Kulturë
Tomë Mrijaj: Klajd Kapinova - Presidenti Trump dhe këneta globaliste
E hene, 22.11.2021, 07:44 PM
Presidenti Trump dhe këneta globaliste në këndvështrimin e studiuesit dhe publiçistit shqiptaro amerikane Klajd Kapinova
“Tani është koha, që
senatorët republikanë të zgjohen dhe të luftojnë për Presidencën, siç do të
bënin demokratët, nëse do të kishin fituar vërtet. Prova është e
pakundërshtueshme! Vota masive me postë, natën vonë në shtetet që lëvizin, duke
mbushur kutitë e votimit (në video), votues të dyfishtë, votues të vdekur,
nënshkrime të rreme, votues emigrantë të paligjshëm, vëzhgues të ndaluar të
votave nga republikanët, më shumë vota sesa votues aktual si në Detroit dhe
Filadelfia. Shifrat, janë shumë më të mëdha, sesa ato që janë të nevojshme, për
të fituar shtetet individuale dhe madje nuk mund të kontestohen. Gjykatat janë
të këqija, FBI dhe "Drejtësia", nuk e bënë punën e tyre dhe sistemi
zgjedhor i Shteteve të Bashkuara, duket si ai i një vendi të botës së tretë.
Liria e shtypit, është zhdukur për një kohë të gjatë. Tani është Fake News dhe
kemi Big Tech (me Seksionin 230), për t'u marrë me të. Por kur gjithçka të ketë
mbaruar, dhe kjo periudhë kohe bëhet vetëm një kapitull tjetër i shëmtuar, në
historinë e vendit tonë, ne do të fitojmë!!!” – Presidenti Donald J.
Trump
Nga Tomë Mrijaj
Lexuesit me anën e këtij libri voluminoz, të shkruar me
shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund të mësoj
shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore
amerikane.
Unë si redaktor i librit: “Presidenti Trump dhe këneta
globaliste” (Këndvështrime), them se vepra e re, që lexuesi ka në
dorë, mund të quhet një ditar historiko-politik, i pasur në brendsi me
përshkrime të ngjarjeve dhe datave mbresëlënëse, të cilat gjërësisht pëfshijnë
periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit
patriot Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova për të mirën e popullit
amerikan, radhitet si kyetari i shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë
e presidentëve të Amerikës.
Unë qysh me marrjen e shtetësisë amerikane, katër dekada
më parë, jam rregjistruar si votues me bindje demokrate.
Historinë e lavdishme të SHBA-së e kam ndjekur me shumë
kujdes, qysh në bankat e shkollës së mesme në vendlindjen time në Kosovë.
Duke iu rikthyer shumë dekadave më parë historisë
amerikane, kujtoj me dhimbje dhe keqardhje vrasjen në Dallas të Texas-it të
Presidentit të 35-të të SHBA-së John Fitzgerald Kennedy (1917-1963) si
presidenti më i ri në moshë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ngjarje e
trishtuar tronditi gjithë botën.
Për fat të keq, nga investigimet e FBI, mësohet se
vrasësi i presidentit demokrat ishte mbështetës i partisë demokratike
amerikane, pra ai ishte i regjistruar si demokrat, për të marrë pjesë në
zgjedhjet elektorale, që mbaheshin asokohe në SHBA.
Kjo vrasje mizore gëzoi shtetet komuniste të Europës
Lindore, diktatorin komunist Enver Hoxha, Kubën komuniste të Fidel Castros etj.
Një ndër arsyet e vrasjes së presidentit amerikan,
mendohet se ishte kriza kubane e raketave, e njohur gjithashtu si kriza
e tetorit e vitit 1962, e cila zgjati 1 muaj e 4 ditë, gjë që solli asokohe
konfrontim të hapur diplomatik, midis Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit
Sovjetik.
Dihet se asokohe shteti komunist i ish-Bashkimit Sovjetik
kishte nisur anijet ushtarake sovjetike me raketa të mbushura bërthamore, të
cilat i dërgoi në drejtim të ishullit të Kubës komuniste, të cilat donte t’i
instalonte atje.
