Kerko: a
Vladimir Shyti: Qeveria Rama e nisi punën me ngritjen e taksave dhe jo me rritjen e pagave
E enjte, 25.06.2020, 12:27 PM
Qeveria Rama e nisi punën me ngritjen e taksave dhe jo me rritjen e pagave
Nga
Vladimir Shyti
Ndjesia
e të qënit vetëm në pushtet e shndërroi zotin Rama në një ekstazë të
lumtur, fluturimi tij e rrëmbeu aq lartë në qiej, saqë e mbante veten për Perëndi
dhe krenohej për bëmat e tij.Por, harroj se kush e votoi saqë dhe natyrën e
vendit e cilësoj si shërbetoren e vet, se dhe njerzit duhet t'i përuleshin, pasi
çdo nder e kishin vetëm në saj të tij.
Dihet
nga e gjithë bota, që një vend të varfër e sundon më lehtë.Këtë gjë bëri dhe
qeveria tij, sundoi me ngritjen e taksave, me papunësinë, në drejtësi e në
arsimim, në kulturë e art e tjera e tjera, duke u munduar të bëj shtet.Por, mendoj
vallë për mirëqenien e popullit të vet?Jepi qenit të ushqehet mirë dhe do t'a
kesh pas vetes në çdo situatë që të ndodhesh.Përkundazi, ai nuk ballancoi
problemet, që trashëgoi nga qeveritë e mëparshme dhe më keq e mjeroi pjesën më
të madhe të popullsisë, të cilët do t'i kishte në krah e pushtetin do t'a kishte
të sigurtë vitin tjetër.Nuk është qëllimi sepse nuk lëviz drejt, si shigjeta, apo
drejt një qëllimi të caktuar:harku duhej tendosur drejt atij objektivi që të
përfitonin të dy palët, pra popull e partishtet.
Tashmë
mospërputhja ndërmjet asaj që është fakt me atë që dëshiron e bën Ramën të vuaj
nga një trysni të vazhdueshme, sepse nuk e drejtoi harkun aty ku duhej të
godiste.Nuk mendoj se nuk ka punuar, qeveria e tij ka avancuar më lartë se
qeveritë e shkuara dhe për këtë duhet përgëzuar. Opozita nuk po jep shenja të
qarta gadishmërie për marrjen e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo për
partinështet është një favor, por barikada e quajtur Mjerim do të lëkundë
tempullin që ka ngritur qeveria Rama.
Gjithë
cilësitë e tij bien poshtë para varfërisë e do të thosha pangjyrë si pëlhurë e
zbrazët, si velë që fryhet e ngjitet lartë kur është e mbushur me shtërngatën e
ritmit dhe humbet frymëmarrjen e entuziasmit për një shtet solid, të cilën
kërkon të ndërtoi kjo qeveri.Në patalogjinë e këtij shteti ka një shëmbje, një
vijë ndarse të qartë midis shtresës të mjerueshme dhe të fortëve që grabitën
dhe po grabisin ende këtë vend të begatë;pra një luftë të egër ndërmjet
shpirtave të shëndoshë dhe shpirtave të sëmurë, që i'a bën të cënueshme
patalogjinë qeverisë Rama.