Mendime
Zenel Çeliku: Plejada e re e Partisë Demokratike
E shtune, 12.09.2020, 04:08 PM
Plejada e re e Partisë Demokratike
Nga
Zenel Çeliku
Kreu
I PD-Lulzim Basha, ideoi dhe implementoi një risi si asnjeherë tjetër në
politikë, Ai organizoi Komisionin i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë dhe
kryebashkiakë, duke krijuar nje vetting për demokratët të cilët janë propozuar
nga baza e PD.
Plejada
e PD janë shumë emra me reputacion dhe emra të rinj te cilët bëjnë ndryshim
gjenerate në PD me figura që kanë alternativa të reja. Ky kontigjen janë emra
mjaft të vlerësuar si-Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Endri Hasa, Ivi Kaso, Ervin
Minerolli, Izmira Ulqinaku, Ina Zhupa e shumë të tjere. Por kjo nuk mjafton
aspak nëse PD nuk do të hapë dyert e saja edhe për shumë emra mjaft potencial e
të dashur për demokratët dhe për publikun. Tashmë PD ka filluar filtrimin e
kandidatëve në PD për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kjo do të thotë se, selia
blu vijon punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga të cilat deklaron se
do të vij në pushtet për një qeverisje më të mirë se kjo e socialistëve, duke
luftuar krimin, trafiqet, korrupsionin dhe çdo të keqe që helmon qeverisjen e
vëndit. Tashmë dihet se është filtruar pjesa më e madhe e propozimeve në degët
e PD nëpër rrethe, dhe më 25 Gusht është bërë përfundimi i seleksionimit të pare
të emrave që do të garojnë më tej për kandidat të PD me 2021. Kjo pa dyshim
është një nismë shumë e mirë e PD.
Duke
marë shkak nga përzgjedhjet për kandidat për deputet që po bëhen në radhët e
anëtarësisë të PD, disa demokrat shkodran me sugjeruan të sjell në vëmëndje të
lidershipit të PD, një emer shume interesant, një vajz e shkëlyer shkodrane.
Vajza shkodrane është-Adela Kryeziu, është mbesa e Heroit të Demokracisë dhe
Nderi I Kombit-Nazmi Kryeziu. 30 vjeçarja Adela Kryeziu ka kryer studimet në
Univeristetin e Mjekësisë në Tiranë (atë shtetëror) me rezultate të shkëlqyera,
ajo flet rrjedhshëm anglisht, italisht, turqisht dhe gjermanisht. Si ekselente
në studime, Adela Kryeziu filloi pune si mjeke në Qëndrën Spitalore
Universitare “Nnënë Tereza”, por shpejt kur I doli emri për në këshillin
kombëtar të PD-ës, menjëherë doktoreshën e hoqën nga puna pa asnje motiv.
Doktoresha Kryeziu në etapën e parë të seleksionimit është e përzgjedhur dhe do
të vazhdoi më tej në seleksionimin përfundimtarë. Ndërkaq, shkodranët demokrat
pyesin, kjo vajzë e mrekullueshme e cila ishte ekselente në studimet e saja në
mjekësi, sot është mjeke e pa punë, dhe e dini pse?!!! Vetëm dhe vetë pse ajo
është demokrate. Kjo nuk përbën problem aspak për Doktoreshë Adela Kryeziu,
sepse atë e kanë kërkuar disa spitale jo publike.
“Demoratët
shkodanë kanë shumë dëshirë që Znj. Kryeziu t’i përfaqësoi ata me shumë dinitet
si deputete e Shkodrës. Dr.Kryeziu tashmë ka plotësuar formularin e pastërtisë
së figurës, i cili është vendimtar për të vijuar më tutje. Shkodranët kërkojnë
që figura e Adela Kryeziut të vlërësohet në mënyrë objektive sepse në cdo
këndvështrim përfaqësimi I ynë në parlament nga kjo vajzë e shkëlqyer, është
nder për ne. Ajo është shumë e përgatitur në çdo drejtim, ajo është demokrate
në dejet e saj, ndaj demokrat shkodran do të ndjehen krenar që të përfaqësoheni
nga Dr.Kryeziu-thone ata.
Le
të besojmë se kërkesa e një grupi të madh demokratësh shkodranë, do të trokasë
në vëmëndjen e kryedemokratit Basha.