Kulturë
Jahja Drançolli: Emri serb u shfaq për herë të parë zyrtarisht në objektivin e historisë sipas nenit 39 të "Kodit të Dushanit 1349, 1354"
E hene, 20.09.2021, 05:18 PM
Jahja Drançolli:
Emri
(etnonimi) serb, u shfaq për herë të parë zyrtarisht në objektivin e historisë
sipas nenit 39 të "Kodit të Dushanit 1349, 1354"
Duke
rilexuar dhe studiuar në aspektin krahasues "Kodin i Dushanit, 1349,
1354", i cili ka si objektiv kryesor kodifikimin e pushtimeve më të mëdha
gjatë Historisë Serbe, këto synime që bazuar në kodin e përmendur janë
përsëritur shumë herë dhe sidomos kohët e fundit nga kapërcyelli i shekullit
XX.
Pas
pushtimeve të mëdha të Dushanit, ai u përball me marrëdhënie të komplikuara
politiko-shtetërore si brenda ashtu edhe jashtë. Ai mendoi se do t'i zgjidhte
problemet duke e shpallur veten perandor sipas një diplome të lëshuar nga
kancelaria e Raguzës: "Stephanus, Die gratia Romaniae, Sclavoniae et
Albaniae emperator" ("Stephen [Dushani], perandor i Bizantit,
Slavonisë dhe Arbërisë" , në 1346), dhe themelimi i Kryepeshkopatës në
rangun e Patrikanës me seli në Zhiçë dhe Pejë.
Ajo
që tërheq më shumë vëmendjen këtu është se, në vend të apelativave të njohur
deri në atë kohë: Rascia, Rassia, Sclavonia, pra Rasha dhe Sklavonia/rashanët
dhe sllavët, sipas nenit 39 të "Kodit të Dushanit", për herë të parë
në burime zyrtare burimet përmendin konceptin, serb/serbli. Deri në këtë
shpikje të etnonimit të ri të serbëve, Dushan erdhi duke marrë si model kodet
bizantine, sipas të cilave perandori bizantin ishte perandori i
"Romajëve", dhe në këtë kontekst Dushan nga 10 prilli 1346 filloi ta
quante veten perandor i "Serbëve, Romajëve, Bullgarëve dhe Arbërve".
Burimi:
Neni 39 i “Kodit të Dushanit, 1349, 1354” (dorëshkrimi i Prizrenit)!