Kerko: a
Halil Gashi: Iku nga jeta memorja e gjallë e historisë Pejane Ramiz Salih Brada
E diele, 26.07.2020, 11:00 AM
Iku nga jeta memorja e gjallë e historisë Pejane Ramiz Salih Brada, 96 vjeçari i njohur si Baca Ramë
Memorja
historike e afro nje shekulli të jetës dhe ngjarjeve në qytetin e Haxhi Zekës
Shkruan:
Halil Gashi
Më ikjën e bacës
Ramë sot Peja më dukët shumë më e varfër
për një pjesë të gjallë të historisë , për
një përsonalitet të rrallë siq ishte Ramiz Sali Brada – Baca Ramë , unë po ndihna më
bosh për një nje njeri që ishte histori e gjallë, Memorje e një shekulli ngjarjeve të përjetuara dhe të
ruajtura thellë në mëndjën dhe shpirtin e tijë i cili deri në ditët e fundit të
jetës pati një kujtesë brilante , ruajti në mëndje dhe shpirtë aq shumë
ngjarje ndodhi të cilat nuk i shfrytzuam
sa duhet nga ai dhe ti hudhim në letër apo shirit që të mos na hik nje pjesë e
gjallë e historisë se ketij qyteti të lashtë i cili gjatë historisë lirinë e sotit e pagoi shtrenjtë më gjakun e bijve dhe më të mirë që pati.
Pata fatin që
shumë hera të bisedoi më te , kamë bërë disa shkrime dhe reportazha që i kam
botua në media të shkruara dhe ato elektronie, kam të ruajtur edhe zërin e tijë
autentik duke më shpalosur copza
historie të jetës dhe kujtimeve të tijë.
Sot ndihëm vertet krenar që pata ketë mundësi, por frigohëm se nuk bëra tërë
atë qe duhej ta beja për të ruajtur për lexuesit gjithë atë thesar të memorjes
historike të Bacës Ramë
Në kte shkrim që
sot po e bejë kur po e percjellim ne
amëshim për ta kujtuar do ju sjelli
evokime kujtimesh nga shkrimet nga
bisedat që ë kisha bërë më te ........
..................Kur
kanë hyr ketu në Pejë brigadat „
Partizane“kinse si çlirimtare me 17
nëntor 1944 kanë berë masakra të pa para ,
një numër të rinjve i kanë mobilizuar kinse si ushtar e me ta isha edhe unë dhe na kanë mbajt dy muaj ne ndertesen e gjimnazit , kurse burrat më në za
që i ka pas Peja , i kanë vjedhë natën , i kanë arrestua edhe ditën për diell , dhe pa gjyq i kanë qu dhe i kanë
pushkatu natën në vneshtije pas kodrës
se „ Tabjeve“ ne vneshtije sipër
Gjimnazit dhe ne prroin per Livoshë
fshat serb siper spitalit te mushkrive.
Askush sot e kësaj dite nuk e di numrin e sakët te pushkatuarve, askush sot e
kësaj dite nuk ka gjurmuar keto varre
masive , mos harroni se ata eshtra atje akuzojne randë thonte Baca Ramë para
gashtë viteve që pata më te . Ai ishte deshmitari gjallë i tërë asaj katrahure
, por askush nuk deshi te merrej seriozisht më keto ngjarje , Baca Ramë ketë e
kishte të ngulitur thellë në mëndjën e
tijë , bile ua dinte dhe emrat e
shumicës nga ta .........
...........Ramiz
Brada- Baca Ramë , ky 96 vjeqar Pejanë ishte
deshmitari i fundit i gjallë i Brigadës plotësuese te nisur nga Peja në janar të vitit vitin 1945 për në Tivar, qe
pau më sytë e vetë glogoten e Tivarit, Ai , me rekrutet tjerë te mobilizuar dhunshem nga autoritetet
ushtarake Jugosllave më mbi 50
veta te tjerë vetëm nga Peja
arrijtën në Tivar vetëm një ditë pas
masakres, ku sypozohet se u vranë në
mënyrën më barbare afro tre mijë shqiptar. Ai, edhe pas më shumë se 70 vitësh e kujton
atë se çfarë pau të nesermën e
masakrës.........Në ajr ndihej era gjakut kujton Baca Ramë, kurse në tokë në
atë rrugë si lendinë ishin plloja gjaku , opinga të shperndara , plisa te larë
në gjak, herrka ( si setra zhguni me kapulaqë) te ulura në gjak, shoka ,
tirqi , mintona qe të gjitha në gjak.
Ishte nje arenë ku kishte ndodhë një
tmerr një masakër e tmerrshme, por
kufoma nuk kemi parë, kurse nga bregu kemi parë edhe plisa në detë. Pëshperitej se aty ishin vrarë mbi
tre mijë shqiptar kujtonte ato Baca
Ramë në një rrefim të tijë për masakren e Tivarit e cila sot e kësaj dite ka
mbetur e pa ndriquar sa duhet .........Por Baca ramë më fanatizëm e kishte
ruajt në mëndjën e tijë ketë ngjrje të rëndë
dhe thonte ooo sa hërë na kanë vrarë ëe masakruar ne shqiptarve për të
cilat nuk dijnë as gjë opinioni i gjerë , kam frikë se edhe kjomasakër si tao
të më parshmet do të harrohet nga memorja e jonë histroike......
