Kulturë
Gjon Keka: Vula e vogël apo sekrete e Gjergj Kastriotit
E diele, 08.08.2021, 07:27 PM
Vula e vogël apo sekrete e Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Se
Gjergj Kastrioti kishte njohuri të thellë për të kaluarën, shihet nga kjo, se
ai në mesin e vulave të tij kishte edhe vulën e vogël apo sekrete e cila kishte
figura simbolike të lashtësisë apo mitologjike.
Është
e mundur që kjo vulë e Gjergj Kastriotit të jëtë përdorur vetëm për qëllime të
brendshme të tij qoftë ato financiare, diplomacisë sekrete etj.
Ndërsa
vula në fjalë përshkruhet nga studiuesi prof.Tefik Geci si vijon:
„Vulën
e vogël Gjergji e përdori njëherit edhe si unazë personale, prandaj kjo vulë
bënë pjesë në grupin e vulave“ sigillum annulare“, d.m.th. Vulë unazore. Vula e
vogël e Skënderbeut ka qenë sekrete, prandaj është quajtur si vulë „sigillum
secretum“. Në të vërtetë, kjo vulë ishte gemë antike, e cila nga aspekti
figural e ornamentik, i takonte grupit intala, sepse në të origjinali ishte
negativ e që si gjurmë në dyll e linte pozitivin. Kështu, pra, vula e vogël e
Skënderbeut, lë gjurmë më të bukura në dyll, se sa ishte vetë origjinali i
punuar nga materia e shtrenjtë e përafërsisht gur i çmueshëm.“
Imazhi
bashkëngjitur i vulës së Gjergj Kastrioti është nxjerrë nga vepra“Mbi
sfargjistikën e Kastriotëve“, të autorit prof.Tefik Geci, 1968“.libri gjendet
poashtu edhe ne Bibliotekën nacionale në Vjenë.