Presidenti amerikan Kennedy i dha ultimatum sovjetikëve,
që t’i kthenin mbrapa trupat dhe paisjet berthamore ushtarake, që kërkonte t’i
vendoste në ishullin ekzotik të Karaibeve, në Amerikën Qendrore.
Presidenti sovjetik Nikita Hrushovi (asokohe Sekretar i
Parë i Partisë Komuniste të B.R.S.S.), duke parë guximin dhe vendosmërinë e
kandidatit sypatrembur demokrat për president John F. Kennedy, dhe mbas shumë
bisedimeve asokohe mes palës amerikane dhe asaj sovjetike, i dha urdhër
ushtrisë së tij që të fillojnë çmontimin e armëve nukleare dhe t’i rikthejnë ato nga kishin
ardhur në Bashkimin Sovjetik, duke e mbyllur historinë e turpshme të tyre.
Më kujtohet një rast i paharruar tubimi i atyre ditëve në
Kosovë, kur i drejtuan disa pyetje historianit akademik prof. dr. Zef Mirditës
(1936-2016): “Profesor sipas jush cila është fuqi botërore më e madhe SHBA-ja
apo Bashkimi Sovjetik?!”
Profesori u përgjigj shkurt dhe prerë, se: “SHBA-ja,
është shteti më i fuqishëm i botës në fushën e demokracisë, në aspektin
ekonomik, ushtarak etj., dhe sikur të gjithë shtetet komuniste të ngrihen
sëbashku kundër saj, qeveritë komuniste, të cilët nuk kanë mbështetjen
popullore do të deshtojnë me turp. Amerikën, - vazhdoi akademiku, mund ta
gjunjëzoj vetëm ndonjë revolucion i brendshëm. Kjo nuk mund të ndodh, sepse të
gjithë banorët e saj janë emigrantë nga shtete të ndryshme të botës, që
zbatojnë dhe udhëhiqen nga ligjet më demokratike në botë.”
Miliona emigrantë, gjatë dekadave, kanë ikur (arratisur)
në rrugë dhe forma të ndryshme nga shtetet e diktaturave komuniste të botës dhe
janë vendosur në SHBA.
Akademik Mirdita, mori shembull fjalët e Heroit
Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit (1405-1468), i cili, kur kishte dëgjuar se
drejt Arbërisë ishte nisur një ushtri e madhe otomane e armatosur shumë mirë
për të shkatërruar vendin tonë, kryetrimi i shqiptarëve u kishte thënë
ushtarëve të tij, se nuk ka forcë që e merr kalanë tonë, vetëm nëse dikush
nga ju trathton e u tregon turqve rrugën e hyrjes në kala.
Më këtë qëndrim
të vendosur burrëror dhe diplomatik qëndroi edhe atdhedashësi republikan
Presidenti Trump, i cili, u përballë që në ditën e parë që hyri si President në
Shtëpinë e Bardhë me forcat anti-amerikane socialkomuniste dhe marksiste, të
cilët veprojnë çdo
ditë në Capitol Hill në Washington D.C., etj., të fshehur nën emrin e partisë
“demokratike”, mediat Fake News, Antifa, BLM etj., gjatë katër vjetëve të
udhëheqjes së tij me zgjuarësi, talent, maturi dhe sukses.
Në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA
arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke
mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata e deshtuar socialiste
demokrate e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.
Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të
Presidentit Trump, ka zbardhur përmes faqeve të librit të ri autori i
komunitetit tonë shqiptaro amerikanë. Autori, i ka hartuar shkrimet e tij të
bazuar në burime e fakte të sakta historike dhe dëshmive të ndryshme në ditët
tona.
Gjatë tetë vitëve të deshtuara administrata demokrate
Obama-Biden (2008-2016), nuk kanë respektuar vlerat amerikane. Ata kanë
mbështetur edhe mbas mandatit të tyre forcat anti-amerikane si Antifa dhe BLM,
që duan ta kthejnë SHBA-në në një shtet marksist dhe socialkomunist si model të
diktaturave komuniste si: Venezuela, Kuba, Korea e Veriut etj.