...........Duke
kujtuar ditet e para te pas luftes se Dytë Botërore Baca ramë thoshtë se „Përiudha e pas luftës
se dytë botërore ne Pejë ishte katrahurë..Lagjëja e Kapeshnicës dhe kjo e jona
e Kragaqit, për shakak se ne te jetonin shumë atëdhetar qe nuk e duanin „partinë dhe partzanet“, për
ketë, keto lagje nuk ishin në sy te mirë
të atyre me uniforma, posaqerisht për serebet e fshatrave për rreth Pejës ku
prinin ata nga fshati Livoshë siper Pejës te cilet nje mbramje te uniformuar
kishin hyrë në lagjën e Kapeshnicës por atyre ju kishin kundervuar
kapeshnicanat trima si Ramë Kastrati, Osman Baloku, Selim Ademi me shokë dhe ne
„ Qorr sokak“ u kishin nxënë priten ku ju kishin dhenë leksion te trimerisë dhe
i kishin perzenë keta „ Qetnikë më
uniforma partizane“kujtonte ato ngjarje
te para afro 70 viteve Ramë Brada me nje memorje te shkelqyer .Ai, më nostalgji
kujton lagjen dhe njerzit trima e bujar
të Kapeshnicës . Ai me shumë nostalgji të kohrave te shkuara thotë
se edhe vdekjet kishin atëherë një „
shyhret „ më të madh në kapeshnicë, funeralet e Kapeshnicës ishin më të veqanta
, ato përcilleshin masovikisht , kishte rrespekt te veqantë për ti përcjellë
ata në shtepitë e përmotshme dhe nuk thuhej kotë atëherë në Pejë „ Jeto ku te
duash , por nese do te kesh nje funeral
si i ka hije, atëherë vdis në Kapeshnicë „thoshte me mallengjim . Për ketë po ndiej sot dhëmbje pasi që Bacën Ramë po e
përcjellin ë shtepinë e përjetshme në kushte Pandemie të Covid 19 e joashtu
sikur ne dhe Ai do te deshironim> Baca Ramë ka merituar një përcjellje me „ shyhret „ siq e bëntë lagja e
Kapeshnicës më parë...
Baca Ramë dinte te
fliste më dashuri për të tjerët , por për vehti nuk donte te fliste shumë , por
më një rast mu patë rrfy disi padshje edhe per
copza jete të tijë...
......Rruga e ime
jetësore nuk ishte e lehtë kujtonte Baca Ramë ,Pas luftës se dytë botërore
fillova të grahë nje karvan kafshesh per
te bartë dru nga pyelli, më pas fillova te punoi si „ Pajtonxhi“ kur nuk kishte
makina e Taxi , atë punë e kryenim ne Pajtonxhitë dhe ketë punë e ushtrova 27
vite. Më pas edhe për shumë vite punova si „ arabaxhi“ –kerragji, ku
bartnja thengjill, dru dhe shumë çka tjetër në qytet për nevojat e
qytetarve të Pejës . Këto dy punë që i ushtrova gjatë më ndihmuan të njoh shumë
bashkëqytear të mijë ,për të cilët jam ndie dhe ndihem shumë krenar, por me vie
keq pse shumë nga ta nuk janë më në këtë botë thotë samarxhiu Pejan Ramë Brada .
Para diq me shumë
se 20 viteve ju ktheva serish zejës se Samarxhiut, thoshte Ramë Brada duke
shtuar se askush nga bijt e tijë nuk
deshi ta ushtroi ketë zeje , por ai edhe sot po i qendron besnik zejes se
Samarxhiut. Ai, më shmë dashur dhe dhembje
kujtonte edhe luften e fundit në
Kosovë të cilën në moshë të shtyer e përjetoi
shumë rëndë. „
....... Na vuan
përpara disa militar e para militar te perberë nga derqi e i biri dhe na
daktisen si tishim kafshë në kope „ thoshte
i inatosur Ramë Brada dhe shtonte se luftë më të flliqur se ajo nuk ka patur askund ne botë , ku janë
vra gratë e femijtë, pleqt e plakat , janë masakru ata vetem pse ishin shqiptar, por falë zotit
,bijve dhe bijave tona në UCK dhe
NATO-së, gjakëpirsit u zhbinë nga këtu.
..........Zullume
të mëdha ka berë regjimi komunist në
ketë qytet tonin thotë baca Ramë i cili
më shumë deshirë dhe dashamirësi i benë keto rrefime Ai, kujton vrasjet
barbare që ju kanë burrave më të mirë te ketij qyteti , nga brigdat partizane
të udhëhequar nga militant e çetnik të
gjitha ngjyrnave , kanë vrarë dhe arrestuar me pas i kanë pushkatuar pa gjygj
njerzit me më ndikim në Pejë , jo pse ata kishin bere ndonjë krim , por pse
ishin pasanik, zejatr te nderuar dhe te respektuar , njerz te zotet ne te cilet
populli kishte besim dhe degjonte fjalën e tyre
kujton Baca Ramë .
