Kerko: a
Florim Zeqa: "LDK e Re" apo “Lëvizje e Re Demokratike”, antipod i ndryshimit!
E shtune, 29.08.2020, 07:58 AM
"LDK e Re" apo “Lëvizje e Re Demokratike”, antipod i ndryshimit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fundi
i keq i koalicionit LVV-LDK, apo siq e kemi quajtur ndryshe 'koalicioni i
shpresës', e bëjnë të domosdoshme lindjen e një alternative të re politike.
Kjo
ishte shpresa e fundit për ndryshim nga konstalacioni aktual i skenës politike
kosovare, që i bie se, më asnjëra nga partitë aktuale politike nuk paraqet
shpresë për ndryshime në këtë vend. Vazhdimi i "status quos" me të
njëjtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t'i bëjë qytetarët akoma më të pashpresë dhe
të painteresuar për të qendruar në
atdheun e tyre.
Alternativa e re,
shpresa reale e për ndryshim
Unë
si aktorë jo i drejtëpërdrejt, por indirekt në politikë do të punojë pa ndalur
me qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në Diasporën tonë deri në
ç'rrënjosjen e plotë të sistemit të antivlerave dhe pabarazisë qytetare në
vendlindjen tonë.
Alternativa
e re për të cilën unë angazhohem, do të jetë një forcë e re politike e cila në
asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e
sistemit të antivlerave.
Alternativa
e re e ndryshimit politik në vend, nuk do të bashkëpunojë me asnjëren nga
partitë aktuale të skenës politike, por do të angazhohet për bashkëpunim me të
gjitha forcat progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike.
Do
të bëjë çdo gjë që është e mundur në rrugë demokratike që ky elektorat i
shpërndarë të mos përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara
politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjeta të
interesit.
Thirrje shpirtërore për
unifikim
Qytetar
të dashur të vendit tim, ju lutem deri në përulje , mos u bëni mbështetës dhe as simpatizant të partive të
dështuara politike. Do të jetë e pafalshme për ne, nëse i mbështesim në garën
për pushtet këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tonë
për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.
Qytetarë
të dashur të Republikës së Kosovës, gjaku im i shprishur dardan, ju bëjë
thirrje shpirtërore që të unifikohemi edhe një herë sikurse në fillim të viteve
të '90-ta për ta bërë ndryshimin epokal.
Në
kohë reale dhe me shpejtësi ndodhin vetëm fatkeqësite natyrore dhe veprimet e
shëmtuara njerëzore.
Ndryshimi
që ne synojmë fillon nga momenti i nisjes së rrugëtimit tonë të përbashkët dhe
nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit final.
Rruga
deri të arritja e ndryshimit, në dukje të parë është e gjatë dhe e mundimshme,
por mund të bëhet aq e shkurtër dhe lehtë me mbeshtetjen e të gjithë qytetarëve
që janë elektorat i shprishur, pra e të gjithë atyre që e duan me shpirtë
vendin tonë-Republikën e Kosovës.
Alternativa e re
politike, shpëtim për vendin
Ndryshimet
substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e
kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave
progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Krijimi
i një Alternative të re politike nga elita intelektuale nga mërgata, konformë
rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i
ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Alternativa
e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik
ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të
keq e kanë kryer të vetën,...pragmatizmi politik dhe patrioztizmi i tyre
përfundon tek "URA" mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në Graçanicë, tek
Patriarkana e Pejës apo Manastiri i Deçanit!
Partitë e reja me figura
të vjetra
Formimi
i partive të reja me figura të vjetra e të ricikluara, e pengon ndryshimin
pozitiv që ne e synojmë.
Sikurse
që janë të konsumuara të gjitha partitë politike bashk me liderët e tyre, edhe
formimi i partive të reja me figura të vjetra apo të reja sorosiane do të bëhet
pengesë serioze e ndryshimit pozitiv.
Të
gjitha partitë politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e vendit dhe
i kanë "meritat" e përbashkëta që e sjellën vendin buzë greminës dhe
katandisen popullin në këtë gjendje të pashpresë siq është sot.
Prandaj,
si të tilla çfarë janë, asnjëra nga partitë politike nuk paraqesin shpresë për
ndryshim.
Nuk
mund të paraqesin shpresë për ndryshim as iniciativat e reja për formimin e
subjekteve të reja me figura të ricikluara dhe të dështuara politike. Nuk mund
t'i sjellë vendit ndryshimin një politikan (e) që ka bashkëpunuar deri dje me
partitë dhe liderët e korruptuar politik, që sa herë ka përfituar privilegje
prej liderëve të korruptuar u ka rënë në përqafim, ndërsa në momentin që i humbë ato i quan të
lider të korruptuar dhe inkriminuar politik.
Vetëm
një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga
intelektualë të nivelit të lartë, analistë dhe gazetarë të guximshëm,
veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrë
vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
Vetëm
një fillim i ri, një organizim i ri me njerëz të rinjë, të pastër dhe të
padjallëzuar me një platformë të qartë qeverisëse bazuar në zhvillimin
ekonomik, barazi ligjore dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, do ta
nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe do ta shpëtojë vendin nga
katandisja e mëtutjeshme.
"LDK
e Re" apo “Lëvizje e Re Demokratike”, janë vetëm një mashtrim për
elektoratin dhe antipod i ndryshimit në Kosovë! Sikurse që nuk mund ta sjellë
ndryshimin një LDK e Re nga partia e vjetër, ndryshim nuk paraqet as një
Lëvizje e Re Demokratike e ricikluar nga partitë e vjetra dhe të konsumuara
politike. LDK-ja ka nevojë për unifikimin e themeltarëve dhe veprimtarëve
më të devotshëm me elektoratin për
ç'rrënjosjen e grupeve të interesit brenda saj.