E premte, 01.11.2024, 12:08 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: A asht egoizmi shkak pse jemi te pameshirshem...

E hene, 17.11.2008, 07:52 PM


Selim Hasanaj
A ASHT VETEM EGOIZMI SHKAK PSE JEMI TË PAMËSHIRSHEM ME ATO QË DO DUHEJ TË JEMI TË SJELLSHEM?

 

Nga Selim Hasanaj

 

Po e vazhdojë sonte edhe pak të shkruej per temen të cilen e trajtova dje me nji artikull që ishte fryt i nji historie të dhimshme të nji nane Dardanase e cila pas tridhjet e ca viteve kerkonte birin e saj nga i cili e kishin nda " TRADITAT" dhe " RRETHANAT " sikurse thot nji komentues i shkrimit tim të djeshem të botuem në ZSH me titull: "PSE JEMI KAQ TË PASHPIRT, PSE JEMI KAQ TË KËQINJ DHE MIZOR". Pra i nxitun nga komenti i komentuesit me iniciale L.S. unë po shkruej edhe pak. Zoti L.S. , ti thue kishte me kjen mirë sikur të ishim ma pak egoist , por cka ti bajsh rethanat janë të tilla. Dakord, thanje e mirë dhe që qendron sepse asht nji nga faktet pse femna në shoqnin tonë trajtohet keq dhe pameshirshem. Ama unë gjatë jetes time prej mergimtari në tri kater shtete të Evropes dhe nga pervoja ime e asaj që pash neper kulturat e këtyre popujve Evropian që janë: sllovenet, austriaket, gjermanet , suedezet dhe norvegjezet , ku edhe tek keta popuj pash dhe njof raste teper teper të randa dhe tragjike per femnat dhe keqtrajtimin e tyne, por ato raste ishin dhe gjithmonë do jenë raste të izolueme , të veqanta të cilat ndodhin nga ndonji i sëmuet mental, narkoman ose alkoolist. Kurr nuk ndodhin nga shtresat e zakonshme të njerzve dhe shoqnisë, dhe cka asht ma se e randësishme ligjet dhe traditat e këtyne shteteve dhe popujve femnen e kanë të barabartë me mashkullin . Bile ,bile ta zamë në shtetet skandinave  mashkulli që keqtrajton femnen denohet ashper  dhe femna mirret në mbrojtje të institucioneve të posaqme per këto raste. Tani vjen pyetja a ka edhe tek neve ligje që obligojnë shoqninë që femna të jet me tretman të barabart në shoqni. Unë them se po, ka sot dhe ka pas gjithmonë. Në ish shtetin që quhej Jugosllavi ku Dardania ishte njisi konstituive si Krahinë Autonome e saj  ka vleft ligji  per barabarsinë e femnes në shoqni edhe në Dardani ,sikur në Republikat tjera, por sa asht respektue ai ligj, sa ju kanë permbajt shqiptaret atij ligji ?! Këto janë pyetje që duhet të pergjigjemi dhe ekspertet ishte dasht ti trajtojnë. Unë këtu po thamë se nuk ju kanë permbajt as ligjit të shtetit , as ligjit të KANUNIT TË LEKES. Dhe per të kjen kjo nji tragjikomedi ata shtypjen dhe maltretimet që jua kanë ba femnave i kanë bazue gjithmon në ligjet e Kanunit  anise 99% e tyne kurr jo vetem se nuk e kishte lexue por as nuk e kishte pa at liber KANUN. Thamë kështu sepse po të bazoheshi shqiptaret në ligjet e Kanunit atëherë femna shqiptare kurr nuk do perjetonte atë që ka perjetue neper shekuj dhe atë që bukur shpesh po e perjeton edhe sod. Pra zotni L.S. komentues i shkrimit tim të parë, unë mendojë se nuk jemi neve cfar jemi sepse qenkemi egoista dhe se rethanat po na e imponojkan të jemi të tillë sikur thue Ti. Unë mendojë se në radhë të parë asht faji tek perqafimi jo vetem i fesë islame por edhe i traditave të popujve islamik që ketë fe e kanë edhe kulturë të veten .Ndersa neve kishim dhe kemi kulturen tonë kombëtare veq asaj fetare , kulturë kjo e cila asht e vjeter sa edhe vet gjurmet tona në tokë  dhe normal tash kur adaptuem fe dhe kulturë të huej nga nji pushtues mizor cfar ishte pushtimi osmanlinj, dhe nese kësaj i shtojmë edhe shumë zakone prapanike të Kanunit, por edhe faktin se neve edhe sot e kësaj dite fenë dhe kulturen islame me shekuj e kemi ndegjue në gjuhen arabe të cilen kurr nuk e kemi kuptue , por vetem kemi besue cka na kanë thanë imamet dhe ylemat atëherë nuk asht as qudi që neve jemi edhe ma mizor se vet arabet në disa raste të trajtimit të femnes si qenje njerzore në shoqni dhe në familje. Pra se duhet  kerkue fajin pikrisht në traditen dhe kulturen islame dhe aty edhe duhet të gjindet hapsina per studjim dhe kjo e gjitha pastaj të sjell deri tek ndryshimi total i mendsisë shqiptare per femnen  unë nuk kamë as nji dyshim. Që kamë të drejtë në këto "AKUZA" per mendsinë e popullit tim do i ceku shumë raste, por ma parë do flasë pak per arabet, palestinezet, kurdet, turqit, perset, sirianet, algjerianet, marokasit , pakistanezet, afganet, qeqenet  etjer , etjer popuj këta islamik që i takova per njizet e ca vite neper strehimoret e refugjatve neper Suedi dhe Norvegji, por edhe në Gjermani , Zvicërr e Austri ku kam frekuentue shumë gjatë viteve. Këta popuj në radhë të parë sado që kanë ik nga vendlindja e tyne per ta shpetue koken nga ndonji pushtues ose luftë, neper strehimore refugjatesh doni të ja merrnin shpirtin njani tjetrit , dhe nese nxanin dikend të vetmuem e sulmonin  në mënyra të ndryshme. Grat e femnat tjera të tyne i mbështjellin me shalla e shamija ndersa vet si qenet endacak tanë naten vrapojnë neper pufa e lokale ku pihet alkooli per të nxan ndonji vektimë femen të dehun ( vendase) dhe per ta keqperdorë ate. Dhe nese rastësisht ndonji grue e tyne (pasi të ketë mësue pak per sigurin ligjore që në shtetin ku ka ardh e ka femna) e pyet burrin pse shetit naten dhe ku ishte ai e rrafte at pamëshirshem . Këto sjellje tipike i bajshin dhe i bajn edhe sot shumë shqipfolsa ( nuk ma banë zemra ti quej shqiptarë) të cilet veq kur nuk munden se nuk lanë gja pa ba per veten e vetë ndersa grues i ndalojnë të dal perdere.

