Kerko: a
Gëzim Llojdia: Cilat ishin uniformat e trupës vullnetare të vitit 1920?
E marte, 11.08.2020, 09:00 PM
Cilat ishin uniformat e trupës vullnetare të vitit 1920?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Dr
Ariola Prifti: studimi i një uniforme të “trupit vullnetar” në fondet etnografike të qendrës së studimeve
albanologjike.Ky studim lindi si pasojë e identifikimit të kësaj uniforme në
Fondet Etnografike të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Uniforma ruhet në
fonde dhe bën pjesë në objektet që nuk kishte një kartelë shoqëruese dhe për
pasojë ruhej në fonde por pa ditur çfarë historie fshihej në të.Do të trajtojë
këtë argument duke marrë përsipër të shkruaj historinë e kësaj uniforme të
vitit 1920, duke mos mohuar faktin se përpara se të njihesha me këtë objekt, që
tashmë ka një vlerë muzeale dhe konservohet në fondin etnografik të
Qsa-së, dija shumë pak për historinë e
Trupit Vullnetar apo të Gardës Civile. Ky emërtim u ndryshua më vonë duke u
quajtur zyrtarisht në fillim të vitit 1920 “Garda Civile”. Vërtet mori këtë
emërtim, por të gjithë e mbajnë mend dhe e përmendin si Trupi Vullnetar. Këtë e
dëshmojnë edhe inicialet me gërmat T dhe V të xhaketës së uniformës. Pra ky
emërtim u rrënjos në shpirtin e atdhetarëve dhe kështu mbeti. Në 1920 erdhi në
Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”, dhe qëndruan së bashku të pa ndara nga
njëra-tjetra.
2.
Si
u zbulua kjo uniformë Fondet Etnografike të Qendrës së Studimeve
Albanologjike?Dr Ariola Prifti:Kujtoj me shumë imtësi ditën kur pashë për herë
të parë këtë uniformë, rreth një vit më parë. Ndërsa kërkonim disa objekte të
Bandës “Vatra”, pasi në atë periudhë po merreshim me studimin e tyre, dhe ja
krejt pa pritur dalin disa objekte, jo të mbajtura mirë. Ishin të palosura
shkel e shko, me sa duket asnjë nuk dinte vlerën e tyre historike e për këtë
arsye nuk i hynte askujt në punë. Fatmirësisht i erdhi koha që kjo uniformë të
bëhet objekt i një studimi! Uniforma ka nevojë për një trajtim restaurues sa më
shpejt të jetë e mundur pasi është shumë e nevojshme për të parandaluar
degradimin e mëtejshëm të pjesëve të saj. Restaurimi mund të bëhet duke u
bazuar në teoritë më të famshme të restaurimit, thelbi i të cilave është
ndërhyrja sa më minimale në objektin muzeal mbi të cilin kryhet ndërhyrja, duke
mos bërë ndryshime në material dhe duke ruajtur origjinalitetin e tij.
Kushtet ku këto objekte ruhen janë tepër
minimale duke mos u përshtatur parametrave bashkohore muzeale, megjithatë kjo
është një problematikë e përbashkët për të gjithë muzeumet shqipëtare. Duhet
t’i kushtohet më shumë vëmendje dhe ti jepen më shumë mundësi financimi për
këtë pasuri shumë të çmuar që vendi ynë
ka, në mënyrë që të trashëgohet sa më shumë të jetë e mundur në kohët që do të
vijnë, siç ne e kemi trashëguar atë deri në ditët tona. Detyra jonë është të
mirëmbajmë dhe të konservojme këto objekte. Kur kushtet të jenë përshtatur,
mendoj se do të ishte mirë që këto objekte të harruara, të mbajtura prej vitesh
mbyllur nën pluhurin muzeal, të dalin e të ekspozohen në raste të tilla si
ditët e shënuara historike.
3.
