Kerko: a
Florim Zeqa: Si të pastrohet ambienti i inkriminuar politik!?
E enjte, 27.08.2020, 06:32 PM
Si të pastrohet ambienti i inkriminuar politik!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Shkaku
i ambientit të inkriminuar politik në Shqipëri dhe Kosovë, ne shqiptarët nuk e
kemi më mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare siq e kishim në periudhën e
qeverisjeve demokratike, duke e humbur kështu rastin historik që të bëhemi
faktor vendimarrës në Gadishullin Ballkanik (Ilirik). Vetëm lirimi nga
psikologjia e robit dhe mentaliteti i skllavit do t'i barazoj shqiptarët me
popujt e botës së civilizuar të botës demokratike.
Përgjegjësia kolektive e
dështimit politik
Pa
dyshim, se fajin kryesor për sundimin 20 vjeçar të kësaj klase të
papërgjegjshme politike e mbanë popullata e cila i mbështeti dhe votoi në
shtatë palë zgjedhje nacionale e po aq të tjera lokale.
Prandaj,
pjesëmarrës në dështimin e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit është
popullata e Kosovës që e mbajti në pushtet një klasë politike pa i sjellur
asnjë të mirë vendit.
Kjo
klasë e papërgjegjshme politike nuk është se ka pikur nga qielli, por është
produkt i kësaj shoqërie njerëzore, e kësaj popullate që ua dha besimin nga një
palë zgjedhje në tjetrën.
Mbase
është momenti i fundit për meditim, reflektim, vetëdijësim dhe ndërgjegjësim
qytetarë, është koha per besim e dashuri vëllazërore, për unifikimin e forcave
progresive për çlirimin e shpirtërave të robëruar nga mashtruesit e intrigantët,
demagoget dhe diktatorët e veshur nën petkun e
reformatorëve të demokracisë.
Zgjimi i popullatës,
shpëtim për vendin
Ka
ardhur koha e zgjimit kombëtar, e zgjimit të popullatës nga agonia e pritjes së
gjatë 20 vjeçare. Është momenti i fundit t’i ndalet hovi uzurpuesve të
institucioneve të shtetit, pseudopatriotëve, matrapazëve, bosëve të krimit të
organizuar në pushtet dhe opozitë kudo qofshin ata, që për realizimin e
interesave të tyre personale e kanë vënë në pikëpyetje fatin e shtetit dhe të
ardhmen e qytetarëve.
Kjo
klasë kusarësh politik duke i vënë interesat personale dhe klanore mbi
interesat e popullit, duke u vetëpasuruar, i varfëruan qytetarët e vendit, e
penguan zhvillimin ekonomik, shëndetësor dhe edukativo arsimor, i kthyen
institucionet e shtetit në shërbim të tyre dhe kundër interesave të
përgjithshme shoqërore.
Mbajtja
e sistemit të drejtësisë nën tutelën e pushtetarëve, ka bërë që të rritet
pabarazia
e qytetarëve para ligjit. Shfrytëzimi i ligjit për të zhvilluar "luftë
klasash" ka shkaktuar përçarjen më të madhe të shqiptarëve në
qindvjetëshin e fundit.
Punësimet
familjare nëpër institucione shtetërore kanë shkaktuar pakënaqësi të thella
sociale, si pasojë e të cilave e kemi braktisjen e Kosovës nga të rinjët dhe
gjitha shtresat e popullsisë,...largimi i intelektualëve dhe kuadrove
profesionale e ka kthyer Kosovën në një vend të shkretë e të pashpresë.
Përhapja
e kulturave të huaja në 20 vjetëshin e fundit na ka sjellë edhe në krizë të
identitetit kombëtar. Tjetërsimi i vlerava të pastra kulturore dhe kombëtare në
ato të vendeve arabo-aziatike, trafikimi i narkotikëve dhe prostitcionit nga
vendet e ndryshme evropiane e ka kthyer Kosovën në oazë të krimit të
organizuar.
E
vetmja shpresë për ta çliruar shtetin nga uzurpatorët, kusarët politik dhe
bandat partiake është zgjimi i popullit nga agonia e gjatë e pritjes dhe
aktivizimi i menjëhershëm i elitës intelektuale si në Kosovë ashtu edhe në
mërgatën tonë.
Formimi
i partive të reja me figura të vjetra e të ricikluara, e pengon ndryshimin
pozitiv më venfin tonë.
Sikurse
që janë të konsumuara të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre, edhe
formimi i partive të reja me figura të vjetra dhe ricikluara politike do të
bëhet pengesë serioze e ndryshimit pozitiv.
Të
gjitha partitë politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e vendit dhe
i kanë "meritat" e përbashkëta që e sjellën popullin në këtë gjendje
të pashpresë ku është sot.
Si
të tilla çfarë janë, asnjëra nga partitë politike nuk paraqesin shpresë për
ndryshim. Nuk mund të paraqet shpresë për ndryshim një subjekt politik me
figura të ricikluara dhe të dështuara politike, nuk mund ta ç'kap shtetin një
subjekt, që brenda vetes ka multimilionerë të paligjshëm dhe uzurpatorë të
pronave publike dhe shtetërore.
Nuk
mund t'i sjellë vendit ndryshimin një politikan (e) që ka bashkëpunuar deri dje
me liderët e korruptuar politik, që sa herë ka përfituar privilegje prej tyre u
ka rënë në përqafim, ndërsa në momentin
që i humbë ato i quan të lider të korruptuar dhe inkriminuar politik.
Intelektualët
e vërtetë duhet të marrin rolin e opozitarizmit ndaj antivlerave, ndaj
shërbëtorëve të pushteteve të korruptuara.
Intelektualët
e vërtetë nuk guxojnë të heshtin përballë sfidave të kohës nëpër të cilën po
kalojmë, por duhet gjetur rrugë dhe mënyra të reja të organizimit jashtë
koncepteve dhe ideologjive partiake ekzistuese, për të krijuar një organizim të
mirëfillt të shoqërisë sonë konformë rrethanave të reja kohore dhe në funksion
të unifikimit dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një front të
përbashkët, për të mbrojtur Republikën e Kosovës nga ndarja si dhe mbrojtjen e
shoqërisë nga degjenerimi i antivlerave dhe kulturave të huaja të instaluara në
hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
Vetëm
një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga
intelektualë të nivelit të lartë, analistë dhe gazetarë të guximshëm,
veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrë
vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
Vetëm
një fillim i ri, një organizim i ri me një platformë të qartë qeverisëse bazuar
në zhvillimin ekonomik, barazi ligjore dhe mbrojtje të interesave të
qytetarëve, do ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe ta shpëtojë
vendin nga katandisja e mëtutjeshme.
Vetëm
dalja në skenë e një alternative të re politike, do të mund ta kthejë shpresën
e qytetarëve për jetë në këtë vend.
Është domosdoshmëri e kohës që kjo të
ndodhë sa më parë, në mënyrë që kasta
aktuale politike të largohet nga skena dhe në vend të saj të vie një
klasë e re politike e pakorruptuar nga brenda dhe e pashantazhuar nga forcat e
jashtme që sot e kontrollojnë rendin politik botëror.