E diele, 16.05.2021, 04:27 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (VII)

E marte, 09.12.2008, 06:47 PM


Autori i kryevepres monumentale « KANUNI I LEK DUKAGJINIT », Atë SHTJEFEN GJEÇOVI
TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964


Zhvillimi shkolluer-e kulturuer në Kosovë e vise tjera Shqiptare në Jugosllavië

Si nji dishmië e gjallë e këtij realiteti e nën titullin : « Kroje të rëja në Parnas Shqiptar» në të përkohëshmen letrare « SHEJZAT » Nr. 1 Gusht 1957 dhe Nr. 4-5 Nanduer e Dhetuer 1957) shkrimtari dhe Poëti i mirënjoftun, Prof. Ernest Koliqi, ka shkrue dy artikuj të gjatë mbi zhvillimin dhe përparimin e madh të shkollavet shqipe, të rinisë s'Kosovës e visevet tjera shqiptare në Jugosllavië dhe ma vonë (në numrin 11-12 Nanduer- Dhetuer 1959) të të njajtës së përkohëshme me titull : në rasë të Dhetë vjetorit të së përkohëshmes « JETA E RE » që botohet në Prishtinë, aj shkruen kështu : « Nji ndër pasojet e nduernduerta qi shkaktoj në Ballkan faza e parë e të dytës luftë botnore që hapja e shkollavet shqipe në Kosovë, Metohi, ndër rrëthe t'Ulqinit dhe në disa vende të Maqedonis. » « Në veren e vjetit 1941, dy qind msuesa të shqipnis së vjetër (kështu thirret tashma trolli i përfshime në shtetin Shqiptar) u-derdhen nepër popullsi Shqiptare të viseve naltëpërmendë, kuderi pak muej përpara, njehej krim gjetja e nji abetari të Shqipës —, i vunë thëmelet arsimit kombtar. Faza e dytë e luftës në fjalë solli prap ndrrime, por shkollat shqipe nuk u mbyllen. Natyrisht ndrruen drejtim, tue mbetë Shqipja si gjuhë msimi. Ç'prej asaj kohe nji krahin'e rë letrare iu shtue shqipës, nji krahinë aqë e madhe në hapsi toke e numer banorësh sa vetë Shqipnija e vjetër. Po mbushen afër njizet vjetë prej asaj ngjarje historike e, sod, mundet m'u llogaritë objektivisht sasija e cilsija e frytevet qi dhuroj fara e hjedhun nepër Shqiptarë në Jugosllavië nga arsimtarët e Shqipnisë s'vjetër. Republika federativa jugosllave e Marshal Titos e ka lanë të lirë, ashtu si e gjet, veprimtarin shkollore në gjuhë shqipe. Prej kësaj veprimtarije ka lindun e lulëzue nji letërsi e rë, me disa trajta karakteristike e me nji përmbajtje origjinale, ecila në dhetë vjetët e fundit erdhi tue u-rritë shkelqimisht » Shkrimtari i ynë, tue analizue prodhimin letrar e poetik të Rinis s'Kosovës dhe visevet tjera shqiptare të Jugosllavis, në nji vend tjetër t'analizës së tij thekson : «Si pohim paraprak, e ndjej nevojen të shprehi ndjenjen ma të flakët t'admirimit t'im për perparimin vertë të çuditshëm qi mjeshrija e shkrimit shqip ka ardhë tue ba në dhetë vjet pune letrare ndër shqiptarët në Jugosllavi. » Prej numrave të parë të së përkohëshmës në shqyrtim e deri në kët të fundit (Korrik-Gusht 1959) gjinis poetike e tregimtare ngjitë si spirale në rrathë të guximshëm në firmamentin e letrave të bukura edhe kaptojnë sfera shum të nalta. Gjuha zhdrivillohet në lakime të paprituna, leksiku vjen në datsh tue u pasunue, në datsh tue u kuliue prej nji vjetit ne tjetrin, thematika zgjanohet e thëllohet tue përfshi e rrokë për herë ma tepër zona të hapta të jetës dhe shtresa të pazbulueme të shpirtit, perdorimi i mjeteve të ndryeshme letrare hollohet. Numër në numër përmirsimi shifet i qartë e në tri vjetët e fundit, sidomos vlera e prodhimit artistik arrinë në nji shkallë qi len pa mënd edhe njerin ma të rrahum e të rysun në çashtje letrare. » Në nji vend tjetër të shkrimit, Poeti Shkodran vazhdon : «Për t'i kuptue karakteristikat (veçorit), duhet t'ia vëmë menden edhe të shqyrtojmë me kujdesë kushtet në të cilat u lind e po zhvillohet kjo degë e rë e letërsis shqipe. Këta shkrimtarë, të gjithë vjerrshatarë e prozatorë, pa pritmas, të thuesh nga trillet e pashjegueshme të fatit, paten rasë me xanë në shkollë gjuhen amtare, ecila, për ta, në kohë të ma parëshme ishte gjuhë e folun por jo e shkrueme. Nga msuesat e Shqipnis s'vjetër xunë alfabetin, gramatiken, syntaksin, dmth. mekanizmin e shkrimit të gjuhës, por s'arrijtën në kohë të marrin traditen letrare të sajë. Mbeten me nji vegël në dorë pa ditë mirë si m'e shtimun në