Kerko: a
Kalosh Çeliku: Poeti që nuk është djegur në zjarr nuk e di se çka është zjarri
E shtune, 14.08.2021, 11:37 AM
POETI QË ËSHTË DJEGUR NË ZJARR
E DI SE ?KA ËSHTË ZJARRI
NGA KALOSH
ÇELIKU
(Rojet e Shtëpisë)
Ende, e mbaj në
mend Babain
I donte, kafshët
shtëpiake:
Përveç, qeve. Lopëve.
Dhenëve
Ogiçve brirë
pëdredhur. Pulave.
Gjelit
kryengritës, mbi gardh
Edhe, Qenin. Macen
për minjë.
Sot, u binda: Pse,
Babai kaçak
I donte, këto
kafshë shtëpiake:
Me Tomi Juniorin
rrugaç: Kur,
Ai, e hante para
dere një mi...
(Porosia e Qeverisë “përbashkët”)
Porosia e Qeverisë
të “përbashkët”:
Popull, kini
kujdes! Respektoni masat!
Qeveritare. Ne,
mund të dalim pa maska:
Dhe, organizojmë
manifestime politike
Po, ju rrini në
shtëpi edhe me maska!
Them: Jepni
popullit ushqim cilësor
Vitamin D. Pak
rreze. Dielli mbi Mal!
Jo, Koronavirus.
Lopë shterpa Katundi
Qeveri, me
“armikun e padukshëm”
Nateditë,
Pasmednate pas porte.
I keni rritur
masat Policore Qeveritare:
Katër anëve,
rrethuar me Koronavirus:
“Besë” politike.
Pabesi. “Liri” artistike.
Shkak, që Sot, u
përgjigjem publikisht:
Populli do: Bukë!
Liri. Jo, Koronavirus!...
(Lufta ime vashdon
me Poezi erotike)
Edhe, “miqtë” e mi
partizanë partiak
Veshur këmbekrye
“kuqezi”. “Liri”.
Nuk më shajnë Sot,
si Dje në gazeta:
As kërcnohen me
komente. Atentate.
Gazetave. Portale
partiake me taxhi
Përqafe. Një post
politik në Qeveri.
Një vend pune. Një
?mim shtetëror
Rrogë argati të
marrin pa vend pune.
Rrufjanët, që
rrinë në shtëpi. Biruca
Me shpifje. Denoncime në Polici.
Gazeta.
Radio-televizone “shtetërore”:
Debate trusakate
të politikanëve qorra
Që, të vrasin
Natën. E, të qajnë Ditën.
Sot, nuk e djegin
banesën. Shtëpinë
“Xhipin” e Babait,
para dritareve.
Përditë, nuk më
vrasin ende në pusi
Shkaku, shpikjes
të një metode të re:
Është i çmendur.
Nuk meriton fjalime!
Kurora lulesh
plastike, qajmë mbi varr
Shpallim dëshmor
lufte. Përmendore.
Sot, eci lirshëm
në Shkupin Shqiptar...
(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021
të pimë te “Parku i Grave”)
Jo, nuk dua verë.
As, ibrikë raki rrushi
Dy shtama me verë
të Mikes Laydi Di.
Përveç, Një
Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:
Dy Shamikuqe,
lidhur për brezi. Egër.
Dy shtama me verë,
rrëzojë në shtrat
“Armikun e
pabesë”, ta vras një Natë!
Jo, nuk dua raki
rrushi. Verë me shtama
I dua, Dy shtamat
me verë të Rrugaçes!
Mbi kokë, lidhur
me Dy shami për brezi:
“Armikun e
pabesë”, ta vras në shtratë!...
(Sonte pas politikanëve
e mora vaksinën B.)
Padashtatas, mbeta
vonë në Tavernë
Me rakinë e
rrushit. Dhe, Birrë Rrapi.
Papritmas, erdhën
disa kalimtarë rasti
Matanë, karshi
meje e shtruan me meze:
Raki rrushi.
Dashuri. Biseda politike.
Mbarëprapë. Biseda
dalldisi, mori fushën
Me raki rrushi.
Nacionalizëm serbomadh.
Mysafiri, dikur
nxori një nështetësi serbe
Ia dorëzoi mikut.
Nikoqirit, “maqedonas”.
Unë, matanë
tavolinës pija birrë Rrapi
Dhe, e prisja
kamarieri ta bëj pagasën.
Dikur, kamarieri
erdhi, dhe dola në rrugë
Borë e madhe,
jashtë biente flokë - flokë.
Thashë, me vete: E
mora, vaksinën B.
Sonte, kundra
Koronavirusit. “Armik”...
(Vetë Sonte do shkoj në Shtëpi)
Edhe, Sot kam pi
birrë të errët
Dihet, atë: Si një
bollë shullani.
Kokëmëkokë me
dëllinja Parku:
Jo, atë të
zakonshmen me Diell
Po, birrën me
vitamin H. Qiell.
Natën, kthehem
këmbë rrugës
Mezi eci nga
“Parku i Grave”.
E hiqja vallen e
burrave tetëshe
Pas meje, dëgjoj
një zë Gruaje:
Zotëri, a jeni
mirë? Dhe, sonte
A, keni pak nevojë
për ndihmë?!
Jo, i përgjigjem
pa e këthyer kokën
Vetë, Sonte do të
shkoj në Shtëpi...
(Nata e arratisur Sonte
nuk do Hënë)
Nata e arrrrtisur,
Soonte nuk do Hënë
Po, Diell me
rreze, majë maleve!
Edhe, atë:
mëngjesin, pasi e kemi hëngër
Vetë. E, Drekën,
me Mikun e Shtëpisë
Darkën, patjetër
me armikun e pabesë.
Nata e Sotshme,
nuk do Hënë mbi Mal
Po, Diell. Edhe,
atë: Majë Maleve...
(Kopilin ua lë pas dere)
Dhe, mezi dola nga
Parajsa “muslimane”:
Ferri, ku e kisha
varros përsëgjalli Veten.
Punemadhe, kush
është Kalosh ?eliku
Që, atë ditë bëri
problem në “Bit-Pazar”:
Rrugaç.
Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rrebel
Padyshim, edhe,
“mik” i partive politike?!
Megjithatë, Është:
Kalosh ?eliku. Rrebeli
Që, Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere.
Dhe, e kalon Natën
me Gratë besnike.
Edhe, Ky është:
Kalosh ?eliku - Rrebeli
Që, Sot: Haptas,
Kopilin ua lë pas dere...
(Poeti që nuk është djegur në Zjarr
nuk e di se çka është Zjarri)
Poeti. Që, nuk
është djegur në Zjarr
Ende. nuk e di,
se: ?ka. është Zjarri.
Nuk, e di, se: ?ka, është Zjarri...
(Dita e arratisur
Sot nuk do Hënë)
Dita e arrrrtisur,
Sot nuk do Hënë
Po, Diell me
rreze, majë maleve!
Edhe, atë:
mëngjesin, pasi e kemi hëngër
Vetë. E, Drekën,
me Mikun e Shtëpisë
Darkën , patjetër
me armikun e pabesë.
Dita e Sotshme,
nuk do Hënë mbi Mal
Po, Diell. Edhe,
atë: Herët, Majë Maleve...
(Gruaja besnike)
I dëbova armiqtë
rreth Meje. Edhe Miken
Vetëm Poezinë nuk
mund ta përzë. Nuk ikë.
Është, Grua
besnike. E do Burrin...
(Nga Libri me poezi: BURRI GRAVE).