Cfarë
shenjash përmbajnë këto uniforma?Dr A. Prifti :Le të kalojmë në një përshkrim
më të hollësishëm; në të dyja anët e jakës së xhaketës shpaloset simboli
kombëtar, shiriti kuq e zi dhe sipër tyre vendosur në të njëjtin drejtim dy
shkronja shtypi të mëdha prej bronzi T dhe V. Në mëngën e majtë të xhaketës
përsëri simboli kombëtar, shiriti kuq e zi, i qepur në formën e germës V. Më pas kuptova se kishte të bënte me “Trupin
Vullnetar”. Në anën e majtë të xhaketës ishte kapur me një gjilpërë me kokë një
fotografi e grisur. Dukej një ushtarak, rreth të tridhjetave, veshur me po këtë
uniformë. Nuk kishte gjë të shkruar se kush ishte ky personazh. Na lindi
kureshtja për të ditur se kush ishte vullnetari në fotografi. Nuk kishte as spaleta në supe. Të
ketë qenë një luftëtar i thjeshtë? Nuk kishim asnjë informacion se kush e
kishte dorëzuar kostumin dhe fotografinë e tij. Nga mbrapa fotografia ka disa
shkrime të studios ku është bërë fotografia;
POST
CARD (KARTË POSTARE)
CORRESPONDENCE
HERE (KËTU KORESPONDENCA)
NAME
AND ADRESS HERE (KËTU EMRI
DHE ADRESA)
PLACE
STAMP HERE
(VENDOSE KËTU PULLËN)
Adresa
e studios fotografike:
ËALPER
STUDIO
832
ËASHINGTON ST.
BOSTON
Pra
kjo fotografi është bërë në Studion Ëalper të Bostonit. Do të kishte qenë më e
thjeshtë nëse do të kishte pasur të shkruar emrin. Hapëm kalendarin e Vatrës të
vitit 1918. U përqëndruam në fotografinë që paraqet vullnetarët nga Bostoni. I
vëzhguam me shumë kujdes. Shkuam në laboratorin e kriminalistikës por as atje
nuk arritëm të identifikonim personazhin e fotos. Madje u bë thirrje edhe në Gazetën « Dielli » në prill
të vitit 2012.
Më
pas kontrolluam nëpër xhepat e xhaketës dhe gjetëm një palë doreza të
holla, të bardha prej pambuku, si ato që
përdoren nëpër parada ushtarake, ishin shumë të zhubrosura, në xhepin e majtë kishte një hudhër. Gjetëm edhe
kapelen me strehë, e punuar me po të njëjtën copë jeshile. Në pjesën qëndrore
të kapeles vendosur shqiponja prej bronxi dykrenore. Shiriti mbi strehë është
mbërthyer me dy kopsa të verdha metalike, njëlloj si edhe ato të xhaketës, në
të cilat është stampuar shqiponja me krahët e ngritura përpjetë. Nuk duket si
shqiponja e jonë, por si ajo e ushtrisë amerikane. E kthyem nga brënda. Ka një
shirit prej lëkure të hollë kafe, që është lidhur nga mbrapa me një si fjongo.
Në të dallohet një pullë e kuqe e ngjitur, me
numurin 678 . Në hastar ka etiketën e prodhimit ku është shkruajtur;
ARMY
AND NAVY
HARDING
UNIFORMS
22
SCHOOL ST.
BOSTON.
Përkthimi;
USHTRIJA
DHE FLOTA
UNIFORMA
TË
FORTA
RR.
E SHKOLLËS 22
BOSTON
Pjesë
e kësaj uniforme ishin edhe dy këmbëza kambalesh, të punuara me një pëlhurë shumë të fortë prej
pambuku. Janë të gjata dhe përdoreshin me lidhëse. Në fund kanë shiritin prej
lëkure dhe tokëzën, që të kapeshin poshtë këmbës. Nga brenda dallohet numri 15.
Pantallonat siç duken në foto mungojnë.