Demokratët në SHBA më përpara dhe sot po përdorin dy
standarte, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë. Ata të
mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur
në SHBA çensurën,
mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e
mbulojnë atë sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga
media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave
të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.
Gjatë vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë,
kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë
zyrtarë të Partisë Demokratike Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e
dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve
me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e monumenteve të historisë
amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur me qindra policë në të gjithë vendin nga
protestuesit e dhunshëm radikalë marksistë.
Në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020, Presidenti
Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se
290,000 vota në Michigan.
Në shtetin Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak i mirë
për socialistin Biden-in me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në
Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota (saktësisht 600,000 vota).
Raporti Navarro,
vlerëson drejtësinë dhe integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020,
në gjashtë shtetet kryesore të betejës presidenciale, ku kandidati globalist
“demokrat” Joe Biden mban një “epërsi” fallco nga manipulimi dhe rezultatet
vazhdojnë të kontestohen vazhdimisht ashpër, falë fakteve dhe provave të reja,
që po dalin vazhdimisht në dritë dhe se publiku amerikanë po shukohet me
vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve.
Siç është dokumentuar në shënimet e gjera kryesore, provat
e përdorura për të kryer këtë vlerësim investigues, përfshijnë më shumë se 50
procese gjyqësore dhe vendime gjyqësore, mijëra dëshmi betimesh dhe deklarata,
dëshmi të paraqitura në një larmi vendesh shtetërore, botuar raporte dhe
analiza nga grupe studimore dhe qendra ligjore, video dhe foto, komente publike
dhe llogari të dorës së parë, dhe mbulim të gjerë për shtyp.
Kështu gjashtë shtete kryesore konservatore të
republikanëve, ku Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe
votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada,
Pennsylvania dhe Wisconsin, sot janë manipuluar totalisht, duke përbërë një
krim të lartë kushtetues, që nuk po hetohet nga FBI, Departamenti i Drejtësisë
(DOJ) qendror dhe lokal etj.
Vjedhja e votave dhe manipulimi i tyre, në zgjedhjet
presidenciale, për senatorë dhe kongresmen amerikanë, ishte turpi historik i
radhës të orkestruar mjeshtërisht nga partia demokratike, propaganda e madhe
mediatike globaliste e majtë Fake News dhe Big Tech, të cilët emëruan si fitues
në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020 kukullën e tyre të preferuar sleepy Joe
Biden, duke i dhënë atij në tavolinë 80 milion vota, në një kohë që ai si
pensionist nuk gëzonte mbështetjen popullore, sikurse Presidenti Trump, që
arriti të marrë 75 milion vota reale.
Pjesë e madhe e korrupsionit dhe luftës totale kundër
popullit amerikan dhe Presidentit Trump, u bënë nga gjykatat e niveleve të
ndryshme në shumë shtete të SHBA-së, të cilat mbyllën sytë, dyllosën veshët dhe
heshtën me paramendim para korrupsionit të zgjedhjeve, duke mos pranuar të
marrin në gjykim asnjë çështje
të manipulimit të zgjedhjeve më 3 nëntor 2020 dhe pas saj.
Po këtë linjë ndoqi
edhe Gjykata e Lartë e SHBA-së, e përbërë nga 9 antarë (fatkeqsisht 6 republikane dhe 3
demokratë), të cilët turpërisht heshtën dhe mbuluan krimin elektoral, duke mos
pranuar të marrin në gjykim ankesat për parregullsinë e zgjedhjeve
presidenciale në shtatë shtete, ku ata u konstatuan me prova dhe fakte
manipulimi.
Ato ditë u
zbuluan skandale filmike në
mes të natës deri në orët e para të mëngjezit, në shtetin e Xheorxhisë, ku
komisionerët demokratë u kapen me filmime origjinale, duke manipuluar kutitë
dhe fletë e votimeve, pranë makinave të numërimit (Dominium), kur komisionerët
e tjerë ishin përzënë në shtëpi nga kryekomesionerja e zgjedhjeve, që
ishte aktiviste e flaktë e partisë
demokrate.