përdorim. Hullija ma e afërt për ta në lamë letrar asht rryma Shkodrane. Mirëpo, kjo rrymë, tue pasun xanafillen e sajë në burime dijtunore dhe tue qënë e përshkueme fund e maje nga nji frymë klasike, në përmbajtje e në trajta, paraqitej shum e vështirë si shembull për t'u ndjekë. Arti nuk asht nji gjasend qi krijohet aty për aty, në kambë e në dorë. Arti don qinda vjetësh ushtrimi për t'u ba pajë e nji kombi, don vjet e vjet të gjata punë për t'u ba zëjë e nji njeriu. (Poët njeriu lën (asht dhuratë e natyrës kjo cilsi), artist bahet (mbas nji mundimi të padamë). » « Kushdo tjetër, në rrethana të këtyne, kishte ngurrue para vështirsive qi ia paraqitshin si përpjekje të falisun çdo veprimtari letrare në gjuhë shqipe. Por kta janë breznija e tronditjeve të stërmbëdhaja historike qi morri mend e shqlse në flakë andrrash të gjalla e në tym të shandrrimeve ma t'idhta, — janë pinjojt'e nji fise qi asht zgjue trëmshëm nga nji gjumë shekulluer dhe kërkon hisen e vet në dlell e në lumni të rrokullis toksore, — janë bijt e duhive qi sjellin frymen e idëvet shpartalluese të rilindjes. Pjesa e kombit shqiptar në Jugosllavi, masë e thukun e ngurët si landa telurike e Alpevet shqiptare, prej të cilavet rrodhi tëposhtë fushave, duket qartas se paska pasun të ndryme nji botë të gjallë ndisish, për me shpërthye me kaqë hov në shprëhje të pamendueme nepërmjet gojës së këtyne djemve të vet. Shkambi i vrazhdë në dukje, ruen freskin e mrekullueshme t'ujit. Mjafton nji plasë e uji rna i kulluet gurgullon në kroje t'argjanta. Ngjarjet e jashtzakonëshme të së dytës luftë botnore plasen mbulojen e ngurtë të popullsis shqiptare në Jugosllavi e tash zëmra e madhe e sajë gufon në shfrim poetik anames vepravet të këtyne shkrimtarve. Prandaj këta nuk na dalin para si letrarë qi vjerrshimin e njehin si argtim tekanjos, tallje me ringegijnge fjalësh e rimash, por janë geja e njl populli qi don t'a thot fjalen e vet mbas nji heshtjeje shekullore. » N'artikullin e tij mbi perparimin e Rinis shqiptare të viseve të robnueme qi kapë plot tetmbëdhetë faqe, letrari i shquem, mbassi shqyrton nji nga nji aradhen e vjerrshtarve dhe të prozatorve të rië, ma në fund zbulon fenomenin e jashtzakonshëm që çfaqet në personen e Ganimete Nurës, si e para poe- teshë në historin shqiptare të letrave të bukura. Që se si e përshkruen Aj vet : « E të vijmë ke zbulimi i jashtzakonshëm qi na dhuron toka e Kosovcs. Më muket se tek e mbramja na u shfaq ma e para poeteshë e gjakut arbnuer. Në qoft se dyzetepesë vjet leximësh poetike të parreshtuna — thot auktori — japin njifar aftësije me ndië poezinë e vertetë, kam përshtypjen se nuk gaboj tue pohue se, Ganimete Nura, thën heshtjen shekullore të granis së kombit t'onë, Nji heshtje shekujsh plot psheretima, plot ndrydhje e dhunë gjeti, më duket Shqiptaren qi pregatitët m'u ahmarrë n'emen të të gjitha gravet të cilat në kalesë s'muejten të hapin gojen poetikishkt veç vetem kur ua ndollen gjumin kërthive ndër djepa ase kur vajtuen krijatyret e dashuna ngri nga mardha e dekës. Tashti ahmarrja muzikore e Ganimete Nurës të tanë atë heshtje e shvulosë edhe e liron në rrjedhje lumejsh melodije. « Kangë e egër në palcë, sepse e ushqyme me tepër ndisi të robnueme, por e mvëshun me nji lëvore të njomë e të lëmuet plot aroma rrëshinash të çmueshme. Ganimete Nura hjedhë kushtrime për lirin e grues, lëshon namë herahera edhe këlthët me za idhnak, por ajo vetë në fund e përshkruen vetën si grue « me zemër ulkoje qi këndcn me sqep bylbyli ». Kur në shpellat e nalta të nisin me kjasue stalagitat dimnor të akullnajave, ku u ngrinë kangë të pakëndueme breznish të panjohuna grashë, atëherë kanë me shpërthye prroje të turrëshme e me kumbue e shkumue plot harë në driten e shpateve të gëlberta. Prroni i parë asht poetesha e rë qi paraqitët krahas me aradhen e poëten ve ma të zgjedhun të Shqiptarvet në Jugosllavi. » Që, pra, pëmët e reja të kopshtit kombtar dhe lulishta e bukur, e vaditun me gjakun e kaqë mija deshmorvet, qi sod shpërdanë erna të kandëshme dhe rrëze t'arta shpresash për t'ardhmen e Kosovës s'onë të dashtun !

