Kerko: a
Florim Zeqa: Dy aktakuza apo dy skenarë për destabilizim!?
E shtune, 27.06.2020, 10:00 AM
Dy aktakuza apo dy skenar për destabilizim!?
Shkruan:
Florim Zeqa
As
që e kish ndërmend të mirrem me çështjen e aktakuzës ndaj dy figurave politike
të vendit tonë, por duke e parë çasjen e gabuar të një pjese të opinionit
publik, e ndjejë të nevoshme t'i themë disa fjalë.
Aktakuzat, skenarë dhe
lojë politike e Serbisë
Siq
dihet ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale përmes Deklaratës së
dhënë për shtyp njoftoi opinionin, se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi
dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli janë ngritur aktakuzat e para nga kjo
gjykatë.
Kjo
deklaratë ka hapur një momentum të ri politik në Kosovë, ka shkaktuar reagime
të shumta si dhe ka krijuar një atmosferë të pakëndshme politike në Kosovë,
trojet etnike dhe diasporë.
Publikimi
i aktakuzës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri
Veselin, vetëm tri ditë para fillimit të bisedimeve në Washington janë një
skenarë me prapavijë politike.
Ka
të atillë që mendojnë se deklarata e Gjykatës Speciale ka për qëllim
parandalimin e ndryshimit të kufijve në Ballkan, por ka edhe të tjerë që
mendojnë që kjo është një lojë tjetër për të matur impulsin e qytetarëve në
këtë udhëkryq historik për Kosovën.
Nuk
ka dyshim se vendimi i deklaratës së Gjykatës Speciale për ngritjen e aktakuzës
ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli është tema më e
nxehtë e këtyre ditëve, e tillë do të jetë edhe për një kohë të gjatë, shkaku i
provokimit të ndjenjave të qytetarëve.
Këto
dy aktakuza të Gjykatës Speciale, tek qytetarët e vendit tonë, përveçse ndjenja
të përziera, ka shkaktuar edhe reagime të shumta pro dhe kundër, shpresa dhe
iluzione deri në ekzaltim!
Me
vetë faktin e ndarjes së popullatës në dysh rreth këtyre dy aktakuzave,
projektuesit e Gjykatës Speciale (serbët) vetëm sa kanë filluar t'i shijojnë
rezultatet e para.
Efektet
politike të Speciales po ashtu do të jenë me pasoja afatgjata për të ardhmen e
vendit...
Kjo
nuk është e tëra, milionat e disa prej politikanëve të pas luftës, të përfolur
si të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e
shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve
ndërkombëtar.
Cilët janë iluzionistët
e speciales!?
Iluzionistët
më të mëdhenjë padyshim janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të
përfundojë shpejt punën e saj dhe se do ta pastrojë skenën politike kosovare me
gjykimin e "peshqve të mëdhenj", premtim ky i parealizuar i EULEX-it!
Iluzionist
të mëdhenjë dhe të papërmirësueshëm janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do
të merret me vrasjet politike të luftës dhe pas luftës në Kosovë, gjegjësisht
zbulimin, arrestimin dhe dënimin e autorëve të qindra vrasjeve politike.
Më
shumë se iluzionist janë ata që mendojnë që Gjykata Speciale do ta ç'kap
shtetin nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Gjykata
Speciale e themeluar me kërkesën e Serbisë nuk e ka synim ç'kapjen e shtetit
dhe as ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran,
por synon të nivelojë krimet e supozuara
individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb
në njërën anë, ndërsa në tjetrën të bllokojë Kosovën në ecjen e saj drejt
integrimeve evropiane!
Gjykata Speciale i
produkt i dështimit të politikës kosovare
Asnjë
institucion kompetent në Kosovë, nga përfundimi i luftës e deri në ditët e
sotme nuk ka ngritur padi për krimet e shtetit serb! Ku ishte Akademia e
Shkencave, ku ishin partitë politike, ku ishte shoqëria civile!?!?!?
Të
vetmit që ngritën zërin, ishin dhe janë familjarët e viktimave, familjarët e të
zhdukurëve, por që askush nuk dëshiron (nga institucionet vendore e
ndërkombëtare) të dëgjojë zërin e tyre.