Fatmirësisht këtë shkatërrim zgjedhor
dhe vjedhje skandaloze të votave kundër Presidentit Trump, populli i zemëruar
amerikan e pa direkt nga videot origjinale prej 8 orësh, që u bënë shumë shpejt
publike në shumë website, loget personale, gjatë dëgjimit të dëshmive fizike
dhe okularë të qytetarëve, vëzhguesve, votuesve para Kongresit dhe Senatit të
shtetit të Xheorxhisë nga trasnmetimi i plotë nga kanalet e pavarura televizive amerikane dhe
botërore.
Rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter, Google, Youtube
nuk lejuan të publikohen skandalet e shekullit, duke bërë çensurë të hapur, në
kundërshtim me ligjet e Kushtetutes amerikane, për lirinë e fjalës dhe
shprehjes. Ata fshehën me qëllim të vërtetën e u bënë pjesë e lojës së madhe
manipulative të korrupsionit kriminal, që ata organizuan hapur kundër popullit
amerikan.
Departamenti i Drejtësisë dhe FBI, të cilët paguhen
rregullisht nga taksat tona, nuk morën asnjë hap konkret parandalues, për
hetimin e korrupsionit, të cilën amerikanët e thjeshtë ua tregonin atyre dhe
popullit me video, fakte, dokumente, intervista, dëshmi të qytetarëve të
ndryshëm në shumë shtete, që më përpara ishin betuar para ligjit se do të
tregonin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, mbasi në të kundërt ata mund të
denoheshin deri në 5 vjet për dëshmi të rreme.
Kurajon e qytetarëve të ndershëm amerikanë, të etur për
drejtësi sipas ligjit, për të thënë të vërtetën u mohua me turp nga Prokurori i
Përgjishëm i SHBA-së, Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së dhe gjykatat e
larta dhe të niveleve të ulëta të shtetëve, ku u bë manipulimin dhe vjedhja
skandaloze e votave.
Kur ky shkatërrim elektoralë ndodh në mes të ditës
në SHBA, që është shteti më demoktratik në botë, çfarë dhe si mund të kërkohet drejtësi për
manipulime dhe vjedhjet e votave popullore në shtetet e diktaturave të egra
komuniste, ish socialkomuniste si dhe vendet e pazhvilluara të botës së tretë
kudo në botë!?
Këto seanca publike dhe të hapura me dëshmi, prova dhe
fakte, u ndoqen Direk (Live) në internet, në shumë kanale televizive, ku
njerëzit tregonin masakrën e madhe të shekullit të vjedhjeve dhe manipulimit të
zgjedhjeve presidenciale, për Kongres dhe Senatin e SHBA-së.
Ajo që është më
absurdja mbetet fakti se Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së, argumentoi plot
frikë dhe e gjunjëzuar para të keqes, se nuk do të merrte në shqyrtim asnjë ankim nga
frika e protestuesve të BLM dhe Antifës, të cilët deri asokohe kishin djegur
dhe plaçkitur shumë qytete dhe shtete, të drejtuar fatkeqsisht nga governatorët
dhe kryetarët e bashkive antarë dhe simpatizantë të partisë demokratike
amerikane.
Është e turpshme dhe
anti-Kushtetuese, të mendohet se këto gjëra skandaloze dhe të denueshme
moralisht dhe ligjërisht ndodhin në shtetin më demokratik në botë, e cila
mundohet të përhap vlerat e demokracisë së saj model, në shtetet e tjera, ku
sundojnë diktaturat, qeveritë totalitare dhe vrastare komuniste dhe në vendet e
tjera të prapambetura të botës së tretë.
