Kerko: a
Valon Jashari: Neootomanizmi, rrezik i madh për kombin Shqiptar!
E marte, 28.07.2020, 09:05 PM
Neootomanizmi, rrezik i madh për kombin Shqiptar!
Nga
Valon Jashari
Zgjerimi
i mentalitetit të neootomanizmit turk mbi trojet shqiptare është rreziku
imediat për popullatën shqiptare dhe të ardhmen e saj, që qeveritë shqiptare
ajo e Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesërisht klasa politike e shqiptare në
Maqedoninë e Veriut dhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet marrë si një
çështje shumë urgjente. Qeveria turke me platformën e saj Neootomane tani më
është më aktive se kurrë në trojet shqiptare duke vepruar rreth mundësisë së
rikthimit të sferave të saj që dikur i kishte të okupuar me shekuj gjë që edhe
kishte bërë krime më të rënda ndaj këtyre popujve të Ballkanit e veçanërisht
asaj shqiptare. Interesat e qeverisë neootomane turke në Ballkan korrespondoj
jo rastësisht sa herë që edhe popujt sllav janë aktiv me idetë e tyre të
kolonializmit. Ky bashkëdyzim i platformave neootomane e neopansllaviste
gjithsesi gjatë historisë sidomos pas Kongresit të Berlinit e deri më sot kanë
bashkëvepruar dhe koordinuar veprimet e tyre vetëm ndaj një popullate dhe një
kundërshtari konkretisht ndaj popullatës shqiptare autoktone. Për ti arritur
këto qëllime kolonialiste kanë bërë gjatë historisë me dhjetëra marrëveshje e
konferenca si të fshehta ashtu edhe të hapura që vetëm popullata shqiptare në
Ballkan ka pësuar. Në këtë rrafsh të fushëveprimit turko-sllav gjithsesi
metodat janë mbi ato makiaveliste që i kanë praktikuar dhe janë duke
praktikuar.
Serbia
me fushatën e saj të drejtuar në dy drejtime atë karshi bashkësisë
ndërkombëtare duke paraqitur Kosovën si krahinë e kishave të saj Ortodokse, dhe
në anë tjetër dukë financuar direkt imam dhe media të caktuara që të promovoj
një islam politik edhe atë mundësisht sa më radikal që është e munduar
afërsisht ashtu siç e parashihte edhe projekti i Dobrica Qosiqit. Në këtë
mënyrë popullata shqiptare në brendësin e saj do të zbehte nacionalizmin e saj
dhe në arenën ndërkombëtare, Serbia do të fitonte luftën diplomatike dhe
mundësia i hapej për një përkrahje karshi politikës serbe, pasi që ajo
shqiptare do të vuaj nga koncepti islamit-obskurantist gjë që do të binte ndesh
edhe me parimet e civilizimit perëndimor evropian. Turqia në fushëveprimin e
saj të koordinuar me Serbin do të përqendrohej më shumë në sferën kulturore
sidomos tek religjioni, atë përmes organizatave të ndryshme duke derdhur mjete
financiare të mëdha si në ndërtim dhe restaurimin e xhamive etj... religjioze
dhe tani që ia ka arritur të marrë Bashkësinë Islame si në Kosovë, Shqipëri e
Maqedoninë Veriore, Preshevë, e Mal të Zi nën kontrollin e plot të saj.
Turqia
gjithsesi duke ndjekur agjendën e saj neootomane kundra popullatës shqiptare në
Ballkan po synon që edhe ndaj disa shteteve evropian të cilat janë shprehur
hapur kundra Erdoganit të krijoj një rivalitet të sferave të ndikimit sidomos
në fushën kulturore atë duke zgjeruar me islamin politik dhe atë ekonomike me
tendenca të parimeve islamiste.
Për
të parë rrezikun turko-sllav se sa është evident sot ndaj popullatës
shqiptare, më së miri e dëshmojnë vetë
qëndrimet e imamëve të Bashkësive Islame sidomos asaj të Kosovës Maqedonisë dhe
Preshevës. Nëse vetëm pak do të kthehemi në retrospektivë në proceset sa të
rëndësishme dhe të rrezikshme popullata
shqiptare ka kaluar pas Kongresit të Berlinit deri më sot si pasoj ndër të
tjera pikërisht edhe e këtij mentaliteti obskurantist të imponuar ndër shekuj,
mjafton të hapni librat dhe dokumente historike. Nëse donit ta jetonit dhe ta
ndjenit e kuptonit rrezikun e kohës së Kongresit të Berlinit për çështjen
shqiptare mjafton të mendoni me mendjen dhe bindjet e këtyre Bashkësive Islame
dhe disa pseudo akademikëve si Milazim Krasniqi etj... të cilët janë
interpretues dhe zbatues të verbër të dogmave obskurantiste mesjetare dhe vetëm
atëherë do të kuptoni se në çfarë pozicioni të vështirë ka qene çështja
shqiptare me këto bindje obskurantiste.
Dhe
pikërisht projekti i xhamisë në Prishtinë është një projekt neootomanist dhe ka një mesazh direkt të imponimit të
mentalitetit mesjetar të Erdoganit duke rivalizuar me perspektiven perëndimore
shqiptare. Jo rastësisht edhe vendi dhe projekti i xhamisë është zgjedh vetëm
pak metra dhe në të njëjtën paralele horizontale me Katedralen Katolike Nënë
Tereza. A thua rastësisht në këtë kohë
koinçidon që Vuçiqi ditë e natë me tërë potencialin diplomacisë së shtetit serb
po lobon gjithandej nëpër botë sidomos Evropë me vlerat kinse krishtere serbe
edhe atë duke dhuruar libra me tematik mbi të kaluar kishtare të Kosovës. Dhe
pikërisht në këtë kohë agjenda neootomane po fillon të ndërtoj një xhami me
përmasa të mëdha në Prishtinë e që në fakt po i ngjan jo një tempulli ku do të
luteshin besimtarët por një tempulli si simbol urrejtje e imponimi dhe
rikujtimi mbi të kaluarën e vuajtur të popullit shqiptar nga okupimi otoman
sidomos me arkitekturën e saj otomane.
Valon
Jashari - Ma.sc. Historisë, ish-Kryetar
i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si
dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.