Mendime
Halil Matoshi: Viva La France!
E enjte, 29.10.2020, 08:11 PM
Viva La France!
Nga
Halil Matoshi
1.
Aktet
deshpëruese të terrorit të ndërlidhuna me islamin politik dëshmojnë
superioritetin e Perëndimit në të gjitha aspektet e jetës njerëzore!
2.
Nga
tragjedia e Nicës nuk është e mërzitun
vetëm Franca porse ndihet shpirtërisht i lënduar tërë populli i Kosovës,
i cili, më 1999 kërkoi shpëtim nga dhe në Perëndim (dhe Francë) dhe jo në dhe
nga Lindja!
3.
Terrorizmi
i primë nga islami politik si tendencë kundër qytetërimit Perëndimor, ndonëse i
merr në qafë aktualisht qytetarët e rëndomtë, në thelb është rebelim i njerëzve
primitivë kundër modernizimit e përparimit të shoq?risë njerëzore, sëkëndejmi,
ideologjia që e ushqen terrorizmin është humbëse supreme dhe e padiskutueshme.
4.
Perëndimi
do të dalë kurdoherë fitues mbi egërsinë dhe prapambetjën, sepse fitoren ia
garanton para së gjithash humanizmi siperan dhe fuqia morale e kulturore!
5.
Kushdo
(edhe në truallin e Kosovës) që e përjeton islamin si fe të paqes, duhet të
ngritet kundër këtij manifestimi egërshan të fesë për qëllime fashiste.
Zoti
nuk është aleat i kriminelëve me thika në duar!
Zoti
i jep fuqinë anës së drejtë në histori!
Viva La France!???????? ????????1.Aktet deshpëruese të terrorit të ndërlidhuna me islamin politik dëshmojnë superioritetin e...
Posted by Halil Matoshi on Thursday, October 29, 2020