Si mundet që
ambasadorët e
SHBA-së në Prishtinë apo Tiranë, ti bëj moral dhe jap leksione për zgjedhjet e
ndershme dhe demokratike apo luftën kundër korrupsionit në zgjedhjet e Kosovës
dhe Shqipërisë, që
kanë dalë nga sistemet komuniste, kur këto dukuri komuniste, anti-demokratike
dhe korruptive u bënë fatkeqissht në radhë të parë këtu në SHBA, në zgjedhjet
presidenciale, për Kongres (435 vende), Senat (disa vende) dhe ato lokale për
governatorë etj.
Ajo që është qesharake dhe absurde këto ditë (qershor, 2021) nga rinumërimi
i votave (audit), që po bëhet në shtetin e Arizonës, del se të vdekurit nën dhe
mbi 100 vjeç kanë aplikuar
në formularët shtetërore online, për të votuar me datën 3 nëntor 2020. Kjo i
ngjason filmave amerikanë me zambi.
Nga qindra vota të verifikuara sot, u zbuluan se votuesit që kanë hedhur fletët e mbushura të
votimit nuk ishin rezidentë në Arizona, duke votuar më pas edhe në shtetin ku
ata janë resident.
Nga verifikimi i listave zyrtare të votuesve, del se ka shumë dublikante,
pra njerëz të rregjistruar 2-3 herë, për të rritur artificialisht numërin e
votuesve, e cila u reflektua nga rinumërimi i përgjithshëm i votave në shtetin
e Arizonës.
Një aspekt tjetër korrupsioni dhe mashtrimi të
turpshëm, që u zbulua këto ditë, është se ka pasur një numër shumë të madh të
votuesve nën moshën 18-vjeçare, shifër e cila në shtetin e Arizonës arrin deri në 20,000 vetë, kurse në
shkallë kombëtare në miliona votues fiktive, që nuk
ekzistojnë.
Makinat e numërimit në të gjithë SHBA-në, kanë qenë të lidhura me
internetin, në kundërshtim me ligjin. Miliona vota në favor të Presidentit
Trump, janë konvertuar nga makinat e numërimit në favor të Joe Biden.
Në shumë lokalitete, qytete dhe zona tradicionalisht konservatore
republikane nga verifikimi i votave të tyre del se ato kanë “votuar” 100% për
Joe Biden, në një kohë që popullsia e këtyre zonave të elefantit të kuq, kanë
qenë donatorët financiare më të mirë të fushatës elektorale të kandidatit
republikan, Presidentit Donald J. Trump.
Një komision miks i ngritur në muajin janar 2021, ka zbuluar vjedhjen dhe
manipulimet masive të votave në Detroit në shtetin e madh industrial të
Michigan-it, e cila është përsëritur si sistem manipulimi me kompiuter në
mënyrë zinxhirë edhe në 50 shtete të tjera të SHBA-së.
Në shtetin Nevada mbi 42,000 njerëz kanë votuar më shumë se një herë dhe
mbi 1500 vetë kanë “votuar” edhe pse realisht nga verifikimet e zyrtarëve
lokalë dhe dëshmitë e të afëmve të tyre figurojnë se janë të vdekur. Interesante janë
shifrat e tjera, ku midis tyre është zbuluar se 19,000 vetë kanë votuar edhe
pse nuk janë rezidentë në Nevada.
Mbi 8000 vetë (të rinj), që nuk janë student në Nevada, kanë votuar atë
ditë, ndërsa rreth 4000 vetë (emigrantë pa dokumente) kanë votuar edhe pse nuk
janë me shtetësi amerikane.
Në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, janë identifikuar mbi 120,000 vetë, që kanë
votuar disa herë në Nevada. Shumë persona që kanë votuar nuk kanë paraqitur
para komisionit elektoral të zonave asnjë lloj karte identiteti (ID), ndërsa
shumë qytetarëve të tjerë të regjistruar si republikanë nuk u figuronte emri
dhe mbiemri në listat e qendrave të votimit.
+ + +
Një aspekt i rëndsishëm i librit të ri në fjalë, është
tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona.