GJENDJA EKONOMIKE E KOSOVËS

Pamvarrësija ekonomike e nji populli nuk mundet me qenë e shëndoshë dh'e sigurët, po nuk i pat të mjaftueshme edhe burimet ekonomike. Nga kjo pikëvështrimi Kosova zotnon në shkallë të gjanë burime bujqësore e kushte ekonomike që — të lidhuna e të harmonizueme me ato të Shqipnis s'lirë — do të mjaftojshin jo vetëm me përballue nevojat e vendit, por me nji kapacitet eksportimësh të prodhimeve të ndryeshme do të sigurojshin nji tepricë të konsiderueshme n'aktivin e t'ardhunavet shtetnore, Me gjithë mungesat teknike në punimin e tokës e të pëmvet, gjendja bujqesore e frutikultura në Kosovë asht mjaft e zhvillueme ; vetem në qarkun e Prishtinës prodhimet bujqesore — si mbas nji statistike zyrtare t'autoriteteve të vendit në kohë të luftës s'dytë botnore — kapen në sasina prej mase gjashtë miljon kintalësh grun, elb, tërshanë etj. të lashta, eksportimet e të cilavet i kanë sjellë vendit t'ardhuna në shkallë të mjaftueshme, kurs prodhimet e misrit, të groshës etj., jo vetëm kanë mjaftue me përballue nevojat e banorve të qarqeve të Mitrovicës, Pejës, Gjakovës respektivisht, por edhe ato të krahinavet malore si Rogovë, Plav'e Gusi, Rozhajë dhe Rashnaltat e Pështerit, Sanxhakut e Pazarit të ri e tjera. Veçanisht sasija e prodhimit të groshës në qarqet e Pejës, Gjakovës, Tetovës dhe Gostivarit qysh prej kohës së dominasjonit turk kanë përba burimin e eksportimevet në shkallë të gjanë që kalonte jashtë nepër Porten e Selanikut. Gjithashtu, marrun prej statistikave të zyrave t'Ekonomis po t'asaj kohe, prodhimi i bylmetit si tëlyen, djath etj. vetëm në Sanxhak e në krahinat e Peshtërit kalon sasin e prodhimit të këtij artikulli në krejtë Shqipnin e 913-tës. Po ashtu frutikultura : vetëm qarku i Prizrenit kishte mase 12 miljon rrajë rrushit ; ashtu edhe qarqet e Pejës, Gjakovës, Tetovës e Gostivarit prodhojnë sasina të mbëdha pëmësh si : molla, arra, kështënja, kumbulla e pëmë të tjera kualiteti të mirë që përbajnë nji pasuni të vlefëshme n'aktivin e t'ardhunave të vendit, pa llogaritë ato të nëntokës si minjerët e kromit ndër rrethet e Gjakovës siedhe ato të shumllojëshmet e Trepçës s'Mitrovicës, të cilat n'e parë, para luftës s'dytë botnore i shfrytzonte nji shoqni konçesjonare ingleze dhe gjatë luftës industrija gjermane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora