Kulturë
Gani Qarri: A kishte Isa Mustafa dijeni mbi urdhërdhënësit dhe dorasit e vrasjeve?
E enjte, 25.02.2021, 09:50 PM
A kishte Isa Mustafa dijeni mbi urdhërdhënësit dhe dorasit e vrasjeve?
Nga
Gani Qarri
Nëse
bëhet një krahasim sado modest, i rasteve, jo për mijëra të vrarë në
"liri", siç ndodhi në Kosovën e pasluftës, por edhe për një person të
vetëm në vendet e BE-së, si bie fjala rasti i gazetares malteze Daphne Caruana
të vrarë me 16 tetor të vitit 2017, dorasi u arrestua në nëntor të vitit 2019
dhe këto ditë të muajit shkurt, sapo u dënua me 15 vite burg efektiv.
Ndërsa
në Sllovaki, autori i vrasjes së gazetarit 27 vjeçar Jan Kuçiak dhe të dashurës
së tij, më 21 shkurt të vitit 2018, që investigonte veprimtaritë e
kundërligjshme të biznesmenëve të lidhur me politikën e inkriminuar vendore dhe
mafien italiane, u kap dhe gjykua edhe më shpejtë, madje qysh në shtator të
vitit 2020, ai ishte dënuar me 25 vite burg.
Por
krejt ndryshe është në Kosovë dhe vetëm në këtu, tash e mbi dy dekada, nuk
bëhen hetime, gjykim as dënime të vrasësve, as urdhërdhënësve të tyre,vetëm në
këtë vend, si askund në Evropë, nuk ndodhi zbardhja e asnjë vrasje të vetme,
edhe pse nuk kishim të bënim thjeshtë, me një apo dy raste, por me mbi 1800
sosh.
Në
Kosovë mos-zbardhja e krimeve të kësaj natyre, nuk zgjati si në vendet e
rajonit dhe të BE-së, me vetëm 1 apo dy vite, por më shumë se 20 vite, dhe
përmbi dy dekada, nuk u zbuluan kurrë, asnjë nga porositësit e vrasjeve as
dorasit dhe u mbajt në fshehtësi të thellë dhe terr të plotë informativ çdo
lajm i mundshëm mbi to.
Ndaj
pas qarkullimit në media të dosjeve të UNMIK-ut, të vrasjes së Xhemajl
Mustafës, Ekrem Rexhës dhe plagosjes së Fetah Rudit etj, të cilat datojnë qysh
nga viti 2001, pra hiq më pak se 20 vite më parë, tek të gjithë qytetarët e
Republikës së Kosovës, përveç dhembjes dhe kujtimeve të hidhura, ngritët dyshim
i madh dhe përshtypja trishtuese se kryetarët e partive të inkriminuara dhe
udhëheqësit e kriminalizuar shtetëror e institucional, kishin marrëveshje të
fshehtë ndërmjet vete, që të qeverisin dhe bashkë-qeverisin vendin me radhë,
nën kushtëzimin që të mos lejonin kurrë hetimin as zbardhjen e asnjë rasti të
vetëm të afro 2-mijë vrasjeve të pasluftës në Kosovë.
Madje
për tu bërë situata edhe më e komplikuar dhe ngritur dyshime edhe më të mëdha
edhe mbi lidhjet e politikës vendore me urdhërdhënësit dhe dorasit apo vet
autorët e vrasjeve makabre, flet fakti i publikimit të dosjeve të UNMIK-ut, jo
të gjykatave tona të kapura, nëpër mediat publike, të cilat dëshmohet se ishin
të gatshme, tash e mbi 20 vite, por edhe pse kaluan mbi dy dekada, nga
prokuroria e kapur dhe gjykatat e dirigjuara prej politikës kriminale, kurrë
nuk është hetuar as dënuar askush në Kosovë.
Kështu
që me plot arsye dhe të drejtë, lind pyetja e patejkalueshme, se si ka mundësi
dhe a është vërtetë e mundshme që "bash" asnjëri nga udhëheqësit
politik shtetëror e ata institucional, si dhe kryetarët dhe kryesitë e partive
politike në gjithë Kosovën të mos dinin dhe as të mos dinë ende,
"hiq"-asgjë, për dorasit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve të
pasluftës?! Apo vërtetë qëndron dyshimi
se kryetarët e partive të dështuara, kishin marrëveshje të fshehtë ndërmjet
veti, që të qeverisin e bashkë-qeverisin me radhë dhe të mos lejojnë hetimin as
zbardhjen e asnjë rasti, të afro dy mijë vrasjeve, në vitet e pas çlirimit të
Kosovës!
Madje
dyshimet rriten dhe bëhen edhe më të mëdha se vet "Bjeshkët e Nemuna”, kur
gjithandej mediave të Kosovës dhe Shqipërisë, filloi publikimi i
"pa-autorizuar" i dosjeve të vrasjes së Xhemajl Mustafës, Ekrem
Rexhës dhe plagosjes së Fetah Rudit, për të cilat nuk janë deklaruar kurrë
prokuroria as gjykatat tona dhe madje nuk shkruar as shtypi vendor asnjëherë.
Me
këtë akt, tragjikomedia e mënyrës së udhëheqjes shtetërore të Kosovës bëhet
edhe më alarmante, kur nga të gjithë qytetarët dihet mirë fakti se ka mbi 12-13
vite që PDK e kryesuar nga Klani-PRONTO, ka qenë vazhdimisht në krye të shtetit
dhe të pushtetit, ka bashkë qeverisur edhe me LDK-në, AAK-në dhe NISMA-në, dhe
njëkohësisht, për gjithë këto vite,pareshtur ka mbajtur të kapur çdo
institucion dhe ent shtetëror e publik, si dhe ka vendosur në mënyrë arbitrare
për dhe mbi çdo gjë në këtë vend.