Populli ebrejt dhe ai shqiptar, historikisht kanë pasur marrëdhënie
shumë të mira me njeri-tjetrin edhe pse në territorin iliro-arber-shqiptar,
besimi islam-otoman, zë përqindjen më të lartë të popullisë.
Praninë e hershme të ngulimeve hebreje në Kosovë
kryesisht në territorin e Novobërdës e dëshmon defteri otoman i vitit
1498-1499, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.
Vendosjet hebraike në kohën osmane në Shqipëri ishin në
qytetet-porte shqiptare, sepse aty mbërrinin kryesisht të arratisurit hebrenj
nga Spanja, Portugalia dhe Italia.
Asokohe pushtuesi kolonizator osman ankohej se gjatë
revoltave shqiptare kundër shtetit islamik perandorak turk në vitin 1911,
pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur
rebelët shqiptarë.
Vijimsinë e vendbanimeve të tyre ndër shekuj në trojet
arbërore e tregojnë më sëmiri edhe gjetjet e gjurmëve në mbetjet e varrezave me
mbishkrime ebraike. Historikisht, dihet se varrezat janë padiskutim gjurmë të
qarta, që dëshmojnë ekzistencën dhe vazhdimësinë e një popullsie apo komunitetit
ebrej në një lokalitet të caktuar.
Kështu duhet thënë, se dëshmitë e burimeve të pasura
historike, tregojnë se Kosova u bë si pikë tranziti e rëndsishme për emigrantët
ebrejt. Mijëra hebrenj, që shkuan në Shqipëri e përdornin territorin e Kosovës
si pikë tranziti.
Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pushtua nga
nazistët. Dihet se gjatë luftës së Kosovës 1999, shteti mik i Izraelit luajti
një rol të rëndsishëm, ku dërgoj ushtrinë e saj në fshatin Bllacë, të cilët me
bujari sollën ndihma të shumta humanitare, ushqime, doktorë, infermierë, barna
(ilaçe), veshmbathje dhe morën me vete mbi 100 refugjatë shqiptarë në
Izrael.
Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe
Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike,
një meritë të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J.
Trump.
Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe
Serbia, fatmirësisht nënshkruan
dakordimin, për normalizimin ekonomik, ndërmjet tyre në praninë e presidentit
amerikan Donald J. Trump.
Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit,
për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën
Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.
Dokumenti historik, që u nënshkrua ndarazi parashihte që
Kosova të hap Ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë Ambasadën e
saj nga Tel Avivi në Jerusalem më 14 mars 2021.
“Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike, hapë
rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha
të tjera të interesit të përbashkët”, vlerëson Vjosa Osmani Presidente e
Kosovës.
Ana e tjetër e medaljes ishte se ndryshe paraqitet shteti
amë Shqipëria, në lidhje me marrëdhëniet me shtetin e Izraelit, mbasi atje
ekzistonte vazhdimisht antisemitizmi tradicional i qeverive komuniste dhe
“demokratike” të Shqipërisë në vitet 1949-2020, pranë Selisë së OKB-së në New
York.
Studiuesi Klajd Kapinova në analizën e tij në këtë libër
shkruan: “Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë neo-komuniste pro
Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA-në, është turpi i radhës së
administratës anti-amerikane të Edvin Kristaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë
dikur babai i tij shpirtëror diktatori anti-amerikanë dhe anti-izraelitë Enver
Hoxha.
Asambleja e
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër
dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton
njohjen e SHBA-së për Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i shtetit të Izraelit.
Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro Rezolutës së OKB-së,
është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin tashmë me gropa 24/7
ditë në javë apo 365 ditë të vitit, se është “mik” i SHBA-së.
Ky nuk është
thjesht një qëndrim qeveritar i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë, me
vetëdashje të interesave shqiptare strategjike. Nuk është hera e parë, që
qeveritarët socialkomunistë shqiptarë janë radhitur me vetëdije në anën më
negative të historisë.
