Kerko: a
Vangjush Saro: Partnerë apo padronë?
E diele, 09.08.2020, 09:11 PM
Partnerë apo padronë?
(Përndryshe:
Me dhe pa Amerikën)
Nga
Vangjush Saro
Zyrtarët
e lartë shqiptarë, edhe ata që drejtojnë aktualisht, vetë Kryeministri Edi
Rama, gjenden në një situatë komike sa i përket marrëdhënieve me Perëndimin,
domethënë me Amerikën dhe BE-në. Nuk e besoj se ka ndonjë vend a shtet tjetër
në Ballkan, në Evropëjo se jo, që të jetë kaq i varur nga ‘humori’ i të huajve,
të cilët, për të ngushëlluar veten, ne i quajmë partnerë. Brenda ‘barkës’sonë të
vogël, të cilën abuzimet dhe konfliktet e sajuara politike po e mbysin, ka
kuptime të ndryshme për partneritetin dhe vasalitetin, për mbijetesën
gjithashtu. Kjo është një histori e vjetër, tipike shqiptare, histori qëështë
shkruar sa nga e keqja, aq edhe për shkak të prapambetjes së përgjithshme në
disa aspekte.
Një
ish-agjent amerikan, i propozuar për ambasador në Gjermani (Douglas Macgregor),
është lëshuar këto ditë kundër shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se NATO bëri
gabim që sulmoi Serbinë dhe lejoi bërjen e Kosovës. (Disa spekulime islamiste
këtu, për çka nuk mund të justifikohemi dot, janë në themel të kësaj shfryrjeje.)Por
raportet herë pas here të vështira të Shqipërisëe Kosovës me Perëndimin dhe
Amerikën, dyzimi i një pjese të politikës mbarëshqiptare në këto raporte,
gjithashtu të çojnë në pikëpyetje dhe paqartësi…
Me
të vërtetë, ç’janë për ne Perëndimi dhe Amerika? Partnerë apo padronë? Çfarë
kërkojmë ne shqiptarët nga Perëndimi dhe Amerika? I duam, s’i duam, i ngremë në
qiell, pastaj iu shmangemi, i shtyjmë tutje, i përflasim, pastaj prapë iu
servilosemi, i thërrasim si arbitër, iu largohemi sërish dhe më pas iu lutemi
edhe njëherë të mos na braktisin, më tej prapë i shtyjmë…Shikoni, vërtet e
zgjata pak, por nuk është figurë stilistike, është realitet. Më kujtohet, në
gjimnaz (“Raqi Qirinxhi”, Korçë) në një orë të stërvitjes ushtarake (që sapo
kishte filluar të aplikohej, si fillim në klasë) një instruktor ushtarak po na
fliste për ndërlidhjen, për rëndësinë e saj, lufta, komanda, Stalini, Enveri,
‘fusha, unë mali, si më dëgjon’, etj. Në një moment, një shoku ynëu afrua te
radiomarrësja, mori mokrofonin në dorë dhe thirri me shaka: “Hello!”
Instruktori ushtarakzbardhi sytë, pastaj u nxeh, madje humbi toruan, filloi të
ulërinte si bishë: “Mooos! Ç’na bëre, morei poshtër? Po kjo është një parrullë
armike, o faqezi…Hiq duart nga radiomarrësja!Skandaaal!”Oficeri ishte i ri,
ishte edhe letrar e shkruante poezi. Por ajo “Hello!” e kishte bërë një
grusht.Dhe askush nuk e dinte si mund të shkonte puna më tej. Ai nuk pushonte
së bërtituri, thamë se do të shkulte flokët, do t’i binte murit me kokë, me
grushta… “Të mblidhet shkooolla, ku ështësekretari ipartiiisë, i riniiisë,
drejtooori…” Që t’i marr me radhë, drejtor ishte Guri Pandeli, një burrëi urtë,
i pabujë dhe që s’ua vinte veshin ekstremistëve; sekretare e rinisë (jo e
klasës, por e gjimnazit madje) ishte Elidiana Abazi (Canaj), shoqja jonë e
klasës, vajzë dhe nxënëse e shkëlqyer, që nuk ndahej kurrë nga ne dhe nuk
shiste askënd; sekretari i partisë ishte një trajnier i njohur, anipse pak
strikt; kështu qënuk ndodhi kurrfarë gjëje…
E
kujtoj këtë episod dhe mund të kujtoja edhe shumë episode të tjera, kur me
mburrjet tona na duhej ‘të vinim përpara’ Amerikën, Anglinë, Italinë, Greqinë,
ish-Jugosllavinë, BS-në, krejt botën e të mos gjenim asnjë më të mirë e më të
‘drejtë’ se veten tonë… Pastaj mendoj qësot, më shumë se gjysma e shoqeve dhe
shokëve të mi të gjimnazit jetojnë në Amerikë, në Kanada dhe vende të tjera
perëndimore.Dhe prapë nuk e kuptoj çfarë donim dhe çfarë duam ne shqiptarët.