Po-ashtu
nga viti 2014-2017,kryeministër ishte vet vasali i Hashim Thaçit, Isa Mustafa,
ndërsa Skënder Hyseni ministër i punëve të brendshme, kurse në 6-7 muajt e
fundit qeverisës, Avdullah Hoti kryeministër dhe AgimVeliu ministër i
brendshëm, por nuk u ndërmor kurrë, "bash hiq" dhe asgjë për zbulimin
e autorëve dhe zbardhjen e rreth 2 mijë vrasjeve të pasluftës.
Isa
Mustafa dhe kryesia e LDK-së, që gjatë gjithë këtyre viteve, emrat e të vrarëve
i përdornin me nostalgji për të fituar vota,pas ardhjes në pushtet, megjithëse
udhëhiqnin vet shtetin dhe dikasteret kryesore të hetimit dhe zbulimit të
vrasjeve,që përveç obligimit moral për përmbushjen e premtimeve që u kishin
dhënë familjarëve, e kishin edhe detyrë ligjore para të gjithë qytetarëve të
Kosovës,që të bënin zbardhjen e urdhërdhënësve dhe dorasve apo autorëve, këta
kurrë nuk e nisën as inicimin e hetimit dhe zbardhjes të paktën të vrasjes së
Xhemajl Mustafës, për të cilën paska pasur dosje të pëgatitura qysh më 2001 nga
UNMIK-u, dhe nuk bënë asgjë në këtë drejtim.
Kështu
që, publikimi nga mediat i dosjeve mbi vrasjet, lenë përshtypjen më të keqe të
mundshme në opinionin mbarëkombëtar dhe ngritë dyshime të pa shuara tek të
gjithë qytetarët e Kosovës, se udhëheqja e LDK-së me Isa Mustafën në krye, jo
vetëm që bashkëpunonin, por kishin edhe
marrëveshje të fshehtë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn e
Fatmir Limajnë, që edhe pas ardhjes në Qeveri dhe pushtet, të mos merren me
hetimin dhe zbulimin e urdhërdhënësve as autorëve të vrasjeve.
Madje,
mjerisht ata duket të kenë bashkëjetuar e bashkëpunuar për gjithë këto vite
edhe me vet urdhërdhënësit dhe autorët e këtyre akteve makaber, ndaj dhe mbeti
çdo gjë në terr, larg familjarëve të të vrarëve dhe gjithë opinionit vendor.
Për
aq më keq Isa Mustafa, për të kamufluar kooketimin e tij dhe të kryesisë së
vjetër të LDK-së, me krimin e organizuar, me vetëdije joshi edhe bijtë dhe
bijat e viktimave nga LDK, që të bëhen pjesë e kësaj partie.
Dhe
ata të cilët dhanë kontributin e vet më të sinqertë, gjithkund ku mundën dhe
arritën, me shpresën se partia për të cilën punonin e kontribuonin, do të bënte
të pamundurën për zbardhjen e vrasjeve të etërve të tyre, nuk e dinin se
bashkëpunëtorët, urdhërdhënësit apo edhe vet dorasit e vrasjeve të baballarëve,
kontaktonin lirshëm edhe me ta dhe shiteshin si miq e bashkëpunëtorë edhe të
pasardhësve të viktimave, apo ndonjëri prej urdhërdhënësve a dorasëve, ndoshta
ishte edhe anëtarë me nam dhe zyrtar i lartë, i të njëjtës parti, pra i vet
LDK-së.
Ndaj
sot mbi dy dekada pas lufte, është tepër e dhembshme dhe tmerrësisht e
vështirë, vetëm të paramendohet, se përkundër faktit që Isa Mustafa mbi 10 vite
qëndroi me dorë të hekurt në krye të LDK-së dhe rreth 2-3 vite ishte edhe
kryeministër i vendit, kurse Skënder Hyseni dhe Agim Veliu, udhëhiqnin
ministrinë e punëve të brendshme, ata asnjëri, as tjetri, jo vetëm që nuk kanë
zbardhur kurrë asgjë, por as nuk kanë iniciuar qoftë edhe një hetim të vetëm,
kundër autorëve të vrasjeve të pasluftës, ani pse u vërtetua publikisht nëpër
të gjitha mediat, se dosjet e vrasjeve, të paktën për disa nga viktimat, ishin
të gatshme, qysh nga koha e qeverisjes së UNMIK-ut, në vendin tonë.
Kështu
që pas të gjitha këtyre informatave të papritura, që pas burgosjes së
kuislingut Hashim Thaçi, po shpalosen më lirshëm në vend, familjarët të cilët
tash e sa vite, defilojnë edhe personalisht në LDK, për neglizhencën e pa
justifikueshme, duhet të ngritin urgjentisht padi penale dhe të kërkojnë hetim
publik nga sistemi gjyqësor i reformuar i Kosovës ndaj Isa Mustafës dhe
udhëheqjes së vjetër të kësaj partie, që nëpër fushata parazgjedhore e kishin
gojën plot akuza, për vrasjet e kuadrove më të larta të LDK-së, emrat e të
cilëve, tash e mbi një dekadë, i keqpërdornin dhe i hidhnin në formë të
fajësimeve anonime e të përgjithësuara në erë, vetëm sa për të fituar vota në
zgjedhje, por siç po vërtetohet tanimë edhe me argumentet e publikuara në
media, pas ardhjes në Qeveri dhe pushtet, kurrë nuk ndërmorën asgjë për hetimin
e vërtetë të kriminelëve as zbardhjen e urdhërdhënësve dhe dorasëve të mbi 1800
shqiptarëve të vrarë, vetëm në vitet e pasluftës në Kosovë.