Për hir të së
vërtetës historike, duhet theksuar, se Libri i Shenjtë, Bibla e permed Jeruzalemin
95 herë si kryeqytetin e lashtë të ebrejve, me një histori brilante të
lavdishme mbi 3,000-vjeçare…
Shqipëria e
varfër dhe një ndër vendet e prapambetura të botës së tretë, humbi $105.000.000
me votën e saj kundër SHBA-së dhe fitoi simpatin e palestinezëve të Hamasit.”
Shqiptarët
fatkeqsisht, janë historikisht e keqja e vetes së tyre, duke qendruar si
zakonisht gjithnjë në anën më negative të historisë, jo vetëm në vendlidje, por
edhe jashtë saj. Ata vazhdojnë të ecin me mentalitetin dhe logjikën primitive
komuniste orientaliste neo-otomane sot.
Sot, më shumë
se kurrë trojet etnike shqiptare, sikurse thotë autori i librit të ri, duhet të
shikojnë interesat e tyre kombëtare, ashtu sikurse thotë Presidenti Trump:
America First, e cila duhet të jetë një model shumë i mirë për ne si: Albania
First dhe Dardania First.
Fatmirësisht deri
tani administrata Trump, falë një pune përkushtuese, arriti të bej realitet
platformën elektorale të republikanëve patriotë, nën moton e suksesshme: America
First.
Shumë pak shqiptaro
amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet
ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht nuk
kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë të
mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare.
Megjithatë duhet
thënë ana pozitive, se shtetet tona si Shqipëria dhe Kosova, vazhdimisht janë
ndër vendet kryesore në botë, për simpatinë dhe respektin e veçantë, që
tregojnë gjithnjë për SHBA-në, pavarësisht se kush drejton politikisht shtetin
republikanët patriotë apo ekstremistët e majtë demokratë.
Në Shqipëri dhe
Kosovë, gjatë 4 vitëve 2016-2020, nuk u hap asnjë fabrikë dhe punësime të reja,
ndësa Presidenti i palodhur Trump, ka arritur të punësoj në fabrika të reja apo
të rinovuara etj., mbi 1,000.000 punëtorë, me përfitime shëndetësore etj.
Trump dhe
administrata e tij, me enërgji të pashtershme bëri investime të mëdha në
bujqësi, për fermerët amerikanë. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA,
janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me produktet e
dobëta dhe të lira kineze etj.
Gjatë kësaj
periudhe, sipas shifrave të pavarura federale mujore, del se papunësia, është
ulur në masën 3.6%, duke qenë një rekord në të gjithë historinë e SHBA-së për gati
50 vjet.
Në libër trajtohen gjerësisht dhe me
fakte tema delikate të kohës mbi George Floyd se a është ai hero apo diçka tjetër, lëvizjet
maksiste BLM, Antifa etj., sikurse këtu lexojmë me kënaqsi biografinë e pasur
të analistes konservative, vajzën e zgjuar dhe inteligjente plot kurajo
afrikano amerikanen Candace Owens.
Me interes është edhe përshkrimi realist i
basketbollistit të famshëm me ngjyrë afrikano amerikanë LeBron James, i cili,
për habi të të gjithëve jeton në zonën e njerëzve të privilegjuar të bardhë, në
një shtëpi me kosto astronomike mbi 100 milion dollarësh dhe ai flet e shkruan
me hipokrizi kundër policit të bardhë, që si hero i shpëtoi jetën një
adolishente me ngjyrë afrikano amerikane, e cila u kërcenua për vdekje (me
thike) po nga një vajzë me ngjyrë afrikano amerikane.
Asnjëherë në mediat shqiptare nuk është shkruar se
kush është lëvizja e pastër marksiste BLM, që sot është e maskuar si trazirë
absurde raciale.
Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i
këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.
Amerika, me gjithë baticat dhe zbaticat e veta historike,
shpreson dhe beson shumë në Zotin dhe drejtësinë, se një ditë ajo do të fitoj.
Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, me përvojë si
gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar dhe botuar disa libra dhe mijëra
shkrime me tematika të ndryshme në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe
jashtë kufijve të vendlindjes dhe këtu në SHBA. (New York 2021)