Kulturë
Shyqyri Fejzo: Dinastia Çetiri
E merkure, 19.01.2022, 07:32 PM
Pamje
nga Grabova
Dinastia Çetiri
Nga
Shyqyri Fejzo
Dinastia
e piktoreve Çetiri të Grabovës, pararendës të Rilindjes në kulturë. Katrot,
ose çetiri kanë qënë familje piktoresh të afreskut dhe ikonave në
Grabovë të Gramshit. Edhe pse jetuan dhe punuan në Grabovë, popullata e së cilës ishte kryesisht
vllahe, Katrot ishin me origjinë nga
Opari.Prejarddhje e mbiemrit të tyre lidhej me numurin 4 . Ende në fshatrat e
Oparit ruhet e transmetohet një gojëdhënë për historinë e mbiemrit të tyre. Kjo
ka ndodhur me të atin e Gjergj Prend çetiri
Grabovari. Në një grindje për vijën e ujit në verë, ai grindet keqas me fqinjin e tij, të cilin e godet. I demtuari i nxehur
keq, e godet me një lopatë në buzë, duke ia çarë ato. Ai nga goditja u bë me
katër buzë. Nga kjo njerezit i thërrisnin katro. Më pas, pinjollët e tij e transferuan në latinisht dhe në sllavisht(cetirje).I
pari që përmendet është Gjergj Prend Çetiri Grabovari, i cili ishtë nxënës i piktorëve korçarë
Konstandin dhe Athenas Zografi. Kështu,
muret e kishës së Shënkollit në
Vanaj të rrethit të Fierit u pikturuan nga Gjergji e Johan Çetiri, ndërsa ikonat nga Kostandin Zografi. Çetirët
pikturuan ikona në kishën e Shën Mitrit në Mazhan të Myzeqesë në vitin 1775. Së
bashku me vëllain Johanin ata pikturuan
disa kisha në fshatrat e Myzeqese. Johani figuron dhe autori i disa
afreskeve në kishat e Myzeqesë e Beratit. Në mbishkrime emri i tij
gjendet së bashku me atë të nipit
Nikolla dhe të djalit të tij, Naumit.
Johani pikturoi pjesën më të madhe të ikoneve të katedrales në Berat. Në kisha
të ndryshme ndodhet dhe emir i Gjergj Çetirit,
nip i Joanit si dhe emri i një piktori tjetër të kësaj familje i quajtur
Ndini. Ky është pinjolli I fundit i
këtij brezi piktorësh që vazhduan
veprimtarinë e tyre deri në fund të shekullit 19-të.
Po të heqim paralele midis zhvillimit të Grabovës dhe sagës së piktoreve Çetiri, veprimtari e tyre përkon me lulëzimin ekonomik dhe kulturor të Grabovës. Kështu, po tu referohemi nënshkrimeve në ikona, në kishën e Shënkollit në Vanaj të Myzeqesë është nëshkrimi i Joan Çetir Grabovari 1795. Vepër e piktorëve grabovarë është e gjërë dhe e shumëanëshme. Ata bënë afreske dhe ikona në 11 kisha e katedrale. Studjuesi i pikturës Shqiptare të ortodoksisë Theofan Popa shkruan na librin e tij me titull ‘ Piktorët mesjetarë shqiptarë’ botim i vitit 1961 faqe 104-119, “Nga të gjitha këto punë, bie ne sy veprimtaria voluminoze e piktorëve Grabovarë, te cilët, po ta vështrojmë në mënyrë me analitike, rezulton se kanë lënë me se 1000 skena të pikturuara në mure dhe derrasë.Në liddhje me këtë veprimtari interesant është fakti që pjesa më e madhe e saj i dedikohet duarve të piktorit me të shquar ndër Çetirët, Joanit, i cili ka qënë kryemjeshtri në pikturimin e 8 kishave me afreske”. Me theks janë disa prej tyre. Në kishën e Beratit tabloja “Eptarithimi” ka vlera të verteta artistike. Ikonostasi i katedrales se lagjes “Kala” i bërë në vitin 1814 është jo vetëm i arrirë, por dhe i papersëritshëm në llojin e vet. Në tabllotë që ai ka bërë në Berat vend ze dhe peisazhi i marrë nga vende karakteristike të këtij qyteti, si në lagjen “Mangalem”, ura e Goricës, muret e kalasë etj
Rënia
e Voskopojës, solli dhe rënien e
Grabovës. Piktorët Çetiri me në krye Joanin
në gjysmën e dytë të sehkullit 18-të I gjejmë në Hungari në qytetin Esek
(Sot Osjek I Vojvodinës). Ai ka lënë dy vepra të rëndësishme në dy kisha të
Hungarisë. Njëra titullohet “Mbërthimi i Krishtit” në kishën e kalasë të
qytetit Ciklosh dhe tjetra “Kurorëzimi i Shën Mërise” në kishën ortodokse të Mishkolcit. Joani ka dekoruar me sukses
dhe disa kisha e manastire të Sllovenisë. Disa nga punimet e tij gjenden në
muzeun e Beogradit. Për Joan Çetirin ka
shkruar revista “Përparimi”Nr 2 ne vitin 1966 në Jugosllavi, ku autori Pojekiq Prodek shkruan gjërë e
gjatë artikullin me titull “Jovan Grabovari-piktor I rëndësishëm Vojvodinas me origjinë Shqiptare.
Punimet
e sagës se piktorëve Çetiri mbyllen aty
nga viti 1866 me punimet e nipit të Joanit,
Gjergj Nikollë Çetirit. Ata ishin product të zhvillimit ekonomik dhe
social të kohës. Gjatë punës së tyre me se shekullore ata derdhën talentin e
tyre, ku frymezimin kryesor e kane pasur nga vendlindja, Opari,
Grabova dhe vendet ku punuan,
duke e parë në thellësi e gjërësi me syrin e artistit. Atyre nuk u ka
shpetuar pa kapur natyrën e bukur, karakterin krahinor të veshjeve të
kohës, ornamentet karakteristike të
zonave dhe në përgjithësi përmbajtja e
afreskut apo pictures së tyre, që në
thelb është ajo e vendlindjes prej nga
ata mernin frymëzim. I përket studjuesve të nxjerrin konkluzione për punët e
tyre artistike më se shekullore, si dhe
Bashkisë së Gramshit e institucioneve
kulturore që këto krijime të publikohen
më mirë dhe të vihen nëfunksion të turizmit. Do të thoshim pa u gabuar se ata i
paraprinë Rilindjes sonë Kombëtare.
Shyqyri Fejzo
Hamburg, Janar 2022