Pra zotni L. S. mendojë se feja islame asht strumbullari i cili determinon padrejtësi dhe pabarazi jo vetem  nderfetare por edhe familjare. Grueja tek muslimanet asht pronë e burrit, kjo ju asht thanë brez pas brezi shqiptarve dhe ata edhe sot e kësaj dite sillen si bashibozuk me nanat e veta, me motrat e veta dhe edhe me gratë e veta. Le të më falin ata që asesi nuk mund ta gjejnë veten ne shkrimet e mija per ketë temë. Unë shkruej vetem per dukunin e keqtrajtimit tradicional neper breza të femnes shqiptare dhe me plot pergjegjësi e thamë se jamë i mllefosun , kur shof se sa lehtë  na shperlahet truni dhe neve e refuzojmë dhe nuk e pranojmë NANËN  per nanë. Jo pse ka kjo të bajë me fenë , por unë vertetë u marr lakmi popujve skandinav. Njoftohen dy të rinje, kalojnë bashk disa vite, martohen , lindin fëmijë dhe mas sa e sa viteve ndjejnë se dicka në mes tyne nuk po funksionon, ulen dhe diskutojnë së bashku por pa prezencen e fëmijve, dhe pa e ngrit tonin. Mirren vesh qetas se si dhe cka do ndajnë nga prona që kanë si do ja bajnë me fëmijet dhe as njani e as tjetri nuk i ngarkojnë fëmijet me problemet e tyne që mund të jenë të natyrave të ndryshme që edhe sjellin deri te ndamja. Me randësi asht se ata ndahen si miq dhe pergjithmonë mbesin miq. Me plot pergjegjësi e tham se edhe nese asht shkak i ndamjes së martesës tradhtia bashkshortore e grue, pra nese ajo ka takue nji burr tjeter , burri , pra baba kurr nuk u thotë fëmijve se ndahet nga nana e tyne sepse ajo e ka tradhtue. Ndersa shqiptari mashkull , po të mundet e shkerdhen edhe mizen në ajr dhe gjithmonë shet burrni se asht i moralshem, dhe ai ndahet nga grueja sepse veq e ka tjetren të gatshme , por cka asht ma e keqe ai grue zezen e shkatrron me tortura fizike dhe psiqike para se me e ba ndamjen , dhe kur e banë ate fëmijve u mbush koken me njimijë të zeza per nanen e tyne. Kjo pra per mendimin tim ash mendsia e jonë , e mashkullit të lig dhe të paburrni shqiptarë dhe shkaqet e kësaj nuk janë askund tjeter pos në mendsinë e kultures arabo-islamike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora