latine të përkushtimit ndaj familjes dhe qytetit.

Itinerari i Eneas në mbështetje të rrëfimeve që vijnë nga "Aeneida", një vepër monumentale e poetit të madh romak Publio Virgilio Maro (70 para erës sonë -19 të erës sonë), përfshin Turqinë, Greqinë, Shqipërinë, Tunizinë dhe Italinë, në vendet ku ne  mund të ndeshim gjithashtu 6 site të mbrojtura nga UNESCO: Troia, Delos, Butrinti, Etna, Cartagena, Cilento Park dhe Vallo di Diano!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora