Mendime
Eduard M. Dilo & Edi Vasi: Gratë Xhamballanje shembull në Zagori dhe më gjerë
E enjte, 14.01.2021, 08:38 PM
Pjestarë
nga familja Xhamballo në vitet 1930
GRATE XHAMBALLANJE SHEMBULL NE ZAGORI DHE ME GJERE
Nga
Eduard M. Dilo & Edi Vasi
Xhamballajt-një
familje e shquar jo vetëm për Sheperin dhe Zagorien, por më gjerë.
Eshtë kenaqësi, obligim dhe dëshirë të shkruash për
Xhamballajt e Sheperit.
Eshtë
ndoshta rast i vetëm në Shqipëri që nuk ka tjeter familje ose fis me këtë
mbiemër!
Gjithë
sa janë me këtë mbiemër, janë vetëm të këtij fisi.
Ndër
vite, shekuj e dekada të tëra ka nxjerrë njerëz të shquar kjo derë; aq sa kënga
popullore e ka përjetësuar në vargje”
Xhamballajt një derë e parë ...”.
Nuk
po ndalemi në këto pak rreshta që po shkruajmë për burrat e shquar të këtij
fisi që koha i njohi, burra të fjalës e të besës, prijës e luftëtarë.
Në
shkrim po ndalemi në gratë e Xhamballanje, zonja tipike zagorite, në jetën e
përditëshme, kudo dhe kurdoherë.
NENE
SAVA, vajzë nga dera e shquar e Levanit,
hyri në këtë familje nuse, vajzë e vogël, dhe u rrit e përshtat me çfarë do
lloj zakonesh e tarbiate-sh, aq sa thirrej “Sava e Xhamballanje”.
Një
grua me një zemërmirësi e çiltërsi që takon rrallë.
Gjithë
brezi i ri i asaj kohe kur ajo jetoi,( tani të moshuar), e kujtojnë me dashuri
dhe respekt Hall’ Savën, ose Nënë Savën si
e thërrisnin.
Nuk
kish nxënës shkolle të mos ta respektonte( shtepitë e xhamballanje ndodhen
pranë shkollës).
Të gjithë e kujtojnë atë për fjalën e mirë që
nxirrte nga goja, përkëdhelitë e gostitë që u bënte fëmijve të shkollës.
Atyre
që u mungonte mundësia të visheshin si shokët, Nënë Sava u blente rroba ose
këpucë.
Bashkëshorti
i vdiq në moshë të re, por ajo plot dinjitet përballoi këtë fatkeqësi dhe rriti
fëmijë shëmbëllorë (4 djem dhe 1 vajzë
), të cilët ju bënë krahë asaj në përballimin e jetës dhe jetesës.
Lufta
e dytë botërore i rrembeu dy djem, Panon dhe Spiron, dy yje, dy lastarë që ishin të shquar në ç’do
hap dhe aspekt të jetës.
Ajo
me dhimbje në shpirt e zemer, me lotë në sy-që e shoqëruan deri në fund të
jetës, nuk u përkul, por me përkushtim
sëbashku me Kalopen, nusen e Spiros, që i la tri femijë të mitur si dhe
me vajzen Viktori i rritën, i edukuan dhe i bënë shembëll mirësie e
gjithëçkaje.
Vangjeli,-Xheli-si
e thërrisnin, në kujtimet që ka lënë e
kujton me dashuri të madhe:
''Për
Dëdën kam respekt të veçantë
Sa
më shumë shtohen vitet e largimit të saj, aq më e madhe më shtohet dashuria dhe malli për të.( V. Xhamballo: kujtime 9-8-2000).
Respekt,
dashuri e dhimbje ndjente dhe Vasilika e dashur dhe e shtrenjtë për të apo
Zoica e urtë, e dashur dhe e mirë që sa herë e përmendim përlotet...
Kujdesi
dhe respekti për Dëdën si nga Xheli, ashtu dhe nga Zoica, Silja, apo Eftua-nuse
e Xhelit-ishte shëmbëllor.
Ajo
thoshte shpesh “djali” për Xhelin dhe “vajzat e Sarandës” për Zoicën e Silen.
Edhe
ne që ishim fare të vegjël, ruajmë dashuri shumë të madhe për Nënë Savën.
Do
jetë përherë e pa harruar.
KALUA,
vajzë nga Kagjinajt- nuse në Xhamballaj, u ingranua dhe u bë njësoj me familjen ku shkoi nuse.
Në
kujtesë për këdo që e njohën ka ngelur grua tipike sheperjote-zagorite: e
zonja, nikoqire, e fjalës, ku fjala e saj qe e sinqertë dhe e dëgjonin dhe e
respektonin për ç’ka thoshte.
Ngeli
e re, e ve’ se burrin ja arrestuan nazistët dhe e pushkatuan në kampin famkeq
të Prishtinës.
Rriti
tri femijë shëmbëllore, të cilët ishin shëmbëll mirësie kudo.
Çmonte
dhe vlerësonte shumë vjerrën e saj, (Nen' Saven), apo kunatën Viktori që të
tria bashkë përballuan fatkeqësitë që u ndodhën dhe mirë -rritën fëmijët
jetimë.
Rrobat
e zeza të tria këtyre grave dinjitoze, nuk ju hoqën nga trupi.
Vuanin në shpirt tragjeditë e mëdha që shkaktoi
lufta.
Gjithmonë
ishin fjalë urta, me një zemër e shpirt të bardhë e plot mirësi.
Kalua
nuk donte të shqetësonte njeri, shumë gjera i mbante e vuante për vete.
Ajo
thoshte që “kur te vdes dua te beje kohë e mirë, edhe dimër të jetë, në menyre që njerzit të mos kenë
veshtiresi për të më përcjellë në
banesën e fundit.."
Dhe
vërtet Zoti ashtu ja plotësoi dëshirën!
ZOICA,
e mira dhe e urta Zoice që trashëgon emrin e Nënës së Çajupit, me të cilin
Gjyshi i saj ishte kushëri- çuditërisht dhe Zoica,e urtë dhe e mirë si tregonin se ishte dhe Nëna e Çajupit,
shquhet për dashurinë, fjalën e ëmbël e
plot bukuri, buzëqeshjen që e shoqëron kudo në jetë.
Aty
ku punoi si shitese në Sarandë, të gjithë flasin me relata e konsideratë të
lartë .
E
mire, e dashur është dhe tani Zoica
jonë.
Sëbashku
me Koci Vasin, burrin e saj rritën dhe edukuan 4 fëmijë model në sjellje,
shoqëri, kudo.
Urojmë
për Zoicën jetë të gjatë dhe shëndet e mirësi.
SILJA-VASILIKA-
trashëguese dhe bijë e denjë e përtëritjes së emrit të
"plakave
të xhamballanje", ishte e urtë dhe shëmbëllore kudo në jetë.
Fjalë
ëmbël e buzë në gaz të priste e të përcillte.
Kudo
ku punoi, ka lënë emër të ndritur, e të
mirë si vetë Ajo.
Si
Zoica dhe Silja, trashëgimtare të denja të Babait të tyre që nuk arriti ti
gezojë, janë simbol mirësie dhe me një
zemër behar.
Vasilika
u martua me Petrit Idrizin dhe krijuan një familje të mrekullueshme, ku të dy
vajzat që kanë lënë pasardhese, janë bija të denja të prinderve të tyre.
E
pa harruar do jetë Silja jonë !
Nuk
mund të lëmë pa permendur Efton, "nusen e Xhelit",një grua e urtë , e
dashur, e pritur, dashamirëse me gjithë fisin Xhamballo, e që e karakterizon
veç mirësia. I urojmë jetë të gjatë.
Shkruam pak rreshta kujtim në shenjë respekti për
këto pjestare të familjes Xhamballo, duke mos pretenduar se thamë gjithcka.
Kalope Kagjini Xhamballo, me dy vajzat e saj Zoica dhe Vasilika