Kulturë
Atdhe Geci: Mërgimi asimilon!
E merkure, 15.09.2021, 06:06 PM
DRITË SHQIPESH NË LANGEN TË HESENIT
Mërgimi nuk prodhon
shqiptar, mërgimi asimilon!
Nga
Atdhe Geci – Dormund, Gjermani
Në
Gjermani në Landin e Hesenit me 13 shtator u hap shkolla shqipe me 35 nxënës,
në kuadër të shkollës Adolf Reichwein Schule në qytezën, Langen. Nxënia e
dijeve në gjuhën shqipe është shumë e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës, të
gjakut dhe të identitet kombëtar. Hapja e shkollës shqipe në Landin e Hesenit,
në Langen u bë e mundur nga organizimi i prindërve të fëmijëve, dhe
bashkëatdhetarit tonë, atdhetarit, Debatik Vata dhe poeteshës së shquar
shqiptare, Seveme Fetiqi. Hapja e Shkollës Shqipe me mësim plotësues në gjuhën
shqipe nga klasa e parë e deri në të dhjetën, është një vepër e shkëlqyer për
fëmijët mërgimtarë në Langen të Landit të Hesenit në Gjermani. Aktualisht në
Republikën Federale të Gjermanisë janë rreth 600 qind mijë shqiptarë të mërguar
nga të gjitha pjesët e atdheut tonë. Në kuadër të këtij numri të trishtueshëm
mërgimtarësh tanë, prej tyre rreth 100 mijë janë fëmijë. Mësimi në gjuhën
shqipe në Gjermani nuk është dhe aq i organizuar. Nga ky numër i madh i
fëmijëve mërgimtarë në Gjermani, në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe janë të
përfshirë rreth 10 % të fëmijëve mërgimtarë. Përfshirja e fëmijëve mërgimtarë
në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, le shumë për të dëshiruar. Plaga e
mërgimit vazhdon të jetë e hapur për kombin tonë të shpërndarë!...