Akuzat
individuale të shqiptarëve prodhuan vetëm dënimin simbolik të një grushti të
vogël kriminelësh serb nëpër gjykatatat serbe dhe vetëm kaq!
Në
anën tjetër, padia institucionale e shtetit serb ndaj "krimeve" të
supozuara individuale e prodhojë këtë gjykatë të njëanshme, të ashtuquajtur
Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të supozuara të UÇK-së"!
Për
më tepër se kaq, Gjykata Speciale erdhi edhe si produkt i dështimit të
politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi në ngritjen e aktakuzave të
koordinuara kundër shtetit serb për vrasjet gjenocidiale dhe spastrimin etnik
të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
Droja
është, që përmes kësaj gjykate, përveq lëndimit të imazhit të luftës
çlirimtare, Serbia do të tentojë t'i ngrisë shqiptarët kundër njëri-tjetrit!
Serbia
përmes sindromit përqarës mëton ta luajë edhe një herë shfaqjen
"teatrale" në koloseumin e quajtur Kosovë, ku dikush do ta merrë
rolin e "tradhtarit" e tjetri të "patriotit", për të nxehur
gjakrat e shqiptarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ku sëcili do
të luftonte kundër sëcilit!
Të bashkuar, e jo të
ndarë rreth pasojave të speciales
Përderisa
t'na sillet si gogol Gjykata Speciale dhe Dialogu me Serbinë, nocionet Liri dhe
Pavarësi për qytetarët e Kosovës do të mbetën, përveçse nocione ngushëlluese edhe mashtruese
njëkohësisht,...derisa të mos përmbyllet dialogu me Serbinë, Kosova do të
mbetet shtet në inkubator pa përspektivë të qartë zhvillimore, gjegjësisht pa
ivestime kapitale nga mërgata dhe investitor të jashtëm perëndimorë.
Qytetarët
e vendit në vend që të harxhojnë energji dhe duke u ndarë njëri me tjetrin
rreth efekteve të speciales, se kush do të bëhet nesër kryeministër apo
president, është mirë që t'i parashtrojnë pyetjen vetes, si do të duket Kosova
në fund të këtij tribunali, kush do të jenë të dënuarit dhe kush përfituesit,
përderisa viktimat e luftës (pasluftës) na janë të njohura të gjithëve.
Shtrohet
pyetja, pse ky tribunal "special" nuk u formua për dënimin e
shkaktarëve të pesë luftërave shkatërrimtare në ballkan (Serbisë),...por për
gjykimin e një lufte të pastër çlirimtare, për mbrojtësit e pragut të shtëpisë,
për mbrojtësit e nderit dhe dinjitetit kombëtar!?
Përballja
e figurave të larta politike me Gjykatën Speciale, më shumë sesa skenës
politike, duhet t'i shërbejë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të
Kosovës. Mbrojtja e luftës së pastër çlirimtare është interes më madhorë sesa
çdo interes personal apo grupor.
Pa
asnjë mëdyshje, luftëtarët e vërtetë dhe të përgjegjshëm, sikurse në luftë në
përballje me armikun shekullor, edhe në përballje me Gjykatën e njëanshme
ndërkombëtare do dinë të mbrojnë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe
integritetin personal të tyre.
Se
a janë dy aktakuzat e para nga specialja reale apo janë skenar për
destabilizim, mbetët të shihet në ditët dhe javët në vazhdim!?
Por
vet fakti i bërjes publike i këtyre dy aktakuzave vetëm tri ditë para fillimit
të bisedimeve në Washington janë një skenarë i pastër me prapavijë politike, që
e vërtetojnë konstatimin tim të mëhershëm se Serbia nuk është e interesuar për
zgjidhje, por vetëm me prolongim të problemit të Kosovës.
Përderisa
politikanët tanë, çdo rrethanë, qoftë ajo natyrore, pandemike apo politike
përpiqen ta shfrytëzojnë për qëllime pushtetore duke u ngritur gjithnjë kundër
njëri-tjetrit, politika serbe po avancon në skenën ndërkombëtare, duke lobuar
kundër shtetit të Kosovës.