Kulturë
Albert Zholi: Arjana Fetahu - Sa do të doja...
E marte, 10.08.2021, 06:58 PM
"Sa do të doja..." vëllimi poetik i Arjana Fetahut që të trazon ndjenjën
Nga
Albert Z. ZHOLI - shkrimtar,
publicist
Libri
me poezi "Sa do të doja..." i poetes Arjana Fetahu (Gaba), vjen në
një kohë Pandemie, kur bota nën pushtetin e saj ka humbur gjallërinë dhe jetën
kolektive. Ndoshta është kjo situatë, kjo mënyrë e re jetese, që i ka dhënë
shtrysë autores për të botuar librin e ri me poezi. Ky libër frymon me një erë
të re optimizmi, me teamtika që përmbajnë
mesazhe të qarta njerëzore, artikulim estetik ku metafora zë një vend
kyç, që harmonizon tematikën dhe idetë e saj në poezi. Duke ndjerë me realizëm problematikën e jetës
në këto 2 vite, autorja nëpërmjet qëmitimit të kësaj koherence ka zbërthyer në
mënyrë elitare shkaqet, pasojat e dhimbjes duke bërë një strukturim të
kujdesshëm të lëndës apo të subjektit delikat. Në libër gjen, atdheun, pandeminë,
vajzën, djalin, shoqërinë, burrin, dashurinë, dhimbjen, dyzimin, nënën, babanë,
plagët e shoqërisë, ëndrrat, vegimet,
melankolinë e përjashtuar, dhimbjet e jetës, por aty gjen me plot ndjenjë
Çamërinë, dhimbjen e madhe të çdo shqiptari të ndershëm. Në situatë të veçanta
dhimbja e saj është në përmasat e
ndjeshmërisë së nënës hallemadhe, ku ajo si një shërbëtore ndaj dhembjes dhe
dashurisë, shtegëton dhe reagon me përkujdesje
ndaj fenomeneve duke dhënë shkëndija shprese dhe buzëqeshjeje besimi, deri në
përmasat kërkuese ndaj eksistencës.
Arjana Fetahu (Gaba) me
përkushtim edhe përtej asaj që shfaq në pamjen e jashtme delikate, në këtë
vëllim përcjell varg elegant, poezi plot hijeshi, një harmonizim sharmant që ka të bëjë me kultivimin që ajo i bën
poezisë si portretizim artistik. Jam drithëruar ku kam lexuar poezitë kushtuar,
fëmijëve, prindërve, por sidomos nënës….
KULAÇI
Nëna mblodhi miellin e fundit,
Dhe
e mërzitur uli sytë,
Me
duart e dridhura nga nga hallet dhe
mundi,
Gatoi
kulaçin e fundit atë ditë.
Ne
rrinim rreth saj si zogj dimërakë,
Të
mardhur nga era dhe acari,
Me
zor prisnim shenjën të na ftonte për darkë,
Të
dilte kulaçi nga zjarri.
E
dinim që me të s’do na shuhej uria,
Dhe
stomaku do mbetej prapë bosh,
Por
në duart e nënës rri vetë dashuria,
Dhe
ato ke dëshirë ti vështrosh.
Prandaj
fshinim lotët dhe zinim të qeshnim,
Harronim
urinë dhe mjerimin,
Kulaçi
i vogël me miellin e fundit,
Nuk
mund të na e vriste gëzimin.
Kjo
poezi sjell një dimension të ri një dhembje universale, një dashuri që nuk njeh
përmasa. Kulaçi nga duart e nënës të ngop më shumë se çdo ushqim tjetër. Në atë
kulaç ka dashuri, ka lot, ka mirësi, ka dhembshuri, ka falje, ka urim, bekim
nga zemra e nënës. “Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka
dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj!” – Maxim Gorky. “Dashuria e nënës është karburanti që lejon
një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!” – Marion C. Garretty.
Jo
pak here, në themel të poezisë së autores qëndrojnë fjalë të urta që ajo i ka
mësuar nga prindërit dhe i ka pasur si udhërrëfyese në jetë. Tek këto fjalë që
janë si busull dhe mburojë jetësore, autorja ka përcjellë në
stilin e saj vargje ku marrin konture të qarta dashuria për popullin, atdheun,
trimërinë, lirinë, për ndershmërinë, vendlindjen, për miqësinë, besën, punën,
pra për ato virtyte dhe cilësi origjinale që e kanë dalluar në shekuj popullin
shqiptar. Një kostum poetik ky që idealizon historinë shqiptare. Çamëria pa
asnjë dyshim është njëra nga plagët më të mëdha të kombit shqiptar me fatin më
tragjik në Evropë. Autorja e këtij libri është një vajzë çame. Një vajzë që i
dhemb po aq sa prindërve të saj toka e të parëve që i kanë dëbuar
padrejtësisht. Ne si komb u copëtuam padrejtësishtë nga fuqitë e huaja ku
tashmë dhimbja më e madhe quhet Çamëri. Çamëria jonë, ky territor historikisht
i Shqipërisë edhe kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë me 28 Nëntor
1912-të, ishte pjesë e këtij akti madhor dhe Ismail Qemaili, kryeministri dhe
babai i shquar i kombit, shënoi emrin e Prevezës së bukur në pergamenën e
Pavarësisë. Çamëria gjithnjë ka qenë shqiptare, autoktone dhe këtë fakt e di
gjithë bota ndaj ne nuk duhet të harrojmë gjenocidin e Greqisë, Zervën, ato
mijëra viktima. Ja si shprehet autorja:
ERDHA NËNË ÇAMËRI
Erdha nënë Çameri, erdha,
Erdha unë, mbesa jote
nga Shqipëria,
Erdha të shoh pak nurin tënd,
Erdha të shoh shtëpitë e
mia.
Ëndrra
e autores është të kthehet te vendi i të parëve, te shtëpia e braktisur, te
tokat e lëna djerrë, te varret e stërgjyshërve, te kujtimet e gjyshërve, aty ku
kujtimet e fisit kanë një histori mijëravjeçare. Përderisa ëndërron, autorja ka
shpresë, ka dëshirë, ka një amanet që se tret dheu, që ajo beson në kthimin e
madh. Së fundmi dua të theksoj se, ky vëllim poetik është një nismë konkrete
individuale e autores që jetën nëpërmjet vargut ta shohim me të gjitha ngjyrat
e ylberit, jo vetëm bardhë e zi. Vërtet Pandemia na ndau, por dhe na mësoi se
si të jetojmë ndryshe, si të mendojmë ndryshe, por mbi të gjitha se si të duam
ndryshe. Pra, si të duam pa urrejtje, pa xhelozi dhe ligësi, pasi jeta na ndesh
me të papritura të pabesushme ku vetëm e bukura, njerëzorja mund të na sjellë
triumfin ndaj së keqes. Autorja nuk idealzion asgjë, por konkretizon jetën me
të mirat dhe me të këqiajt dhe mbi të gjitha servir rrugën e lumturisë
nëpërmjet punës dhe respektit reciprok, si çelësi i artë për një jetë të
begatë. Në këtë libër autorja ka një vargëzim estetikisht luajal, artistikisht
elegant ku ndërthurja e vargut të lirë me atë modern përcjellin te lexuesi se
kemi të bëjmë me një autore larg shabllonimzit dhe plagjiaturës, ku vargu del
organik, i virgjër, larg sforcimeve dhe mbingarkesave pa shije.