......... Mirëpo ,
ata më të shkathtët dhe më trimat , kurr nuk ju dorzuan pushtetit komunist ,
pesë nga ta më trimat për afro pesë vite qëndruan si kaçak
ne malet e bjeshkëve të nëmura .Metë Komarica , Ali Macula, Bajram
Koqini, Sylë Loci dhe Selim Cana secili
më trim se tjetri . Në kujtesën e tijë ishin të skalitura keto figura patriotësh dhe kujtimin për ta
baca Ramë e ruante me fanatizëm duke i pershkruar tiparet e tyre, atij i tretej dikund largë shikimin drejtë bjeshkëve
të nemuar thua se po i shef atje ku për pesë vite Ai dhe Shabush Luci i mbajtëm më bukë, mill , duhan ushqime dhe.
„Metë Komarica ishte një trim me fletë , më pehlivan zoti nuk kishte fale se
ai,Ali Macula ishte skyfter trim i pa shoq që nuk mund të ia tremte syrin një
batalion.Nuk ngelnil pas tyre as Sylë
Loci e as Bajram Koqina . Kurse Selim Cana ishte dora e djathtë e tyre“
kujtonte më mallengjim atë kohë baca Ramë.
.....Ai, më
ëndje dhe nostallgji fliste për te kaluaren e ketij qyteti. Sikur te
kishte parandie vdekjen , pra disa
ditësh më tha „Jetë është kjo dhe nuk
kam deshirë ti marr me vehte shumë çka qe kam parë dhe kam përjetuar për keto
96 vite , do te deshiroja qe dikush te mësoi
se si është duke ky qytet para 80-90 viteve , si është jetuar e në te dhe si ia kemi dalë të mbijetojmë nga e
gjitha ajo qe kemi përjetuar“.
Aie donte në
mënyrë të veqantë Pejën e tijë të dikrshme , Pejën e rinisë se tijë .
... Ke shkruar
shumë çka qe kemi bisedua por ja që dua
te te tregoi për mullinjët qe dikur kishte
ky qytet , kënd do ta pyesish nuk din te thotë se sa iashin ata para
60-70 e më shumë viteve më thotë baca
Ramë, deri sa gdhente nje dru për samarin qe e kishte filluar ta mbaroi. Ai, më
pas piprron syet sikur deshiron te sjelli para vehtes pamjen e secilit mulli qe
mbante mend dhe atë : Mullini i Demjave
mbi Patrikanen e Pejës , Mulliri i Bekë Fazlisë, Mullini i Bobit, Mullini i
Ramiz Agës , M. Qartur, M.Xhamisë kuq,, M. Sheremetit, M. Bukureshtit , M.
Matosheve , M. Zejnullahë Agë Berlajollit, Mulliri i Bakraqve Mulliri i……. dhe i rreshton te 28 Mullinjet
më emër e mbiemer , duke përfunduar me Mullirin e Haxhi Zekës . Baca Ramë nuk kishte ndonje defter të
shkruar me keta emra, por i kishte të
regjistruar thellë në memorjën e tijë .“Nnuk i harroi kurrë der sa mëndja më
punon , e kam njohtë përsonalisht secilin mullinxhi te ketyre mullinjve“ ,
kujtonte Ai me një nostalgji për kohën e shkuar.
Thenja se
gjithkush ka hallin e tijë e Samargjiu të samarit nuk del gjithmon të jëtë
ashtu ,duke parë situatën jo të mirë në Kosovë për herëtë parë Bacën Ramë e pash pakë të nxehur ......
…….“Çka po ju thotë mëndja atyre atje naltë qe ne ua qitem kokrrat “ me thoshte baca Ramë ,deri sa po rrinte ara dyqanit te tije te improvizuar afer shtepisë se tijë. Unë I kam mbush 96 vite dhe ndoshta nuk ia qelloi fjales , por nga pervoja e ime per keto vite qe kam ju them se “Shpija nuk mbahet me inate “ . Andaj , po me habitin keta djem tanë për te cilet bemë lum e shyqyr pasi qe u shliruam nga pushtuesit , kurse ata tani po sillen si pashallarë , jo une dua kështu e tjetri jo unë dua ashtu. “ I kanë kap inatet me shume ne mes vehte sesa per para me ata qe na sundonin,po sillen si pashallarë sikur te ishin ne livadh te babes “ thoshte ngapak I inatosur ky bashkëvendas i imi i cili për më shumë se nënte dekada jetë la pas shpine shumë qeveri e shumë kryetar.
Ishte ndoshta kjo biseda emë e gjatë se fundit me kte personalitet I cili në secilen rrudhë të ballit kishte të saklitur nga nje decadë ngjrjesh të historisë tonë të dhimbshme .
Prehu I qetë në
tokën e Kosovës të cilën për me shumë se
nëntë dekada nuk e lëshove kurrë e të cilën e deshte aq shumë … Më
rrefimet tua më ke bërë përherë krenar , jam më fat që të njoha për se afërmi
Baca Ramë …..