Asnjë nuk na pëlqen, asnjë nuk na hyn në sy, jetë e mot delirantë e patetikë,
nga njëri ekstrem në tjetrin, puthim e pështyjmë pareshtur… a thua kishim dhe
kemi në dorë fatet e të gjithëve. Kurse vetëfati ynëështë kaq i trishtë! Si
është e mundur që nuk gjejmë dot asnjëherënormalitetin, raportin e duhur me të
tjerët?
Prapë
restrospektivë.Në fillim të viteve ‘90, kur ia behu në Tiranë edhe Xh. Bejker
nga SHBA, në sheshin ‘Skënderbej’ u bë një miting e madh dhe u fol për
demokraci, për përparim, për miqësinë me Perëndimin, për Amerikën… Një nga
psikopatët që drejtonte atë miting, në një moment iu kërkoi pjesëmarrësve që në
nder të Amerikës e të mysafirit të lartë… të uleshin në gjunjë. Një pjesë e
madhe në shesh, u bindën sakaq a thua do të faleshin... Kam qenë në atë miting
me një nga shokët e mi më të afërt, Koço Broka, me profesion ekonomist, me
përkatësi politike socialist, por një nga njerëzit më të ndershëm dhe më
kërkues që kam njohur. Filloi mes nesh një dialog se ç’duhej të bënim, të
rrinim apo të iknim; ajo thirrje idiote për gjunjëzim, na trazoi shumë, mbase
ende sot na bën me nerva…(Nga kjo ‘dashuri’ e madhe, e shtirur, më pas,
çuditërisht, ‘historia’ e marrëdhënieve të opozitës së atëhershme me Amerikën,
në dukje vetëm me ambasadorët e saj, shënoivetëm konflikte dhe moskuptime, ku
binte në sy protagonizmi i politikanit më të diskutuar e më të diskutueshëm të
tranzicionit, Sali Berisha.)
Edhe
sot, shteti shqiptar është ulur në gjunjë përpara Amerikës e Perëndimit dhe veç
tund kokën e bën “Amen!”Ja ky patetizëm shekullor, kjo endje nga njëri skaj në
tjetrin, ky servilizëm iturpshëm, kjo shtirje e ulët, kjo bindje me sytë
mbyllur e kjo sjellje prej argati, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Nuk paska
rëndësi flasim apo jo me njëri-tjetrin, këtu e në Kosovë, nuk paska rëndësi
nëse na duhet mes vedi ndonjë marrëveshje, nuk paska rëndësi nëse kemi ndonjë
platformë për ta bashkuar vendin e për tëvënë mbi baza luajaliteti marrëdhëniet
me këdo…E‘rëndësishme’është vetëm të mos mërzitet Amerika, e ‘rëndësishme’është
vetëm të mos mërzitet BE-ja.Pra, hajde t’i biem në gjunjë e t’i bëjmë lepe-peqe
Amerikës! Hajde t’i biem në gjunjë e t’i bëjmë lepe-peqe BE-së! Se ç’bëhet në
vend, se si autoritarizmi dhe abuzimi janë kthyer në program, se si ndëshkimet
orientohen politikisht e sipas tarafeve, se si shkon tatëpjetë shteti, të dyja
shtetet, këtë e gëlltisin njerëzit…
Vetëm
një naiv ose një keqdashës nuk e kupton se sa rëndësi kanë marrëdhëniet me
Amerikën e Perëndimin në tërësi. Por duhet tëjesh njëmijë herë naiv të mendosh
se ata janë kthyer nga ne dhe nuk mendojnë gjë tjetër e nuk kanë interes
tjetër… veç tëna shpëtojnë ne, të na nxjerrin në dritë ne, të na bëjnëne…
vendin më tëlumtur të Ballkanit. O, ç’mjerim! Në një nga qeveritë e shkuara
socialiste, një nga ish-Ministrat e Jashtëm mori dikur rrugën gjer në Brazil e
Argjentinë; as ai vetë s’e dinte ç’kërkonte gjer atje. Kjo kakofoni, kjo
dritëshkurtësina ka mbërthyer edhe sot e gjithë ditën. Shikoni, unë bëj çfarë
të dua, shkatërroj e ndërtoj si të dua, bredh si të dua, ndëshkoj si të dua;
dhe ju vë poshtë, sepse kam me vete Amerikën… Në fakt, askush nuk e ka me vete
atë. Ajo, në parim, mbështet demokracinë;por në realitet, mbron interesat e saj
në rajon. Është e pamundur që duke qenë i vogël të diktosh apo të
mbijetosh i vetmuar. Gjithsesi -se lamë
nam jetë e mot -më e pakta, në programet e qeverive dhe të forcave politike,
fjala ‘dinjitet’ duhet shkruar me shkronja të mëdha e duhet cilësuar kuotë.