Kjo
uniformë ushtarake duhet të ketë qenë dorëzuar dikur në Muzeun Kombëtar, nga ku
kaloi në vitin 1946 në Institutin e Shkencave, pa u shoqëruar me të dhënat
përkatëse. Uniforma, dikur jeshile, sot është e zbardhur. Ka ndodhur nga drita
e diellit, që ka rënë në të gjatë ekspozimit në muzeun kombëtar. Vendi ku ka
pasë qenë kapur me gjilpërë fotografia dhe i ka shpëtuar diellit vazhdon të
mbetet jeshil, në të dallohen disa njolla të lehta ndryshku. Restaurimi do ta përmirësojë
gjendjen, por nuk do të mundet kurrë të
rikthejë atë që do të dëshironim ta shikonim. Le të kthemi pas në kohe dhe të
kujtojmë se me 18 maj 1918 Komisioni i Vatrës bisedoi lidhur mbi një letër që i
kishte dërguar Mehmet Konica, që propozonte organizimin e një regjimenti
shqiptar nënë komandën e Kolonelit Aubrey Herbert, që të luftonte në Shqipëri
bashkë me aleatët. Komisioni u dërgoi degëve të Vatrës një qarkore për të parë
se sa vullnetarë mund të rregjistroheshin. Dimë nga korrespondencat e Konicës
se plani i tij dhe i Kolonelit Herbert, ishte që të merrnin komandën e
regjimentit shqiptar, që do të luftonte në Shqipëri bashkë me aleatët nën
flamurin Shqiptar. Do të merreshin oficerë shqiptarë. A. Herbert do të kujdesej
për veshjet e regjimentit, armatosjen, stërvitjen, mënyren e të ushqyerit. Në
një letër tjetër Konica shkruan më tej, “Regjimenti shqiptar është i mirpritur,
më dërgoni numrin e personave që do të regjistrohen që t’ia dergoj zyrtarisht
Guvernës Ingleze”. E kështu u bë, shkuan konak më konak për të rregjistruar
burrat shqiptarë nga mosha 20 deri 40 vjeç dhe këtë duhet ta bënin për 3 ose 4
ditë, që të lajmëronin sa më shpejt delegatin Konica. Sipas porosive të tij do
t’i thonin secilit prej atdhetarëve shqiptarë se me anë të këtij regjimenti do
të fitonim miqësinë e Amerikës dhe të aleatëve të tjerë kështu do të kishim
mbrojtje për kufijtë etnografik në Kongresin e Paqes. Mendoni sa shumë simpati
do të fitojme këtu në Amerikë vetëm me këtë Regjiment “O burrani, duhet të
bëhemi të paktën 5000, në mos më shumë”. E vetmja gjë që kërkojmë janë ushtarë.
Komandanti do të kujdeset për gjithçka tjetër. Dhe e mbyll shkresën me një
brohoritje: “Rroftë Regjimenti Shqipëtar”.
Bërë
në Boston, Mass, më 18 maj 1918, dhe nënshkruar nga zyrtarët e Vatrës: F. S.
Noli, Loni Kristo, Goni Katundi, Hasan M. Bitincka, Stathi Suli dhe Shefki
Aliko. Shqipëtarët e Amerikës pra Vatranët, u-përgjigjën menjëherë në thirrjen
e Vatrës duke organizuar trupa vullnetarësh. Pas disa kohësh mbërriti lajmi se
lufta po shuhej dhe nuk ishte më nevoja për regjimentin shqipëtar. Megjithate
trupat e vullnetareve u botuan si një dëshmi historike në Kalendarin e Vatrës
të vitit 1918, shumë prej tyre lanë Amerikën dhe shkuan në Shqipëri në fillim
të vitit 1920 , nënë komandën e Kolonel Aqif Përmetit. Kryeministri i asaj kohe
Sulejman Delvina, i kërkoi Faik Konicës
që të organizohej në Amerikë dhe të binte në Shqipëri, një trupë
ushtarake vullnetare prej njëqint e gjashtëdhjetë vetësh me në krye një bandë.
“Vatra” i’u përgjigj menjëherë thirrjes nga Tirana dhe u dërgoi një qarkore të
gjithë shqipëtarëve të rregjistruar si vullnetarë. Në këtë qarkore shkruhej
qartë e gjithë procedura që duhet të ndiqnin vullnetarët. Të gjithë ata u
grumbulluan në Neë York. Udhëtuan me vaporrin “Canada”. Pas një udhëtimi të
gjatë arritën në Durrës darkën e 3 prillit.Veprimi i fundit i “Trupit
Vullnetar”, apo i “Gardës Civile” ishte detyra e përballjes në kufirin
shqiptaro-grek, me pretendimet teritoriale greke ndaj Korçës. “Garda Civile”
qëndroi atje deri në fillim të gushtit. Me datën 1 erdhi urdhëri nga Komanda
Ushtarake e Korçës për zëvendësimin e ushtarëve të gardës me ushtarë të
rregullt. Me datën 4 ata u liruan. Kështu përfundoj edhe misioni i tyre heroik.
Disa nga ata u kthyen në Amerikë, të tjerët u punësuan këtu. Ndërsa komandanti
i Gardës, ushtaraku që e udhëhoqi, u pushkatua si kolaboracionist në vitin
1945. Akoma nuk dihet mirë numri i ushtarëve të “Gardës Civile”, që erdhën në
Shqipëri. Ndoshta njëqint e gjashtëdhjetë ndoshta dyqint, a më tepër ,shkruan
Dr Ariola Prifiti.